Lajme nga vendi
Paradite me vranësira të ndryshueshme, pasdite me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare

Moti paradite do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në pjesët veriperëndimore me kushte për reshje lokale të shkurtra shiu. Gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare, vende-vende e përforcuar nga drejtimi perëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 10, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 17 deri në 26 gradë.
Në Shkup paradite pjesërisht me vranësira, pasdite me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga drejtimi perëndimor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 25 gradë.
Deri në fund të javës do të mbajë mot me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare, përveç të enjtes ku do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme lokale. Temperaturat e ditës do të zbresin me disa gradë deri të enjten, e më pas do të rriten, sidomos gjatë fundjavës.
Lajme nga vendi
Javën a ardhshme do të kryhet dezinsektim në qytetin e Tetovës

Komuna e Tetovës njofton se do të kryhet dezinsektim në territorin e qytetit të Tetovës.
ju njoftojmë se më 13.06.2025, Komuna e Tetovës në bashkëpunim me SH.T.P.SH “PRONTTO”, do të realizoj dezinsektimi nga toka në territorin e qytetit të Tetovës, për zhdukjen e mushkonjave dhe dëmtuesve të tjerë.
Lajme nga vendi
Miratohet aktakuza për rastin “Onkologjia”

Gjykata Penale ka miratuar aktakuzën për keqpërdorimet në Klinikën e Onkologjisë në Shkup, ku përfshihen ish-drejtorët e klinikës, Nino Vasev dhe Nehat Nuhi. Akuza ka edhe kundër tre onkologëve.
Gjykata Penale informon se ankesa e mbrojtjes është refuzuar kurse aktakuza është miratuar, kështu që kjo çështje do t’i caktohet ndonjë gjykatësit përmes sistemit AKMIS për procedura të mëtejshme dhe do të caktohet datë për seancën e parë kryesore.
Vasev akuzohet për dy vepra penale – shpërdorim të detyrës dhe rrezikim të shëndetit të pacientëve kurse akuzohen gjithashtu dy onkologë që u kanë ofruar terapi pacientëve pa bazë mjekësore.
Sipas aktakuzës së dytë, Vasev dhe Nuhi akuzohen për mashtrim, duke shkaktuar dëm prej 35 milionë euro në buxhetin e shtetit.
Lajme nga vendi
Vëllezërit nga Debreshi dënohen me nga 40 vite burg për vrasjen makabre të Resul Kahremanit

Pas më shumë se 10 muaj hetimesh dhe procesi gjyqësor, Gjykata ka shpallur fajtorë tre vëllezërit nga fshati Debresh i Gostivarit për vrasjen brutale të Resul Kahremanit, 35 vjeç. Ata janë dënuar me nga 40 vite burgim secili, që është dënimi maksimal sipas Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut për këtë vepër penale.
Ngjarja ndodhi më 23 korrik 2024, kur sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndaj viktimës u qëllua me armë zjarri nga një veturë tip “Volvo” me targa të Zvicrës, në pronësi të të dyshuarve. Vrasja u raportua në ora 17:15 në SPB Tetovë.
Sipas Policisë, menjëherë pas ngjarjes u arrestua njëri nga autorët, B.B., dhe nga ai u sekuestrua edhe pushka automatike me të cilën dyshohet se është kryer krimi. Hetimet e mëvonshme vërtetuan përfshirjen edhe të vëllait të tij, J.B., si bashkëkryerës.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve