Lajme nga vendi
Departamenti i Shtetit: SHBA do të punojë me RMV-në dhe Greqinë për të ruajtur përfitimet e Marrëveshjes së Prespës
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të punojnë me të dyja palët për të ruajtur përfitimet nga Marrëveshja e Prespës, deklaroi shërbimi për shtyp i Departamentit Amerikan të Shtetit pas deklaratave të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski dhe postimeve të tij në rrjetet sociale nga Samiti i NATO-s, ku ai përdori vetëm emrin Maqedoni, transmeton Portalb.mk.
Në një deklaratë për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase, një përfaqësues i Shërbimit për Marrëdhënie me Publikun tha se “Marrëveshja e Prespës ishte arritje historike në zhbllokimin e përfitimeve të sigurisë në Evropën Jugore dhe Lindore”.
“Shtetet e Bashkuara mbështesin këtë marrëveshje jetike, rithekson rëndësinë e respektimit të saj dhe do të punojnë me të gjitha palët për të ruajtur përfitimet e saj,” tha zyra e shtypit e Departamentit të Shtetit.
Para fillimit të Samitit, kryeministri Mickoski disa herë publikisht e deklaroi emrin kushtetues të vendit në një debat në Shkollën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Universitetit Johns Hopkins në Uashington.
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, në një konferencë për mediat greke në fund të Samitit të NATO-s në Uashington, tha se Mickoski ka përdorur emrin kushtetues të vendit në takimet zyrtare të të gjithë liderëve të NATO-s.
Mitsotakis tha gjithashtu se i njoftoi kolegët e tij në NATO se Mickoski nuk po zbaton nenin kyç të Marrëveshjes së Prespës, që është emri që Maqedonia e Veriut duhet të përdoret erga omnes, që do të thotë brenda dhe jashtë vendit.
“Pata rastin të informoj kolegët e mi për faktin se kryeministri i Maqedonisë së Veriut zgjodhi të mos zbatojë nenin kyç të marrëveshjes në lidhje me përdorimin e erga omnes dhe vendimin e tij për ta quajtur vendin e tij ‘Republika e Maqedonisë’ në shtëpi, e cila është qartësisht e ndaluar me kontratë. Natyrisht, dua të theksoj se në sallë dhe në prani të të gjithë liderëve të NATO-s, ai nuk ndoqi këtë taktikë dhe përdori emrin kushtetues të vendit të tij”, tha Mitsotakis.
Mickoski në deklaratën që dha para hyrjes në Qendrën ku po mbahet Samiti, të mërkurën, i pyetur nga gazetari i MTV-së, i është shmangur përdorimit të emrit kushtetues, e më pas në të gjitha postimet në rrjetet sociale dhe në video e quajti shteti i Maqedonisë, gjë që u vu në dukje nga mediat greke, kështu që në konferencë gazetarët e pyetën Mitsotakis nëse qeveria greke po shqyrton përdorimin e dispozitave të nenit 19 të Marrëveshjes së Prespës, që parashikon një procedurë specifike në rast të shkeljeve.
Mitsotakis tha se në këtë pikë Greqia “nuk do të zbulojë armët që ka në dispozicion për t’iu përgjigjur taktikave të udhëheqjes së vendit fqinj”, por shtoi se “në një mënyrë apo tjetër ata do të kuptojnë se kjo taktikë është krejtësisht kundërproduktive”.
Ndryshe, reagimet për Marrëveshjen e Prespës nisën të vijnë, pasi presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, gjatë dhënies së betimit nuk e përdori emrin zyrtar “Maqedonia e Veriut” ashtu siç është rënë dakord me Marrëveshjen e Prespës. Ndërsa këtë praktikë e vazhdon edhe kryeministri Hristijn Mickoski.
Lajme nga vendi
A po zbutet Maksi, pas reagimeve të VLEN vendos flamurin shqiptar në komunë ?!
Pas reagimeve të shumta të VLEN-it ndaj qëndrimeve të tij kundër mbajtjes së provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, kryetari i Komunës së Kumanovës dhe lideri i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, sot ka vendosur flamurin shqiptar në objektin e komunës.
Dimitrievski ditëve të fundit shkaktoi reagime të ashpra në opinion, pasi paralajmëroi se ZNAM-i do të largohet nga Qeveria nëse lejohet që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në një gjuhë tjetër përveç maqedonishtes.
Qëndrimet e tij u kundërshtuan nga përfaqësuesit e VLEN-it. Bashkëkryetari Izet Mexhiti, në një reagim publik, i kujtoi Dimitrievskit se edhe vetë Komuna e Kumanovës funksionon në dy gjuhë, duke i bërë thirrje që, nëse e pengon përdorimi i shqipes, të lirojë postin e kryetarit të komunës.
Vendosja e flamurit shqiptar në Komunën e Kumanovës vjen në kohën e debatit të ashpër politik për të drejtat gjuhësore dhe pas reagimeve të VLEN-it ndaj deklaratave të liderit të ZNAM-it.
Lajme nga vendi
“QYTET I SIGURT”: 29% MË PAK VIKTIMA NË AKSIDENTE TRAFIKU!
Numri i personave që kanë humbur jetën në aksidente trafiku është ulur për rreth 29 për qind, krahasuar me dy vitet paraprake, njoftoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
Një numër i madh funksionarësh, ministrash, drejtorësh dhe personash nga institucionet fetare kanë qenë në listën e të ndëshkuarve për kundërvajtje në trafik, pasi janë regjistruar nga sistemi “Qytet i Sigurt”.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, tha se kishte pasur ndërhyrje për anulimin e gjobave, por ato kanë pushuar pas reagimit të tij të ashpër.
Kundërvajtjet në trafik, sipas tij, janë bërë si me automjete zyrtare, ashtu edhe me ato private, por të gjitha gjobat janë paguar.
Sipas tij, “Safe City” ka ulur ndjeshëm aksidentet me epilog fatal në trafik.
PANÇE TOSHKOVSKI – Ministër i Brendshëm
“Në 15 vitet e fundit në rrugët e Maqedonisë kanë humbur jetën 2.131 persona mesatarisht 142 persona në vit. Gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti, në aksidente trafiku kanë humbur jetën 85 persona, kundrejt 117 viktimave në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe 119 në vitin 2024.Bëhet fjalë për një ulje prej rreth 29 për qind”
Ministria e Punëve të Brendshme, me projektin “Qytet i Sigurt”, ka fituar vendin e parë në kategorinë “Përsosmëri në Sigurinë e Trafikut” në Samitin Botëror të Policisë, të mbajtur në Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe, tha Ministri Toshkovski.
Projekti i Maqedonisë së Veriut u përzgjodh si më i miri në konkurrencë me Policinë e Singaporit, Policinë e Abu Dhabit, Drejtorinë e Rrugëve dhe Transportit të Dubait dhe shërbimin policor të shtetit indian Maharashtra.
Lajme nga vendi
Skandal në një shkollë të rrethinës së Tetovës: 51-vjeçari futet në klasat e shkollës dhe rreh dy nxënës të mitur!
.Dje në ora 18:10, punonjësit e policisë nga Stacioni Policor Grupçin kanë privuar nga liria një 51-vjeçar nga f. Trebosh. Sipas denoncimit, rreth orës 09:00, gjatë pushimit të madh, ai ka hyrë në ambientet e shkollës fillore në fshatin Trebosh, ka sulmuar fizikisht dy nxënës të mitur dhe u ka drejtuar kërcënime verbale. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të pasojë kallëzimi përkatës.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

