Lajme nga vendi
(VIDEO) LSDM:Nuk heqim dorë nga e ardhmja evropiane

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë thotë se e ka pranuar mesazhin e qytetarëve dhe e dëgjoi mendimin e tyre.Kandidatja për deputete në zonën e gjashtë zgjedhore nga rradhët e LSDM-së Ema Neshkovska tha se ne i pranojmë gabimet e së kaluarës dhe nuk e përjashtojmë veten nga përgjegjësia për to.“Gjatë ditëve të fushatës do të vazhdojmë të jemi pranë qytetarëve dhe të kërkojmë mbështetjen e të gjithë atyre që besojnë në konceptin e një të ardhmeje evropiane dhe të gjitha forcave demokratike progresive në vend.Ju inkurajoj dhe ju ftoj që në datën 8 maj të dilni masivisht në raundin e dytë parlamentar dhe të zgjedhjeve presidenciale me mbështetjen e numrit 1.Me 8 maj rezultati fillon nga 0 dhe çdo votë për LSDM-në dhe koalicionin për të ardhmen evropiane do të thotë parandalim i një qeverisjeje autoritare dhe një regjimi të ri të fortë.Ne nuk heqim dorë nga e ardhmja e Maqedonisë.LSDM ishte është dhe do të jetë shtylla e sigurisë së shtetit, tha kandidatja për deputete në zonën e gjashtë zgjedhore nga rradhët e LSDM-së Ema Neshkovska.TV KOHA
Lajme nga vendi
Këshilli i Komunës së Tetovës votoi ndryshimin e buxhetit, do të jetë më i madh për tre milionë euro

Këshilli i Komunës së Tetovës në seancën e sotme të 54-t votoi ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Komunës së Tetovës për vitin 2025, me çka rritet vlera për rreth tre milionë euro. Bëhet fjalë për mjetet e mara nga “kredia hungareze”, të cilat janë të dedikuara për projekte kapitale.
“Është paraparë që të përfundojë bulevardi ‘Vidoe Smilevski – Bato’ deri në destinacionin final sipas projektit ndërsa ajo është deri në hyrje të fshatit Poroj. Parashihet ndërtimi i një pjese të infrastrukturës rrugore në fshatrat Xhepçisht dhe Reçicë e Madhe. Një nga projektet më të mëdha, në kuadër të programit zhvillimor është njëjtë ndërtimi i edhe një ndërtese komunale në afërsi të ndërtesës ekzistuese, ku më herët ishin barakat e inspektoratit komunal. Ka edhe projekte të tjera më të vogla”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i Tetovës.
Këshilltarët tetovarë dhanë leje për ndërtimin e Parkut Përkujtimor në rrethin e Spitalit Klinik të Tetovës, në shenjë të kujtimit të viktimave në zjarrin në spitalin modular, nismë e përbashkët e koordinuar e Komunës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe familjeve të të vdekurve.
Këshilli mori vendim për pranimin e donacionit, ndarjen e ndihmës financiare për individë dhe vendim për përcaktimin e nevojës së zgjerimit të dokumentacionit urbanistik planor me qëllim të përfshirjes së objekteve të paligjshme.
Lajme nga vendi
Faton Selami propozohet për Avokat të Popullit

Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve në seancën e sotme e ka përcaktuar Faton Selamin si propozim për Avokat të ri të Popullit.
Ai është jurist i diplomuar dhe magjistër i shkencave juridike në Fakultetin Juridik të Universitetit Shtetëror të Tetovës. Ka dhënë me sukses edhe provimin e jurisprudencës dhe atë noterial.
Për zgjedhjen e tij nevojitet që të votojnë së paku 61 deputetë në Kuvend, si dhe të sigurohet shumicë e Badinterit – përkatësisht së paku 20 vota “pro” nga gjithsej 39 deputetë që i përkasin komuniteteve që nuk janë shumicë.
Lajme nga vendi
VLEN arrin marrëveshje për kandidaturat në zgjedhjet lokale

Koalicioni opozitar shqiptar VLEN ka finalizuar marrëveshjen për ndarjen e kandidaturave për zgjedhjet lokale që do të mbahen në nëntor të këtij viti.
Burime të INA bëjnë të ditur se marrëveshja është arritur pas një takimi vendimtar të zhvilluar mbrëmjen e djeshme mes liderëve të partive përbërëse të koalicionit. Pas diskutimeve intensive, është vendosur ndarja përfundimtare e kandidaturave në disa nga komunat kryesore me shumicë shqiptare në vend.
Sipas marrëveshjes që e ka mësuar INA, këto janë kandidaturat që pritet të jenë zyrtare:
Çair – Izet Mexhiti
Tetovë – Bilall Kasami
Kërçovë – Fatmir Limani
Gostivar – Fadil Cana
Saraj – Muhamed Elmazi
Dibër-Fisnik Mela
Bogovinë-Feti Abazi
Tearcë-Daut Memishi
Zhelinë-Blerim Sejdiu
Bërvenicë-Haqim Ramadani
Studeniçan – Afet Jashari
Likovë – Nexhmedin Sadiku
Vrapçishtë-Hamit Shabani
Haraçinë-pritet të vendoset mes dy emrave?
Emrat e përmendur pritet të konfirmohen dhe zyrtarizohen edhe formalisht nga krerët e koalicionit VLEN.(INA)
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve