Lajme nga vendi
Bilall Kasami pyet Ali Ahmetin: Ku ishe kur u vranë komandantët Teli e Harun Aliu?
Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në tubimin qëndror të VLEN, në sheshin e Shkupit i ka dërguar një sërë pyetjesh kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.
“Ali, kur dëshiron të shitesh patriot po të pyes hapur: Përse nuk e kërcënove shefin tënd, Nikolla Gruevskin kur u vra komandanti i UÇK-së Harun Aliu?
Ali Soravia, përse nuk e kërcënove shefin tënd Nikolla Gruevskin kur u montua rasti Monstra?
Ali Kazinoja, përse nuk e kërcënove shefin tënd Nikolla Gruevskin kur ndodhi rasti i Kumanovës?
Ali tradhtia, përse nuk e kërcënove shefin tënd Nikolla Gruevskin kur shqiptarët rriheshin çdo ditë nëpër Shkup?
Ku ishe fshehur atëherë Ali tenderi, dhe pse shfaqesh tani kur të rrezikohet Sovaria, Eurovia dhe Llotarija.
Kam edhe një pyetje që e parashotrojnë gjithë shqiptarët për dy dekada: Ali ku ishe kur u vra komandant Teli dhe ju bë atentati komandant Hoxhës?
Bëhu burr, e dil përgjigju o Ali Ahmeti!” ka deklaruar Kasami.
Lajme nga vendi
Motra denoncon vëllain për falsifikim dokumentesh, tentoi të përvetësojë pronën familjare
Një 39-vjeçare nga rrethina e Tetovës ka raportuar në polici vëllanë e saj dhe anëtarë të tjerë të familjes. Ajo dyshon se përmes nënshkrimeve të falsifikuara, prona familjare është kaluar në emër të tij. Policia po punon për zbardhjen e rastit.
Lajme nga vendi
Dy nxënës të Kolegjit “Yahja Kemal” – Tetovë në finalen e Olimpiadës GENIUS në SHBA! video
Kolegji “Yahja Kemal” në Tetovë ka ndarë një moment krenarie për këtë institucion arsimor dhe jo vetëm.
Dy nxënësit e këtij kolegji Aulon Bajrami dhe Sabri Kurtishi bashkë me mentorin e tyre Sajid Ullah janë kualifikuar në finale e Olimpiadës GENIUS, në mesin e 3.254 projekteve nga e gjithë bota.
Nxënësit , Sabri Kurtishi dhe Aulon Bajrami, me projektin e tyre “HYDRODUO – Sistemi Inteligjent për Shpërndarjen e Lëngjeve”, janë përzgjedhur ndër projektet ndërkombëtare dhe janë kualifikuar për finalen e Olimpiadës GENIUS në SHBA!
Projekti i tyre në ueb-faqen e finalistëve të GENIUS mban ID-në me numër 8021.
Olimpiada GENIUS është një garë ndërkombëtare për projekte të nxënësve të shkollave të mesme, e fokusuar në çështje mjedisore.
Ajo është themeluar dhe organizuar nga organizata Terra Science and Education dhe mbahet në Rochester Institute of Technology në SHBA.
GENIUS Olympiad përfshin projekte në tetë disiplina të ndryshme, të gjitha me theks të veçantë në mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Lajme nga vendi
Përleshje në Burgun e Idrizovës, një i burgosur përfundon në spital
Ministria e Punëve të Brendshme, informoi se më datë 01.04.2026, në ora 13:00, në SPB Shkup, nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Idrizovës është denoncuar se rreth orës 12:40, gjatë shëtitjes së rregullt, të dënuarit E.A. (32) dhe SH.I. (35) nga njëra anë, dhe S.M. (26) nga ana tjetër, kanë shkëmbyer goditje me sende të forta.
Më pas, E.A. me një send të mprehtë i ka shkaktuar lëndime S.M.-së, të cilit i është ofruar ndihmë në repartin e ambulancës, e më pas është transportuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Lajme nga rajoni1 week agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota1 week ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen

