Lajme nga vendi
(VIDEO) Dita Ndërkombëtare e Autizmit, mungon kuadri profesional
2 prilli, Dita Ndërkombëtare e Autizmit është shënuar edhe në Tetovë. Por, si shumë vite edhe këtë vit, kjo ditë ndërkombëtare shkollat e Tetovës I gjen pa kuadër adekuat. Me këtë rast, nga komuna e Tetovës i kanë bërë ftesë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës që të jep pëlqimet për kuadër profesional .Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, është shprehur se disa herë kanë dërguar kërkesë tek dikasteri I arsimit që të angazhojnë kuadër profesional, megjithatë këta thirrje kanë hasur në vehs të shurdhër. Më tej ai është shprehur I gatshëm që edhe pse komuna ka shumë vështirësi për sa I përket financave, megjithatë nëse lejon pushteti qendror, mund të angazhojë kuadër që do të kujdeset për këtë kategori të fëmijëve nëpër shkolla. “Të gjithë jemi të ndryshëm në një formë apo tjetër dhe të gjithë jemi të barabartë me dallime të cilat i kemi. Në ditën botërore të autizmit ne duam të tregojmë që çdo anëtarë i shoqërisë tonë është i rëndësishëm, çdo fëmije ka vlerën e vet dhe ne duam ata t’i vlerësojmë me të gjitha dallimet të cilat i kanë, me të gjitha specifikat i kanë. Bëjmë ftesë që të gjitha institucionet të kyçen më aktiv sa i përket kësaj kategorie të rëndësishme të shoqërisë tonë që edhe këta fëmijë të ndjehen të barabartë që të kenë një mundësi në shoqëri si të gjithë pjesëtarët tjerë të shoqërisë, të jenë pjesë e integruar dhe kur të rriten të mund të kontribuojnë në shoqërinë tonë dhe të mund të japin një kontribut të tyre dhe të ndjehen se bëjnë diçka për këtë shoqëri”, tha Kasami.Kreu i komunës së Tetovës, këto komente I ka bërë gjatë shënimit të 2 prillit Ditës Ndërkombëtare e Autizmit që u shënua në qendër të Tetovës. Ky aktivitet u organizua nga komuna e Tetovës në bashkëpunim me të gjitha shkollat komunale nën moton “Bota nuk do të kishte gjallëri pa ngjyra”.TV KOHA
Lajme nga vendi
Motra denoncon vëllain për falsifikim dokumentesh, tentoi të përvetësojë pronën familjare
Një 39-vjeçare nga rrethina e Tetovës ka raportuar në polici vëllanë e saj dhe anëtarë të tjerë të familjes. Ajo dyshon se përmes nënshkrimeve të falsifikuara, prona familjare është kaluar në emër të tij. Policia po punon për zbardhjen e rastit.
Lajme nga vendi
Dy nxënës të Kolegjit “Yahja Kemal” – Tetovë në finalen e Olimpiadës GENIUS në SHBA! video
Kolegji “Yahja Kemal” në Tetovë ka ndarë një moment krenarie për këtë institucion arsimor dhe jo vetëm.
Dy nxënësit e këtij kolegji Aulon Bajrami dhe Sabri Kurtishi bashkë me mentorin e tyre Sajid Ullah janë kualifikuar në finale e Olimpiadës GENIUS, në mesin e 3.254 projekteve nga e gjithë bota.
Nxënësit , Sabri Kurtishi dhe Aulon Bajrami, me projektin e tyre “HYDRODUO – Sistemi Inteligjent për Shpërndarjen e Lëngjeve”, janë përzgjedhur ndër projektet ndërkombëtare dhe janë kualifikuar për finalen e Olimpiadës GENIUS në SHBA!
Projekti i tyre në ueb-faqen e finalistëve të GENIUS mban ID-në me numër 8021.
Olimpiada GENIUS është një garë ndërkombëtare për projekte të nxënësve të shkollave të mesme, e fokusuar në çështje mjedisore.
Ajo është themeluar dhe organizuar nga organizata Terra Science and Education dhe mbahet në Rochester Institute of Technology në SHBA.
GENIUS Olympiad përfshin projekte në tetë disiplina të ndryshme, të gjitha me theks të veçantë në mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Lajme nga vendi
Përleshje në Burgun e Idrizovës, një i burgosur përfundon në spital
Ministria e Punëve të Brendshme, informoi se më datë 01.04.2026, në ora 13:00, në SPB Shkup, nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Idrizovës është denoncuar se rreth orës 12:40, gjatë shëtitjes së rregullt, të dënuarit E.A. (32) dhe SH.I. (35) nga njëra anë, dhe S.M. (26) nga ana tjetër, kanë shkëmbyer goditje me sende të forta.
Më pas, E.A. me një send të mprehtë i ka shkaktuar lëndime S.M.-së, të cilit i është ofruar ndihmë në repartin e ambulancës, e më pas është transportuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Lajme nga rajoni1 week agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota1 week ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen

