Lajme nga vendi
Gashi takon zv/ministren e jashtme të Greqisë: Të forcohet bashkëpunimi dypalësh

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, u takua me zëvendësministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, Aleksandra Papadopolu. Siç njofton kabineti i Gashit, zëvendësministren greke kanë shkëmbyer mendime për forcimin e bashkëpunimit dhe dialogut ndërmjet të dy vendeve në të gjitha fushat,
si dhe për procesin e mëtejshëm të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.
“Kryetari Gashi konkludoi se të dy vendet janë në rrugë shumë të mirë në avancimin e marrëdhënieve bilaterale, duke pasur parasysh bashkëpunimin dhe komunikimin intensiv midis qytetarëve, në fushën e ekonomisë dhe turizmit, me potenciale për intensifikimin në infrastrukturën rrugore, energjetikën, arsimin, kulturën dhe në të gjitha fushat e tjera me
interes të përbashkët”, thuhet në njoftim.
Kryetari Gashi e ka falënderuar Greqinë për mbështetjen e saj në procesin e integrimit evropian të vendit, pas anëtarësimit në NATO, që është rezultat, siç tha, i Marrëveshjes së Prespës.
Diplomatja greke nga ana tjetër tha se Maqedonia e Veriut mund ta konsiderojë vend mik Greqinë.
“Zëvendësministrja e MPJ-së greke ka uruar Kryetarin Gashi për zgjedhjen e tij në këtë funksion, duke thënë se Maqedonia e Veriut ka mik të sinqertë Greqinë. Ky, tha Papadopolu, është mesazhi që po juа sjell nga e gjithë lidershipi i Greqisë – se ne jemi miq, fqinjë, aleatë, partnerë në NATO dhe një ditë do të jemi edhe partnerë në BE”, njofton kabineti i Gashit.
Lajme nga vendi
68 persona dyshohen për tragjedinë në Koçan, po merren në pyetje dëshmitarët

Prokurori Publik i Shtetit nuk sheh pengesa që hetimi për zjarrin në Koçan, i cili mori jetën e 62 personave, të përfundojë deri më 17 qershor, siç parasheh afati ligjor prej tre muajsh. Pa zbuluar detaje, prokurori tha se hetimi është në një fazë shumë të rëndësishme dhe dëshmitarët aktualisht po merren në pyetje si në Koçan ashtu edhe në Shkup. Sipas Kocevskit, nuk ka selektivizëm në hetim. Ai përsëriti sot, siç deklaroi edhe më parë Alsat, se hetimi mund të zgjerohet për të përfshirë të dyshuar të ri.
“Dëshmitarët po merren aktualisht në pyetje, si edhe të dëmtuarit dhe persona të tjerë që dinë diçka rreth ngjarjes. Ndërkohë, ata po koordinohen edhe me ekspertët në lidhje me atë që duhet të kryhet ekspertizë. Pra, nuk ka selektivizëm deri më tani, nuk do të ketë as në të ardhmen. Unë tashmë thashë për një media, kështu që derisa të përfundojë hetimi, zgjerim i mundshëm është i mundur, megjithatë, kjo varet nga provat dhe ajo që do të sigurojnë prokurorët publikë”, tha Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Përpara tragjedisë në Koçan, qeveria filloi procedurë për shkarkimin e Kocevskit, e cila tani është e pezulluar. Nëse kjo procedurë do të vazhdojë apo jo, për Kocevskin, është vendim politik.
“E kam thënë disa herë këtë, kështu që është vendim politik. Për momentin, që nga fillimi i procedurës, nuk kam pasur asnjë presion apo kërcënim në këtë drejtim”, theksoi Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Hetimi në Koçan filloi menjëherë pas tragjedisë, më 17 mars, dhe prokuroria ka tre muaj kohë për të përgatitur aktakuzë. 13 prokurorë po punojnë në hetimin, i cili është zgjeruar disa herë deri më tani, dhe i cili deri më tani ka përfshirë 68 persona fizikë dhe tre juridikë. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Gjykata e Apelit ua rriti dënimet disa prej të akuzuarëve në rastin “Llaskarca”

Lajme nga vendi
Sot u mbajt prezantimi i drejtimeve dhe profileve që ofrojnë shkollat e mesme të Tetovës në “Ditën e Hapur”

-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve