Connect with us

Lajme nga vendi

Greva e doganierëve grekë, vendkalimet kufitare me Maqedoninë e Veriut mbyllen për 48 orë

Published

on

Komunikacioni në vendkalimet kufitare nga Greqia drejt vendeve fqinje, mes të cilave edhe Maqedonia e Veriut, sot dhe nesër do të jetë në ndërprerje për shkak të grevës 48-orëshe të nëpunësve doganorë grekë. Nga Federata e doganierëve thonë se qytetarët të cilët gjatë dy ditëve të ardhshme kanë planifikuar të udhëtojnë në Greqi, mirë do të ishte ta anulojnë udhëtimin e tyre.

Nga Federata e nëpunësve doganorë të Greqisë kumtuan se doganierët nga Drejtoria e doganave për të ardhura publike, si dhe nga Ministria e Financave do të mbajnë grevë 48-orëshe, ndërsa nga Sindikata e të punësuarve në sektorin publik përmes kumtesës kanë shprehur përkrahje për grevën.
Për shkak të grevës dyditore të doganierëve, pritet tërësisht të jetë në ndërprerje komunikacioni në vendkalimet kufitare nga dhe drejt Greqisë për automjetet transportuese dhe çdo lloj të dërgesave, ndërsa e njëjta do të vlejë edhe për veturat.
Nga Federata e nëpunësve doganorë të Greqisë sqaruan se ekziston protokoll konkret dhe marrëveshje se çka saktë parashikohet në rast të grevës së doganierëve.

Për automjetet transportuese ekzistojnë përjashtime nëse transportohen dërgesa, të cilat për shkak të ndjeshmërisë duhet menjëherë të transportohen, ndërsa për automobilët nëse bëhet fjalë për pacientë, të cilët urgjentisht dërgohen për mjekim.

I lejuar do të jetë vetëm kalimi në këmbë i kufirit, edhe pse nuk përjashtohet mundësia që në rast të krijohen kolona të automobilave, të ketë kalim të përkohshëm, megjithatë pritja do të jetë me orë.

Lajme nga vendi

Dy persona humbën jetën ndërsa tre u lënduan gjatë një aksidenti në rrugën Prilep – Rosoman

Published

on

Sot rreth orës 17:00 është raportuar për një aksident komunikacioni ndërmjet dy automjeteve të udhëtarëve në rrugën A1 Prilep – Rosoman në afërsi të fshatit Radobil. Nga aksidenti pesë persona kanë marrë lëndime, prej të cilëve tre janë dërguar në spitalin në Prilep, ndërsa dy në spital në Kavadar, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e dy personave, informuan sonte nga MPB.

Nga atje njoftuan se prej orës 18:00 komunikacioni zhvillohet në një korsi me lëshim alternativ të veturave.

“Me hollësi në mënyrë adekuate do ta njoftojmë publikun pas përfundimit të mbikëqyrjes”, shtuan nga MPB

Continue Reading

Lajme nga vendi

HAPET EKSPOZITA “TRADITË NË TEJALO” E PIKTORES ARBINA EMINI

Published

on

Mbrëmë në Galerinë e Arteve Pamore në Tetovë është hapur ekspozita personale e parë e piktores Arbina Emini. Ekspozita titullohet ” Traditë në telajo” ndërsa autorja shpehet se pikërisht këtë temë e ka zgjedhur pasi edhe arti bazohet në traditë. Ajo thotë se tradita është përfaqësuesja më e denjë e artit dhe prandaj e ka punuar me shumë dëshirë këtë
ekspizitë.
Deklarata Arbina Emini -Piktore
Me këtë ekspozitë, sipas drejtoreshës së Galerisë së Arteve në Tetovë Arbenita Meta fillon cikli i ekspozita për nderë të festave të nëntorit.
Deklarata -Drejtoreshë
Në hapjen e ekspozitës së piktores së re Arbina Emini ishin të pranishëm dashamirë të artit figurativ, familjarë të piktores si dhe mysafirë të tjerë.
Ndryshe, Arbina Emini është lindur në Tetovë, ka diplomuar në Universitetin e Tetovës në drejtimin Art Figurativ në drejtimin Arsimor.
Është pjesëmarrëse në shumë ekspozita kolektive ku edhe ka marrë vende të para dhe çmime të ndryshme për krijimtarinë e saj.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Rikonstruimi i Qeverisë, VLEN nga 6 në 7 ministri, Mickoski i pakënaqur nga disa ministra

Published

on

Kryeministri Hristijan Mickoski veçmë ka nisur analizat dhe shqyrtimin për rikonstruimin e Qeverisë, pas zgjedhjes së Izet Mexhitit në krye të komunës së Çairit, por edhe për rifreskime të reja të kabinetit qeveritar.

Siç bëhet e ditur nga portali SDK, Bekim Sali do ta zëvendësojë Mexhitin në detyrën e zv/kryeministrit, ndërsa për postin e ministrit të Mjedisit do të emërohet një kuadër tjetër nga VLEN, gjegjësisht nga radhët e Lëvizjes Demokratike (LD). Në kombinim janë shumë emra, por deri tani asgjë nuk është konkretizuar, përcjell INA.

Me ndryshimet e reja në Qeveri, VLEN nga 6 do të ketë 7 resore ministrore, pasi që zëvendëskryeministri i parë do të mbajë edhe postin e një ministri pa resor, që do të shtohet në kuadër të Qeverisë.

VMRO-DPMNE siç thuhet tanimë ka shfaqur pakënaqësi ndaj dy ministrave nga radhët e ZNAM-it, Igor Filkov dhe Goran Minçev, veçanërisht ndaj Filkovit, ministër i Drejtësisë. Sipas portalit Sdk.mk, Mickoski nuk ka shprehur pakënaqësi për resorët e Ekonomisë dhe Financave, që sipas raportit të fundit të Komisionit Evropian kanë përparuar reformën dhe disiplinën financiare, por problem mbetet ministrja e Arsimit, Vesna Janevska.

Sipas këtij portali, nga VMRO-DPMNE ende nuk ka deklarata se nga cilët ministra të “VLEN” është i pakënaqur kryeministri, duke lënë të hapur mundësinë që vetë koalicioni të propozojë ndryshime në radhët e tij. “Menjëherë pas zgjedhjeve do të hapim dyert e partisë për ndryshime të reja dhe njerëz të rinj, dhe në Qeveri do të ketë rikonstruksion dhe përmirësim të kapaciteteve,” kishte theksuar Mickoski më 23 gusht, menjëherë pas shpalljes së zgjedhjeve lokale që tashmë kanë përfunduar. (INA)

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat