Lajme nga vendi
Nënshkruhet Kodi për zgjedhje korrekte dhe demokratike parlamentare

Përfaqësues të partive politike dhe koalicionit, sot në Sallën e kristaltë të Shtëpisë ligjvënëse e kanë nënshkruar Kodin për gjedhje korrekte dhe demokratike parlamentare për zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare që do të mbahen më 8 maj.
Kryetari i Komsionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski theksoi se ky akt paraqet shprehje të vullnetit që të ruhet integriteti i procesit demokratik.
“Kodi është konfirmim për zhvillimin demokratik për shoqërinë tonë se të gjithë së bashku obligohemi në parimet e demokracisë. Përmes nënshkrimit të Kodit, nënshkruesit dërgojnë mesazh për zgjedhje korrekte dhe respektim të të gjitha rregullave, ligjeve dhe dispozitave, si dhe respektim të sundimit të drejtësisë dhe shtetit juridik gjatë organizimit të zgjedhjeve”, theksoi kryetari i Komsionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski.
Me nënshkrimin, thotë Dashtevski partitë politike obligohen se do ra respektojnë kodin etik dhe nuk do të përdorin gjuhë të urrejtjes në fushatën parazgjedhore.
Lajme nga vendi
Ndalohet një person në Saraj, kapet duke ndezur zjarr në një deponi

MPB njofton se është arrestuar një person nga rajoni i Shkupit, i cili u gjet duke vënë zjarr pranë autostradës Shkup – Tetovë.
“Sot (30.07.2025) rreth orës 08.00, në SPB Shkup ka marrë një njoftim se në autostradën Shkup – Tetovë, pas pikës pagesore Glumovë, një person po vinte zjarr.
Zyrtarët policorë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë gjetur R.Z. (59) nga fshati Arnaqi, komuna Saraj, duke vënë zjarr në një deponi plehrash dhe bar të thatë pranë një stalle bagëtish”, njoftojnë nga MPB.
Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit, ndërsa personi është ndaluar dhe është dërguar në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen kallëzime përkatëse.
Lajme nga vendi
Nga 4 gushti, pacientët onkologjikë në RMV do të mund të marrin nga farmacitë terapinë me tableta

Nga 4 gushti, pacientët onkologjikë do të mund të marrin terapinë me tableta (“anastrozol” dhe “letrozol”) në farmaci, njoftoi Fondi i Sigurimeve Shëndetësore (FSSH), transmeton Portalb.mk.
“Sot do të publikohet shifrori, i vlefshëm nga 4 gushti, kur pacientët do të mund të marrin terapinë nga një farmaci me recetë. Kjo do të thotë që pacientët së pari duhet të marrin raport nga një onkolog, pastaj të marrin recetë nga mjeku i tyre amë dhe prej andej të marrin ilaçet në farmaci. Tarifa e pjesëmarrjes për këtë shërbim do të jetë rreth 50 denarë”, tha Sasho Klekovski, drejtori i FSSH.
Drejtori i Klinikës së Radioterapisë dhe Onkologjisë, Igor Stojkovski, njoftoi se javën e ardhshme do t’i informojë pacientët onkologjikë se ku dhe kur mund të marrin injeksionin hormonal “Resiligo”.
Klinika e Onkologjisë vazhdimisht përballet me mungesë terapie. Në qershor të këtij viti u raportua për mungesë të kimioterapisë me “Taxol”. Një pacient me kancer në mëlçi u ankua në redaksinë e “Sloboden Peçat” se është jashtëzakonisht i mërzitur që procesi i trajtimit të tij po kompromentohet nga mungesa e kimioterapisë.
Drejtori i Klinikës për Radioterapi dhe Onkologji, Igor Stojkovski, tha se ilaçi pritet të mbërrijë në fillim të korrikut.
“Ka defekt në shpërndarje. Vetë furnizuesi na informoi se “Taxol” pritet në fillim të muajit të ardhshëm. Nuk varet nga ne, por nga fakti që ka një problem me prodhimin e ilaçit”, tha Stojkovski.
Kujtojmë se edhe në fund të janarit, pacientët onkologjikë ngritën alarmin se një pjesë e madhe e barnave që marrin si terapi biologjike për mjekim, mungonin.
Ish-ministri i Shëndetësisë Arben Taravari nga ana tjetër, tha se nuk ishte në dijeni që pacientët onkologjikë nuk kishin terapi.
Lajme nga vendi
Vendoset pllaka përkujtimore për ngjarjet e Bit Pazarit 1992, Mexhiti: Kjo ngjarje nuk guxon të harrohet kurrë

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti ka kujtuar ngjarjet tragjike të Bit Pazarit të vitit 1992, duke i cilësuar ato si një plagë që nuk guxon të harrohet dhe si një mesazh për drejtësi e barazi.
“Sot e shkruam në gur, një ngjarje që nuk guxon të harrohet kurrë,” ka theksuar Mexhiti në statusin e tij, pas vendosjes së pllakës përkujtimore për viktimat e asaj ngjarjeje. Ai shtoi se Bit Pazari i ’92-shit është “mesazh, provë dhe borxh”, si dhe “harta morale e shqiptarëve”.
Duke reflektuar mbi rëndësinë historike dhe morale të ngjarjes, Mexhiti theksoi se përgjigjja më e denjë është ndërtimi i institucioneve të forta dhe një drejtësi që nuk përkulet. “Vetëm kështu u jepet kuptim sakrificave dhe sigurohet që padrejtësia të mos përsëritet kurrë,” përfundoi ai.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve