Lajme nga vendi
(VIDEO) Pas 15 vitesh, më në fund është larguar përfundimisht deponia e egër në hyrje të fshatit Debërcë

Pas 15 vitesh, më në fund është larguar përfundimisht deponia e egër në hyrje të fshatit Debërcë.Kjo deponi krahas që ishte ilegale, poashtu shpesh herë ndizej dhe ishe burim I ndotjes së ambientit për banorët përreth. Ndonëse sipërfaqësisht është pastruar si deponi megjithatë sërish atje hidheshin mbeturina të ndryshme. Në vendngjarje ka dalur kryetari I komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu, I cili nënvizoi se kjo deponi daton që nga viti 2007 dhe vazhdimishSejdiu ka sqaruar se është pritur 15 vite që të pastrohet kjo deponi për shkak të neglizhencës së pushtetit qendror.“Ne kemi dëshmi se çdo vit kemi drejtuar kërkesa deri tek ministrat tanë shqiptarë që kanë udhëhequr me ministrinë e ambinetit.Do të thotë prej momentit kur kemi ardhur në krye të komunës kemi dërguar shkresa dhe kemi konsideruar se ministria e Ekologjisë ka buxhet enkas për pastrimin e deponive dhe ne kemi përshkruar një specifikasion të qartë, kemi marrë informacione nga tereni dhe ia kemi bërë të qartë dhe të lehtë, ministra që kanë ardhur në vendngjarje, kanë premtuar para qytetarëve të Debërcës dhe nuk e kanë realizuar kurrë, edhe pse kanë pasur mundësi shumë herë.Ne nuk do të ndalemi aty, kemi marrë masat që të pasterojmë këtë deponi dhe ja sot është e pastër dhe pa mbeturina” tha kryetari I komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu.Sipas tij, pastrimi I deponisë është bërë me mjete nga buxheti I komunës së Zhelinës. Ndërkaq, ai premtoi se nuk do të lejojë krijimin e deponive të reja dhe paralajmëroi dënime nëse hidhen mbeturina në vende publike për të gjithë. TV KOHA
Lajme nga vendi
Kasami: Pas dekadash padrejtësie dhe diskriminimi, drejtësia u vu në vend

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami, ka uruar medresantët për zgjidhjen e problemit shumëvjeçar me njohjen e diplomave të Medresesë, duke e cilësuar këtë si një hap historik drejt barazisë dhe drejtësisë në arsim.
“Sot, Qeveria e VLEN-it miratoi Propozim Ligjin për Shkollat e Mesme të Komuniteteve Fetare, i cili garanton që diplomat e Medresesë të trajtohen njësoj si diplomat e çdo shkolle tjetër të mesme në Maqedoninë e Veriut.Kjo është një fitore për të gjithë medresantët, për komunitetin besimtar dhe për të gjithë ata që besuan në ndryshim”, shkruan Kasami në Facebook.
Ai shton se Qeveria VLEN vazhdon të dëshmojë përkushtimin ndaj qytetarëve në çdo sferë e çdo nivel të pushtetit. Premtimet nuk mbesin fjalë, por shndërrohen në vepra konkrete.
Lajme nga vendi
Azizi: Urime, diplomat e Medresesë të barabarta me të gjitha shkollat e mesme

Deputeti i VLEN Adnan Azizi në postimin e tij në Facebook ka përgëzuar miratimin e ligjit për shkollat e mesme fetare.
Azizi ka theksuar se VLEN premtoi dhe realizoi – tashmë diplomat e Medresesë “Isa Beu” në Shkup do të pranohen si të barabarta me diplomat e shkollave të tjera të mesme në Maqedoninë e Veriut.
Në reagimin e tij, ai e ka quajtur këtë një fitore të madhe për shqiptarët, për besimtarët dhe për të gjithë ata që janë të përkushtuar ndaj dijes fetare dhe lirisë së besimit. Azizi nënvizoi se miratimi i Propozim Ligjit për Shkollat e Mesme të Komuniteteve Fetare nga ana e Qeverisë është një hap historik dhe drejtësi e vonuar për breza të tërë që u diskriminuan padrejtësisht për më shumë se dy dekada.
“Ky vendim është edhe një goditje ndaj atyre që 22 vite mashtruan dhe manipuluan me ndjenjat fetare, atyre që nga njëra anë kërkonin votën e besimtarëve, dhe nga ana tjetër i etiketonin si terroristë”, – ka shkruar ai.
Lajme nga vendi
Klubi Malor “Skardus” organizoi Marshin e Parë Promovues (video)

Mbi 400 pjesëmarrës nga treva të ndryshme të vendit, Kosovës dhe alpinistë dhe mërgimtarë morën pjesë në Marshin e Parë Promovues, të organizuar nga Klubi Malor “Skardus” në fshatin Dobrosht. Ky aktivitet shënoi një moment të veçantë për këtë fshat sepse nëpërmjet natyrës, traditës dhe mikëpritjes bëri bashkë alpinistët dhe jo vetëm. Kryetari i Unionit të Shoqatave Bjeshkatare, Fari Rexhepi, theksoi se ky union luan një rol të veçantë në promovimin e bukurive natyrore të vendit dhe është përkrahës i shoqatave bjeshkatare të cilat poashtu lidhin adhuruesit e natyrës me natyrën tha Fari Rexhepi.
Të pranishëm ishin anëtarë të shumtë të shoqatave të ndryshme bjeshkatare nga vendi, të cilat promovojnë bukuritë natyrore të vendit tonë. Këto shoqata, të cilat funksionojnë nw bazw të plan programeve, ndikojnë në rritjen e numrit të bjeshkatarëve dhe adhuruesve të natyrës.
Fatmir Sulejmani – “Sytë e Sharrit”
Qerim Abazi – Kryetar i Shoqatës Malore “Sharri” Gostivar
Evzal Elmazi, drejtor i Parkut Nacional Mali Sharr, theksoi se kjo iniciativë është për tu përshëndetur dhe shpreson që do të ngelë traditë që do të organizohet edhe vitet e ardhshme. Elmazi deklaroi se do i përkrahin maksimalisht iniciativat e tilla.
Evzal Elmazi Rojtari i Zonave të Mbrojtura,
Fariz Farizi, apeloi që qytetarët të kenë kujdes në këtë periudhë të nxehtë, të shmangin zjarret dhe të respektojnë masat e qeverisë.
Fariz Farizi – Rojtar i Zonave të Mbrojtura
Ndryshe, Pjesëmarrësit përshkruan një distancë prej 8.5 km vajtje-ardhje, me një disnivel prej 530 metrash, duke ofruar një rrugëtim të këndshëm dhe energjik në natyrën e mrekullueshme të Dobroshtit.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve