Lajme nga vendi
Mickoski: Pjesëmarrja masive përgjigje për bojkot të mundshëm të LSDM-së dhe BDI-së në rethin e dytë të zgjedhjeve
Përgjigje për bojkot të mundshëm të LSDM-së dhe BDI-së në rrethin e dytë të zgjedhjeve është mobilizimi i qytetarëve dhe dalja masive. Nëse të dyja partitë vendosin të bojkotojnë, me këtë do të tregojnë papjekuri, përkatësisht se nuk janë parti shtetformues, por parti që udhëheqin interesat e atyre pak njerëve që drejtojnë. Këtë sot e theksoi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili ishte për vizitë në Ohër.
“Duhet të jeni dinjitoz edhe në humbje. Ndërsa dje VMRO-DPMNE, me rezultatet e rrethit të parë të zgjedhjeve e fitoi bindshëm koalicionin e plotë qeveritar. Këtu e kamë fjalën për dy kandidatët në pushtet – njëri është Stevo Pendarovski, i dyti është Bujar Osmani. Kur së bashku i mbledh janë rreth 300 mijë vota. VMRO-DPMNE vetëm, përkatësisht profesoresha Siljanoska ka 363 mijë vota, sipas shifrave të fundit që vijnë nga KSHZ-ja. Do të thotë VMRO-DPMNE ashtu siç u tha, ashtu bëri bashkë me popullin, e mposhti Qeverinë. Është e qartë se ka shumë ndjenja antiqeveritare. Ato në këtë mënyrë tregojnë se nuk janë parti shtetformuese, se udhëhiqen nga interesi personal. Dhe mendoj se qytetarët do ta kuptojnë më 8 maj gjatë rrethit të dytë dhe në zgjedhjet parlamentare, dhe do të arrijmë në shumicën në Parlament si opsion politik dhe koalicioni “Maqedonia juaj” e udhëhequr nga VMRO-DPMNE”, theksoi ai.
Lideri i partisë e shfrytëzoi rastin për ta kujtuar opinionin maqedonas se dy herë në të kaluarën VMRO-DPMNE ka mundur të sillet në mënyrë të papjekur dhe të papërgjegjshme dhe të shantazhojë, edhe në vitin 2019 edhe në vitin 2004, por si parti mori pjesë në ato zgjedhje, luftoi deri në fund dhe ishte dinjitoze edhe në humbjen.
Njëkohësisht, ai u bëri thirrje qytetarëve masivisht, si asnjëherë më parë, të dalin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe në rrethin e dytë të zgjedhje presidenciale, për të mos lejuar, siç tha, “tipin e politikanëve që janë pjesë e udhëheqësisë së LSDM-së dhe Ali Ahmeti, të shantazhojnë Maqedoninë, ndërsa vendi të zhytet në moçalen politike që ata duan ta imponojnë.
Lajme nga vendi
A po zbutet Maksi, pas reagimeve të VLEN vendos flamurin shqiptar në komunë ?!
Pas reagimeve të shumta të VLEN-it ndaj qëndrimeve të tij kundër mbajtjes së provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, kryetari i Komunës së Kumanovës dhe lideri i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, sot ka vendosur flamurin shqiptar në objektin e komunës.
Dimitrievski ditëve të fundit shkaktoi reagime të ashpra në opinion, pasi paralajmëroi se ZNAM-i do të largohet nga Qeveria nëse lejohet që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në një gjuhë tjetër përveç maqedonishtes.
Qëndrimet e tij u kundërshtuan nga përfaqësuesit e VLEN-it. Bashkëkryetari Izet Mexhiti, në një reagim publik, i kujtoi Dimitrievskit se edhe vetë Komuna e Kumanovës funksionon në dy gjuhë, duke i bërë thirrje që, nëse e pengon përdorimi i shqipes, të lirojë postin e kryetarit të komunës.
Vendosja e flamurit shqiptar në Komunën e Kumanovës vjen në kohën e debatit të ashpër politik për të drejtat gjuhësore dhe pas reagimeve të VLEN-it ndaj deklaratave të liderit të ZNAM-it.
Lajme nga vendi
“QYTET I SIGURT”: 29% MË PAK VIKTIMA NË AKSIDENTE TRAFIKU!
Numri i personave që kanë humbur jetën në aksidente trafiku është ulur për rreth 29 për qind, krahasuar me dy vitet paraprake, njoftoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
Një numër i madh funksionarësh, ministrash, drejtorësh dhe personash nga institucionet fetare kanë qenë në listën e të ndëshkuarve për kundërvajtje në trafik, pasi janë regjistruar nga sistemi “Qytet i Sigurt”.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, tha se kishte pasur ndërhyrje për anulimin e gjobave, por ato kanë pushuar pas reagimit të tij të ashpër.
Kundërvajtjet në trafik, sipas tij, janë bërë si me automjete zyrtare, ashtu edhe me ato private, por të gjitha gjobat janë paguar.
Sipas tij, “Safe City” ka ulur ndjeshëm aksidentet me epilog fatal në trafik.
PANÇE TOSHKOVSKI – Ministër i Brendshëm
“Në 15 vitet e fundit në rrugët e Maqedonisë kanë humbur jetën 2.131 persona mesatarisht 142 persona në vit. Gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti, në aksidente trafiku kanë humbur jetën 85 persona, kundrejt 117 viktimave në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe 119 në vitin 2024.Bëhet fjalë për një ulje prej rreth 29 për qind”
Ministria e Punëve të Brendshme, me projektin “Qytet i Sigurt”, ka fituar vendin e parë në kategorinë “Përsosmëri në Sigurinë e Trafikut” në Samitin Botëror të Policisë, të mbajtur në Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe, tha Ministri Toshkovski.
Projekti i Maqedonisë së Veriut u përzgjodh si më i miri në konkurrencë me Policinë e Singaporit, Policinë e Abu Dhabit, Drejtorinë e Rrugëve dhe Transportit të Dubait dhe shërbimin policor të shtetit indian Maharashtra.
Lajme nga vendi
Skandal në një shkollë të rrethinës së Tetovës: 51-vjeçari futet në klasat e shkollës dhe rreh dy nxënës të mitur!
.Dje në ora 18:10, punonjësit e policisë nga Stacioni Policor Grupçin kanë privuar nga liria një 51-vjeçar nga f. Trebosh. Sipas denoncimit, rreth orës 09:00, gjatë pushimit të madh, ai ka hyrë në ambientet e shkollës fillore në fshatin Trebosh, ka sulmuar fizikisht dy nxënës të mitur dhe u ka drejtuar kërcënime verbale. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të pasojë kallëzimi përkatës.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

