Lajme nga vendi
Plani strategjik i VLEN-it
Në mbrëmjen e 24 prillit, teksa Fronti Evropian i udhëhequr nga BDI-ja përhapte triumfalizëm, provokonte para selisë së VLEN-it, për shkak të diferencës prej 37 mijë votash në favor të tyre, liderët e opozitës shpallën fitoren me narrativën se ata janë përfaqësuesi i vetëm legjitim i shqiptarëve.
Ata drejtpërsëdrejti theksuan se dallimi është rezultat i blerjes së votave të bashkësive më të vogla etnike dhe familjeve maqedonase të rrezikuara shoqërore. Ajo që tërheq vëmendjen është teza e Izet Mexhitit në postimin e tij në Facebook se gjithçka po shkon sipas planit dhe se VLEN po hyn në fazën tjetër të strategjisë për fitoren finale më 8 maj. Duke pasur parasysh se Mexhiti ishte nënkryetar i BDI-së dhe e di shumë mirë se si funksionojnë makineritë e tyre, ne u përpoqëm të hetojmë se çfarë parasheh plani strategjik i VLEN-it. Gjegjësisht, një javë para raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, strategët e fushatës së Arben Taravarit thuhet se kanë vendosur të ndryshojnë taktikë. Ndonëse kanë fshehur kontigjente votuesish që kanë shprehur vullnetin për të votuar Taravarin më 24 prill, vlerësimi është se nëse do të dilnin në pah në raundin e parë, do të binin pre e BDI-së, që do t’i bënte presion me instalimet dhe kërcënimet e tyre policore kundër familjeve të tyre për t’i votuar më 8 maj. Kështu ata zgjodhën taktikën e “syve të rremë”.
Për shkak se me kandidimin e Osmanit, BDI-ja me vetëdije punoi kundër mundësisë që me mbështetjen e tyre Taravari të hynte në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, vendosën të bëjnë “game change”. Për të mos vënë në pikëpyetje fitoren në zgjedhjet parlamentare, me vetëdije i dhanë krye BDI-së. Sipas burimeve të larta në opozitën shqiptare, kjo i jep atyre një avantazh në disa drejtime. Së pari, ata nuk i rrezikuan votuesit dhe mbështetësit e tyre që kanë besim tek ata, së dyti, zbuluan se në cilat mjedise sociale BDI i dëboi votuesit me metoda jodemokratike, së treti i japin BDI-së një perceptim të rremë të brendshëm se ata kanë përparësi. Tani selia e VLEN-it e di saktësisht se ku duhet të veprojë, për të bërë një kthesë dhe për të tronditur BDI-në dhe partnerët e tyre të koalicionit më 8 maj.
Lajme nga vendi
Pendarovski: Pa ndryshime thelbësore, LSDM rrezikon zhdukjen
Ish-presidenti Stevo Pendarovski i dërgoi një paralajmërim të fortë udhëheqjes së LSDM-së, duke theksuar se partia ndodhet në një kryqëzim kritik dhe pa ndryshime të thella mund të përballet me rënie të mëtejshme dhe margjinalizim politik.
Pendarovski vuri në dukje një paradoks: edhe pse VMRO-DPMNE ka humbur pjesë të mbështetjes së saj tradicionale, LSDM nuk ka arritur ta shfrytëzojë këtë dhe të tërheqë votuesit opozitarë.
“Kur nuk e bëtë këtë, receta është e qartë, ose ndryshoni strategjinë politike dhe qasjen ndaj qytetarëve, ose sillni njerëz të rinj që dinë të arrijnë shtresat e ndryshme të elektoratit”, theksoi ai.
Ish-presidenti shtoi se problemi nuk është vetëm në komunikim, por edhe në thelbin e veprimit politik, strategjinë, vendosjen e kuadrove dhe mënyrën se si partia i drejtohet publikut.
Ai paralajmëroi se me trendin aktual të uljes së mbështetjes, LSDM rrezikon një rezultat edhe më të keq në zgjedhjet e ardhshme.
“Ekziston një rrezik real që partia të zhduket ose të futet në margjinën statistikore të gabimit”, përfundoi Pendarovski.
Lajme nga vendi
FILIPÇE: MASA TË VONUARA – QYTETARËT TASHMË PAGUAJNË ÇMIMIN!
Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, ka kritikuar Qeverinë dhe Kryeministrin Mickoski për implementimin e ngadaltë të masave ekonomike që do ta lehtësonin situatën financiare të qytetarëve. Sipas tij, qytetarët tashmë po ndjejnë spiralen e çmimeve të shkaktuar nga rritja e çmimeve të karburanteve dhe produkteve bazë ushqimore.
“Çmimi i naftës tek ne është rritur për 34,5%, pra nga 71 në 95,5 denarë. Nga transporti dhe bizneset e kompanive, deri te ajo që qytetarët e ndjejnë më së shumti: shtrenjtimi i produkteve bazë ushqimore.
Para krizës, buka e bardhë prej 500 gramësh kushtonte 34 denarë, ndërsa tani në disa markete shkon në 47,5 denarë. Vaji nga 77,5 në 110 denarë. Vezët nga 220 në 290 denarë. Mielli nga 40 në 52,5 denarë, ndërsa qumështi me 3,2% yndyrë nga 67,5 në 82,5 denarë. Rritje drastike ka edhe te perimet dhe frutat: domatet nga 130 në 235 denarë, ndërsa mollët vendase nga 45 në 70 denarë.
Kjo është dëshmi se qytetarët janë lënë të përballen vetë me situatën. Se as kryeministri dhe as kushdo tjetër në qeveri nuk kanë vullnet – e jam i bindur se nuk kanë as kapacitet – për t’i ndihmuar qytetarët, për të hartuar dhe zbatuar masa që do t’i zbusnin këto goditje të çmimeve.
Ka pasur një rritje të pagës minimale prej 1.667 denarësh. Me këtë nuk arrihet asgjë. Shporta e konsumit ka arritur pothuajse në 68.000 denarë. Duke pasur parasysh se më parë është rritur edhe çmimi i energjisë elektrike, si dhe i ngrohjes qendrore, kjo rritje nuk sjell ndonjë përmirësim real – qytetarët nuk e ndjejnë atë në jetën e përditshme” – tha në një press-konferencë, lideri socialdemokrat Venko Filipçe.
Lajme nga vendi
KRYQËZIME PA SEMAFORË, RREZIK PËR VOZITËSIT DHE KËMBËSORËT
Mungesa e semaforëve në kryqëzimet e bulevardit Vidoe Smilevski Bato po shkaktojnë aksidentë të shumëta në udhëkryqet që me rrugën tek kontrolli i vjetër teknik dhe tek rruga e kazermës së qytetit. Përveç mungesës së semaforëve, problem në vete del të jetë edhe mungesa e shenjave të komunikacionit të cilat janë dëmtuar nga aksidentet dhe më nuk janë zavendësuar. Qytetarët që banojnë dhe punojnë në këtë rajon thanë se janë dëshmitar të aksidenteve të shpeshta. Ata thonë se deri në vendosjen e semaforëve, aksidentet në këto dy pika nuk do të pakësohen pasi që edhe shpejtësia e lëvizjes së automjeteve në këtë rrugë është lartë.
Vozitësit ndërka thonë se vendosja e semaforëve në këto dy udhëkryqe do të thotë rritje e sigurisë edhe për ngasësit e veturave por edhe për këmbësorët.
Nga Komuna e Tetovës thonë se janë të vetëdijshëm se pas depërtimit të bulevardit VS BATO deri në fshatin Poroj, dukshëm është rritur lëvizja e veturave në këtë pjesë. Nënkryetari Albi Qamili premton se për një periudhë të shpejtë kohore do të vendosen semaforët dhe me këtë ai pret që të zgjidhet ky problem.
Aksidente të shumëta kanë ndodhur në këto dy udhëkryqe që nga lëshimi në përdorim i bulevardit VS Bato, sidoms pas asfaltimit deri rrugën rajonale që lidh Tetovën me Jazhincën.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Lajme nga rajoni1 week agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota1 week ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen

