Lajme nga vendi
Ja partitë dhe koalicionet që do të garojnë për zgjedhjet e 8 majit
Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë e Veriut informoi se 17 parti, koalicione dhe nisma qytetare kanë dorëzuar lista për deputetë për të gjashtë njësitë zgjedhore për të garuar në zgjedhjet parlamentare të 8 majit.
Koalicioni i LSDM-së
Koalicioni VMRO-DPMNE
Fronti Evropian-BDI
VLEN – BESA
Lëvizja ZNAM- Për Maqedoninë tonë
Partia politike Rodina
Partia e Punës
GROM
Epoka maqedonase – sovranistët e tretë
E Majta
Partia Demokratët
Partia Maqedonia e Bashkuar
Partia E Djathtë
Lëvizja politike rome Avaya-mjaft më! ka paraqitur listat e kandidatëve për njësinë zgjedhore të tretë, të katërt, të pestë dhe të gjashtë.
Partia politike “Partia juaj” paraqiti listat e kandidatëve për njësinë zgjedhore të Parë, të Dytë, të Tretë dhe të Katërt.
Partia politike Alternativa e Re ka dorëzuar listat e kandidatëve për njësinë zgjedhore të Parë, të Dytë, të Tretë dhe të Katërt
Grupi i Zgjedhësve Gjyla Çeliku, ka konkuruar me listë për deputetë vetëm në njësinë e gjashtë zgjedhore.
Këto zgjedhje parlamentare do të jenë të 11-tat në Maqedoninë shumëpartiake. Gjashtë zona zgjedhore do të nxjerrin nga 20 deputetë për përbërjen e re parlamentare. E në këto zgjedhje nuk do të jenë tre deputetë të zgjedhur nga diaspora, sepse nuk janë regjistruar mjaft votues, qytetarë të Maqedonisë për të votuar në përfaqësitë diplomatike konsullore të Maqedonisë jashtë vendit.(INA)
Lajme nga vendi
Dy persona humbën jetën ndërsa tre u lënduan gjatë një aksidenti në rrugën Prilep – Rosoman
Sot rreth orës 17:00 është raportuar për një aksident komunikacioni ndërmjet dy automjeteve të udhëtarëve në rrugën A1 Prilep – Rosoman në afërsi të fshatit Radobil. Nga aksidenti pesë persona kanë marrë lëndime, prej të cilëve tre janë dërguar në spitalin në Prilep, ndërsa dy në spital në Kavadar, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e dy personave, informuan sonte nga MPB.
Nga atje njoftuan se prej orës 18:00 komunikacioni zhvillohet në një korsi me lëshim alternativ të veturave.
“Me hollësi në mënyrë adekuate do ta njoftojmë publikun pas përfundimit të mbikëqyrjes”, shtuan nga MPB
Lajme nga vendi
HAPET EKSPOZITA “TRADITË NË TEJALO” E PIKTORES ARBINA EMINI
Mbrëmë në Galerinë e Arteve Pamore në Tetovë është hapur ekspozita personale e parë e piktores Arbina Emini. Ekspozita titullohet ” Traditë në telajo” ndërsa autorja shpehet se pikërisht këtë temë e ka zgjedhur pasi edhe arti bazohet në traditë. Ajo thotë se tradita është përfaqësuesja më e denjë e artit dhe prandaj e ka punuar me shumë dëshirë këtë
ekspizitë.
Deklarata Arbina Emini -Piktore
Me këtë ekspozitë, sipas drejtoreshës së Galerisë së Arteve në Tetovë Arbenita Meta fillon cikli i ekspozita për nderë të festave të nëntorit.
Deklarata -Drejtoreshë
Në hapjen e ekspozitës së piktores së re Arbina Emini ishin të pranishëm dashamirë të artit figurativ, familjarë të piktores si dhe mysafirë të tjerë.
Ndryshe, Arbina Emini është lindur në Tetovë, ka diplomuar në Universitetin e Tetovës në drejtimin Art Figurativ në drejtimin Arsimor.
Është pjesëmarrëse në shumë ekspozita kolektive ku edhe ka marrë vende të para dhe çmime të ndryshme për krijimtarinë e saj.
Lajme nga vendi
Rikonstruimi i Qeverisë, VLEN nga 6 në 7 ministri, Mickoski i pakënaqur nga disa ministra
Kryeministri Hristijan Mickoski veçmë ka nisur analizat dhe shqyrtimin për rikonstruimin e Qeverisë, pas zgjedhjes së Izet Mexhitit në krye të komunës së Çairit, por edhe për rifreskime të reja të kabinetit qeveritar.
Siç bëhet e ditur nga portali SDK, Bekim Sali do ta zëvendësojë Mexhitin në detyrën e zv/kryeministrit, ndërsa për postin e ministrit të Mjedisit do të emërohet një kuadër tjetër nga VLEN, gjegjësisht nga radhët e Lëvizjes Demokratike (LD). Në kombinim janë shumë emra, por deri tani asgjë nuk është konkretizuar, përcjell INA.
Me ndryshimet e reja në Qeveri, VLEN nga 6 do të ketë 7 resore ministrore, pasi që zëvendëskryeministri i parë do të mbajë edhe postin e një ministri pa resor, që do të shtohet në kuadër të Qeverisë.
VMRO-DPMNE siç thuhet tanimë ka shfaqur pakënaqësi ndaj dy ministrave nga radhët e ZNAM-it, Igor Filkov dhe Goran Minçev, veçanërisht ndaj Filkovit, ministër i Drejtësisë. Sipas portalit Sdk.mk, Mickoski nuk ka shprehur pakënaqësi për resorët e Ekonomisë dhe Financave, që sipas raportit të fundit të Komisionit Evropian kanë përparuar reformën dhe disiplinën financiare, por problem mbetet ministrja e Arsimit, Vesna Janevska.
Sipas këtij portali, nga VMRO-DPMNE ende nuk ka deklarata se nga cilët ministra të “VLEN” është i pakënaqur kryeministri, duke lënë të hapur mundësinë që vetë koalicioni të propozojë ndryshime në radhët e tij. “Menjëherë pas zgjedhjeve do të hapim dyert e partisë për ndryshime të reja dhe njerëz të rinj, dhe në Qeveri do të ketë rikonstruksion dhe përmirësim të kapaciteteve,” kishte theksuar Mickoski më 23 gusht, menjëherë pas shpalljes së zgjedhjeve lokale që tashmë kanë përfunduar. (INA)
-
Lajme nga rajoni1 month agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga vendi7 days agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga rajoni2 months agoNë Nju York emërtohet rruga “Isa Boletini” në muajin e Pavarësisë

