Connect with us

Lajme nga vendi

(DOKUMENT) Pas Hazbi Likës, nga BDI ikin dhe funksionar të tjerë. Ali Ahmeti pranon letër të funksionarëve që distancohen nga vendimet e tij!

Published

on

Njëri nga eksponentët e lartë të BDI-së në Tetovë i ka dërguat letër kreut të BDI-së, Ali Ahmeti se po distancohet nga të gjitha aktivitetet partiake. Arsye për këtë, siç thuhet në letrën e siguruar, është formimi i Frontit Europian, për të cilin, siç thuhet në letër, ka dështuar.

– Konsideroj se pas dështimit të konstituimit të “Frontit të madh për Evropë” i proklamuar më herët, koalicionimet aktuale me parti të tjera të vogla si “parti individe”, si dhe me parti të pakicave etnike, ndoshta edhe mund të arsyetohet me idenë e formimit të “Frontit Evropian” si dhe demonstrimit, për herë të parë, të kapacitetit koalicionues të Bashkimit Demokratik per Integrim ndaj partive të pakicave, mirepo koalicionimi me nje parti me afat përdorimi të skaduar që moti që vegjeton në skenën politike në njp gjendje agonie dhe që udhëhiqet nga një person ekstrem destruktiv, recidivist dhe i sankcionuar ndërkombëtarisht, është jo vetëm i gabuar por edhe tejet kompromentues”, thuhet në letrën e dërguar nga anëtarëi i Këshillit Kombëtar të BDI-së, i cili na u lut që emrin ta mbajmë anonim.

Ai thotë se nuk pajtohet që BDI të koalicionojë me parti që janë individuale dhe me fumtjen e në lista të kryetarëve të partive që janë dënuar nga institucionet ndërkombëtare.

“Prandaj unë, si anëtar i Keshillit Kombëtar të Bashkimit Demokratik per Integrim, për aq sa u tha me lartë, deklaroj se jam kategorik kundër këtij koalicionimi. I vetëdijshëm se ky qëndrim i imi do të jetë në kundërshtim me vendimin e shumices dhe rrjedhimisht nuk do ndryshojë asgjë, megjithatë e ndjej si një detyrim moral që për shkak të qëndrimeve të mija të deklaruara hapur lidhur me këtë koalicionim absurd dhe kompromentues të distancohem nga ky vendim i Kryetarit te Bashkimit Demokratik për Integrim”, thuhet në letrën e dërguar kryesisë së BDI-së nga Anëtari i Këshillit Kombëtar të partisë, i cili vazhdimisht ka qenë edhe në pozita partiake.

Burime nga brenda partisë, njoftojnë se ky është vetëm një rast nga dhjetëra raste të cilat deri në këto momenti i kanë dërguart letër kreut të BDI-së Ali Ahmeti se nuk pajtohen me idenë e tij për formimin e një “Fronti Europian” me siç i quajnë, “Parti të individëve”. Ndërsa sot nga BDI edhe zyrtarisht u largua nga BDI edhe njëri nga funmksionarët kyç, Hazbi Lika, i njohur si Komandant Çela.

Advertisement

Në postin e publikuar në Facebook, nënkuptohej se Lika po koordinohet për fitoren e VLEN.

Advertisement

Lajme nga vendi

Ikja e një heroi të heshtur – Osman Afizi, simbol i sakrificës dhe përkushtimit kombëtar

Published

on

Para disa ditësh u nda nga jeta atdhetari dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Osman Afizi, nga fshati Brezë i Karadakut, një emër që pak fliste për veten, por që shumë kishte bërë për kombin.

Osmani vinte nga një familje patriotike, me rrënjë të thella atdhedashurie. Por edhe vetë ishte një hallkë e fortë e këtij zinxhiri të pavdekshëm, shkruan agjencia e lajmeve INA.

Ai nuk kërkoi kurrë lavdi, nuk doli në skenë, por veproi në heshtje dhe me përkushtim të rrallë. Ishte një nga ata që mbajnë barrën e kombit në shpinë, pa bërë zhurmë, pa kërkuar duartrokitje.

Gjatë luftës së Kosovës, Osmani me kamionin e tij të modifikuar – ku kishte instaluar një bunker të fshehtë – ngarkonte armët në Dibër dhe përmes rrugëve malore të Karadakut, i dërgonte në Kosovë për t’i shërbyer UÇK-së.

Më vonë, me veturën e tij Mercedes-Benz, kishte transportuar qindra djem të rinj drejt Shqipërisë, ku trajnoheshin ushtarakisht dhe më pas bashkoheshin me radhët e ushtrisë çlirimtare.

Advertisement

Ai ishte heroi i heshtur i furnizimit, i organizimit, i lidhjes mes rrugëve të lirisë dhe shpirtit të sakrificës.

Pas luftës, Osmani mbeti i njëjti. Nuk e shfrytëzoi asnjëherë emrin, as kontributin për përfitime personale. Por nuk heshti përballë padrejtësive. Ishte zë kritik ndaj realitetit të rëndë të shqiptarëve, veçanërisht në Maqedoni. Përdorte rrjetet sociale për të ngritur zërin kundër gabimeve dhe dështimeve të klasës politike shqiptare. Ishte zëri i ndërgjegjes dhe dhembjes.

Sot, ai nuk është më fizikisht mes nesh, por vepra e tij nuk do të vdesë kurrë. Ai vendosi një gur të rëndë në kalanë e shqiptarisë – dhe për këtë duhet të jemi thellësisht mirënjohës.

Lavdi jetës dhe veprës së Osman Afizit!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për një burrë të rrallë që jetoi për kombin, jo për veten.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Mickoski: Artan Grubi iku me veturë diplomatike, po bëjmë gjithçka për t’i kthyer të arratisurit nga drejtësia

Published

on

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se ish-zv.kryeministri Artan Grubi ka lëshuar vendin me veturë diplomatike, duke u ndihmuar nga një konsull nderi i një shteti të huaj. Këto deklarata ai i dha gjatë një interviste në edicionin qendror të lajmeve në televizionin ALSAT-M.

“Fletë-arresti është dërguar dhe tani presim që shtetet partnere të japin përgjigje se ku ndodhet Artan Grubi. Ai, ose personi që e shoqëronte, ishte konsull nderi dhe ka kaluar kufirin me veturë diplomatike. Më pas, personi është thirrur për një bisedë informative,” deklaroi Mickoski.
Ai e cilësoi largimin e Grubit si “frikacak” dhe tha se nuk është i vetmi që i është shmangur drejtësisë.

“Unë do të thoja se nuk është vetëm Artan Grubi që ka ikur. Ka edhe të tjerë që janë në arrati. Është një mënyrë frikacake për të vepruar, por si shtet po bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë që t’i kthejmë në vend dhe t’i përballim me drejtësinë,” tha ai.

I pyetur nëse ka informacione për vendndodhjen e personave të arratisur, Mickoski u përgjigj se ekzistojnë indikacione për të gjithë.
“Disa ndodhen në rajon, ndërsa të tjerë më larg. Institucionet tona janë në kontakt me partnerët ndërkombëtarë për t’i zbuluar dhe kthyer,” shtoi ai.

Continue Reading

Lajme nga vendi

DAP: Të regjistrohet qarkullimi me para të gatshme dhe të lëshohen llogari fiskale

Published

on

Drejtoria e të Ardhurave Publike ua ka kujtuar të gjitha objekteve hotelierike, tregtarëve dhe kryerësve të veprimtarive detyrimin ligjor për të regjistruar qarkullimin me paga të gatshme përmes një sistemi fiskal të miratuar dhe për të lëshuar llogari fiskale për çdo mall ose shërbim të paguar.

“Përveç kësaj, subjektet afariste janë të detyruara të regjistrojnë qarkullimin e arritur dhe ta paguajnë atë te bartësi i qarkullimit pagesor, jo më vonë se dita pas ditës së realizimit të qarkullimit. Ky detyrim vlen për të gjithë ata që kryejnë qarkullim me para në dorë, pavarësisht nëse janë pagues të TVSH-së apo jo, si dhe pavarësisht nëse veprimtaria është e përhershme apo sezonale. Aktivitetet janë pjesë e masave që Drejtoria e të Ardhurave Publike po ndërmerr për të forcuar pajtueshmërinë tatimore dhe për të siguruar trajtim të barabartë të të gjithë tatimpaguesve”, qëndron në kumtesën nga DAP.

Prej atje kujtojnë se mosrespektimi i detyrimit ligjor dhe mosregjistrimi i qarkullimit me para të gatshme, në përputhje me LRPG, sjell sanksione edhe atë duke shqiptuar gjoba dhe mbyllje të objekteve afariste. 

Continue Reading

Më të lexuarat