Lajme nga vendi
KAMBOVSKI DHE LIMANI DHANË DEKLARATË SOLEMNE SI ANËTARË TË RINJ TË KËSHILLIT GJYQËSOR, POR NUK U PËRGJIGJËN NËSE AI DUHET TË SHPËRNDAHET
Askush të mos përzihet në pushtetin gjyqësor, porositën sot anëtarët e rinj të Këshillit gjyqësor Isamedin Limani dhe Aleksandar Kambovski, të cilët dhanë dekalrata solemne para kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi. Limani dhe Kambovski nuk u përgjigjën se çka mendojnë për propozimin për shpërndarje të Këshillit gjyqësor.
“Çdoherë kam besuar në pavarësi, në transparencë, llogaridhënie, përgjegjësi, luftë kundër korrupsionit. Shpresoj se këto bindje të mija do të trajtohen në këshill”, deklaroi Kambovski.
I pyetur se çka mendon për shpërndarjen e Këshillit, Kambovski tha se nuk ka çka të mendojë tani, sepse duhet të shqyrtohen propozimet e reja, ndërsa tani për tani nuk i din ato.
“Çdoherë është mirë gjqyësia të jetë e pavarur. Kjo është një nga autoritetet në shtet. Siç janë të pavarura autoritetet e tjera, edhe gjyqësia duhet të jetë e pavarur dhe vetë të vendosë për nevojat e veta”, shtoi Kambovski.
Ndërkaq gjyqtari Limani, iu referohet dispozitave ligjore dhe kushtetuese për pavarësinë e Këshillit gjyqësor.
“Në pajtim me dispozitat kushtetuese dhe ligjore dihet se Këshilli gjyqësor është organ i pavarur kushtetues i cili do të kudjeset për sigurimin e pavarësisë së gjyqësorit. Këshilli gjyqësor duhet të sigurojë kushte që ajo pavarësi të jetë më transparente, dhe të mund të punojnë në mënyrë më efikase gjykatat”, deklaroi Limani.
As ai nuk u përjgigj nëse konsideorn se Këshilli gjyqësor duhet të shpërndahet, por tha se nëse duhet të bëhen reforma tët jera, Kuvendi është ai i cili mund ta ndryshojë Kushtetutën.
“Sepse krijuesi i Kushtetutës, Kuvendi është ligjvënës dhe krijues i Kushtetutës, ata kanë kompetencë nëse e ndryshojnë kushtetutën sepse dihet se amandamentet që janë sjellë në vitin 2006 se gjyqësori është autoritet i pavarur, por ata mund ta ndryshojnë kushtetutën, mund të sjellin edhe reforma të tjera”, tha Limani.
Gjyqtari nga Gjykata supreme, Isamedin Limani dhe gjyqtari nga Gjykata e Apelit Manstir, Aleksandar Kambovski u zgjidhën në 6 qershor të këtij viti pasi që gjykatësit votuan për kandidatët nga zona e tyre e apelit. Për Limanin votuan shtatë gjykatës, ndërsa Kambovski u zgjodh për anëtar të Këshillit gjyqësor me gjithsej 28 vota të fituara.
Në pajtim me ligjin përr këshill gjyqësor anëtarët e Këshilli nga radhët e gjykatësve kanë mandat prej gjashtë viteve, me të drejtë rizgjedhjeje për edhe një mandat pas skadimit të së paku gjashtë viteve nga ndërprerja e mandatit paraprak në Këshillin gjyqësor.
Lajme nga vendi
A po zbutet Maksi, pas reagimeve të VLEN vendos flamurin shqiptar në komunë ?!
Pas reagimeve të shumta të VLEN-it ndaj qëndrimeve të tij kundër mbajtjes së provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, kryetari i Komunës së Kumanovës dhe lideri i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, sot ka vendosur flamurin shqiptar në objektin e komunës.
Dimitrievski ditëve të fundit shkaktoi reagime të ashpra në opinion, pasi paralajmëroi se ZNAM-i do të largohet nga Qeveria nëse lejohet që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në një gjuhë tjetër përveç maqedonishtes.
Qëndrimet e tij u kundërshtuan nga përfaqësuesit e VLEN-it. Bashkëkryetari Izet Mexhiti, në një reagim publik, i kujtoi Dimitrievskit se edhe vetë Komuna e Kumanovës funksionon në dy gjuhë, duke i bërë thirrje që, nëse e pengon përdorimi i shqipes, të lirojë postin e kryetarit të komunës.
Vendosja e flamurit shqiptar në Komunën e Kumanovës vjen në kohën e debatit të ashpër politik për të drejtat gjuhësore dhe pas reagimeve të VLEN-it ndaj deklaratave të liderit të ZNAM-it.
Lajme nga vendi
“QYTET I SIGURT”: 29% MË PAK VIKTIMA NË AKSIDENTE TRAFIKU!
Numri i personave që kanë humbur jetën në aksidente trafiku është ulur për rreth 29 për qind, krahasuar me dy vitet paraprake, njoftoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
Një numër i madh funksionarësh, ministrash, drejtorësh dhe personash nga institucionet fetare kanë qenë në listën e të ndëshkuarve për kundërvajtje në trafik, pasi janë regjistruar nga sistemi “Qytet i Sigurt”.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, tha se kishte pasur ndërhyrje për anulimin e gjobave, por ato kanë pushuar pas reagimit të tij të ashpër.
Kundërvajtjet në trafik, sipas tij, janë bërë si me automjete zyrtare, ashtu edhe me ato private, por të gjitha gjobat janë paguar.
Sipas tij, “Safe City” ka ulur ndjeshëm aksidentet me epilog fatal në trafik.
PANÇE TOSHKOVSKI – Ministër i Brendshëm
“Në 15 vitet e fundit në rrugët e Maqedonisë kanë humbur jetën 2.131 persona mesatarisht 142 persona në vit. Gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti, në aksidente trafiku kanë humbur jetën 85 persona, kundrejt 117 viktimave në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe 119 në vitin 2024.Bëhet fjalë për një ulje prej rreth 29 për qind”
Ministria e Punëve të Brendshme, me projektin “Qytet i Sigurt”, ka fituar vendin e parë në kategorinë “Përsosmëri në Sigurinë e Trafikut” në Samitin Botëror të Policisë, të mbajtur në Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe, tha Ministri Toshkovski.
Projekti i Maqedonisë së Veriut u përzgjodh si më i miri në konkurrencë me Policinë e Singaporit, Policinë e Abu Dhabit, Drejtorinë e Rrugëve dhe Transportit të Dubait dhe shërbimin policor të shtetit indian Maharashtra.
Lajme nga vendi
Skandal në një shkollë të rrethinës së Tetovës: 51-vjeçari futet në klasat e shkollës dhe rreh dy nxënës të mitur!
.Dje në ora 18:10, punonjësit e policisë nga Stacioni Policor Grupçin kanë privuar nga liria një 51-vjeçar nga f. Trebosh. Sipas denoncimit, rreth orës 09:00, gjatë pushimit të madh, ai ka hyrë në ambientet e shkollës fillore në fshatin Trebosh, ka sulmuar fizikisht dy nxënës të mitur dhe u ka drejtuar kërcënime verbale. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të pasojë kallëzimi përkatës.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

