Connect with us

Lajme nga vendi

FILIPÇE E MORI FUNKSIONIN E KRYETARIT TË LSDM-SË, PARALAJMËROI PROCES TË REFORMAVE DHE BASHKIMIT

Published

on

Venko Filipçe e mori funksionin e kryetarit të Lidhjes socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM) nga paraardhësi i tij, Dimitar Kovaçevski sot në selinë e partisë.

LSDM informoi se Kovaçevski ia ka uruar zgjedhjen dhe i ka dëshiruar “sukses të mëtutjeshëm në punë dhe ndërtim të sërishëm të LSDM-së fituese”.

Filipçe u falënderua për urimet dhe për angazhimin e Kovaçevskit gjatë viteve të kaluara si kryetar i partisë dhe si kryetar i Qeverisë.

Siç kumtuan nga partia, kryetari i sapozgjehdur theksoi se “pason periudha e punës së shumtë, bashkimit dhe reformës së LSDM-së”.

“Procesi nuk do të jetë as i shpejtë as i lehtë, por përveç ndryshimeve themlore, nuk ekziston mënyrë tjetër për ta kthyer besimin tek anëtarët, në mënyrë që gradualisht të mund ta fitojmë edhe besimin e qytetarëve. Do të udhëheq me shembuj, do të bashkoj dhe do të punoj siç premtova, siç u obligova para anëtarëve. Secili zë do të dëgjihet. Me komunikim të shpeshtë dhe të hapur me anëtarësinë do të krijojmë energji të re të partisë të cilën do ta transformojmë në një organkzatë efikase. LSDM do të kthehet më e fuqishme he do të vazhdojë të jetë motor i përparimit shoqëror”, tha Filipçe.

Advertisement

Qendra për komunikim me opinionin e LSDM-së në kumtesë thekson se ish-ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe “fitoi bindshëm në zgjedhjet e drejtpërdrejta brendapartiake me mbi 9000 vota të fituara nga anëtarët  partisë”.

“LSDM është partia e vetme në vend me aq kapacitet të lartë demokratik e ila kryetarin e zgjedhë në zgjedhje të drejtpërdrejta, brendapartiake”, qëndron në kumtesën e partisë.

Lajme nga vendi

Nesër dhe të premten moti shumë i nxehtë me temperatura të larta

Published

on

Nesër dhe të premten moti do të jetë shumë i nxehtë. Temperatura e ditës kudo do të jetë mbi 30 gradë Celsius, ndërsa në disa vende nesër pritet të kalojë edhe 40 gradë. Vlera e indeksit UV do të jetë 9, paralajmërojnë nga Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike.

Të premten pasdite dhe në orët e natës në disa vende do të ketë paraqitje të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, lokalisht në formë të motit të ligë me erë të fuqishme dhe kushte për paraqitje të breshrit.

Në ditët e fundjavës do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore, ndërsa temperaturat e ditës do të bien për 5-7 gradë në krahasim me ato të nesërmet.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Filipçe: Siç ka filluar VMRO-DPMNE, më e keqja ende nuk ka ardhur

Published

on

Kreu i LSDM-së, Venko Filipçe foli për vitin e parë të VMRO-së, duke paralajmëruar se vendi po fundoset, ndërsa zyrtarët qeveritarë fshihen pas fjalëve boshe dhe sukseseve të rreme.

“Pasi kuptoi se pakënaqësia po rritet dhe qytetarët ndihen të mashtruar, VMRO-DPMNE thotë se më e mira ende nuk ka ardhur. Pas katër vitesh qeverisje lokale dhe një qeverie qendrore, VMRO-DPMNE thotë: mos shikoni se çfarë kemi bërë deri më tani, por shikoni drejt së ardhmes”, tha Filipçe nga Kavadari.

Filipçe reagon ndaj, siç theksoi ai, përpjekjeve të qeverisë për të relativizuar dështimin e vet.

“Por kam një mesazh për Mickoskin, pasnesër dihet. Dhe mëngjesi që duhej të sillte shpresë, krenari dhe perspektivë, solli vetëm poshtërim, pakujdesi, arrogancë dhe kokëfortësi. Ndërsa Mickoski mban konferenca për shtyp për “sukseset” që askush nuk i ka parë, fermerët mbeten pa asnjë qindarkë mbështetje, ekonomia është e bllokuar, me rritje negative.

Nuk ka rimbursim të TVSH-së për kompanitë, nuk ka rritje të pagave. Nuk ka reforma në gjyqësor. Nuk ka masa për çmimet. Ka vetëm borxhe, 7 miliardë euro borxh të ri në një vit. Ka edhe inflacion galopant, në një kohë kur autoritetet po na bindin se jemi një ‘tigër’ ekonomik”, shtoi Filipçe, duke theksuar absurditetin e narrativave të qeverisë në krahasim me realitetin.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Borisov: PPE do të propozojë amendamente në të cilat Bullgaria këmbëngul në Raportin për Maqedoninë e Veriut

Published

on

“Amendamentet që përmendëm në Raportin për Republikën e Maqedonisë së Veriut do të propozohen nga Partia Popullore Evropiane (PPE)”, tha sot kreu i GERB-it dhe ish-kryeministri bullgar, Boyko Borisov.

Ai tha se kishte folur edhe me Manfred Weber dhe PPE-në dhe se raporti i PE-së nuk është detyrues.

“Amendamentet do të propozohen nga e gjithë PPE-ja, ndërsa ‘propozimi francez’, siç e quajmë ne, nuk do të anashkalohet”, tha Borisov, duke shtuar se PPE-ja nuk është vetëm partia më e madhe, por edhe më e fuqishme dhe, siç thotë ai, “ne do të arrijmë ta bëjmë këtë për të mbrojtur historinë dhe vendin tonë”.

Ai falënderoi të gjithë eurodeputetët në Parlamentin Evropian.

“Ne po bëjmë përpjekje si nga ana e qeverisë ashtu edhe nga ana e Parlamentit Evropian. Është e vërtetë, nëse do të isha kryeministër, kjo nuk do të kishte ndodhur”, shtoi Borisov.

Advertisement

“Nuk mund të thoshim se kush do të ishte raportuesi, di vetëm se katër ose pesë vjet më parë kjo nuk mund të kishte ndodhur. Pastaj Maqedonia nënshkroi një Marrëveshje për Fqinjësi të Mirë, shkuam së bashku te Papa, unë shkova në Maqedoni për festat, kryeministri i tyre erdhi këtu, pastaj erdhi ai. Ne vazhdojmë me ndryshimet në pushtet, ata filluan të hapnin fluturime me Shkupin, ata fluturuan një herë dhe ky ishte fundi i gjithë diplomacisë Bullgari-Maqedoni e Veriut”, tha Borisov.

Continue Reading

Më të lexuarat