Connect with us

Lajme nga vendi

Shërbimet globale po i rikthehen normalitetit pas problemit kibernetik

Published

on

Biznese dhe shërbime në gjithë botën janë gradualisht duke iu kthyer normalitetit, pas një problemi kibernetik, që ka prekur sistemet kompjuterike për disa orë të enjten dhe të premten, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Biznese, banka, spitale dhe kompani ajrore janë prekur më së shumti, pasi një përditësim i sistemit, i nisur prej kompanisë së sigurisë kibernetike Crowdstrike, ka shkuar keq dhe për pasojë është prekur sistemi Microsoft Windows.

Kompania Crowdstrike ka kërkuar falje për komplikimet dhe ka thënë se problemi është rregulluar, mirëpo e ka pranuar që do të duhet kohë derisa të kryhet e gjitha puna.

CrowdStrike, kompani amerikane, është në mesin e kompanive më të njohura në botë, e cila ka më shumë se 20.000 abonues.

Ajo krijon sisteme për t’i mbrojtur pajisjet e klientëve nga viruset kompjuterike.

Advertisement

Kompanitë e fluturimeve kanë raportuar për mijëra fluturime të anuluara dhe operatorët kanë thënë të shtunën se presin që vonesat të vazhdojnë edhe përgjatë fundjavës.

Disa shërbime shëndetësore në Britani, Izrael dhe Gjermani, nuk kanë mundur të ofrohen.

Kaosi global ka rritur shqetësime për cenueshmërinë e teknologjisë së ndërlidhur botërore, dhe shkallën e problemit që mund të shkaktojë problem në përditësim i vetëm një sistemi aq të përhapur.

Advertisement

Lajme nga vendi

OLD TIMER FEST MBAHET NË TETOVË

Published

on

Me pjesëmarrjen e klubeve nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria dhe Kosova, në
Tetovë u ekspozuan veturat e vjetra që ndryshe njihen si Old Timer. Ky aktivitet u
organizua Klubi Retro Tetova ndërsa është mbështetur nga Komuna e Tetovës.
ishte kjo një festë ku adhuruesit e veturave të vjetra ekspozuan veturat që dikur
ishin pjesë e pandashme e rrugëve tona, ndërsa sot janë vetëm një relikt I së
kaluarës, por që janë ruajtur me xhelozi nga këta adhurues. SIpas organizatorëve
Old Timer Fest,, nuk është vetëm një espozitë e veturave por është një udhëtim në
kohë. Çdo veturë tregon një histori, çdo detaj përçon emocione dhe çdo motor që
ndizet është një zë i së kaluarës që flet me krenari. Kryetari I klubit Retro Club
Tetova Ismail Zejneli foli për rëndësinë e këtij aktiviteti duke nënvizuar se tash ky
aktivitet është pjesë e pandashme e e kalendarit kulturor të qytetit tonë.
Ndërkaq, në emër të komunës së Tetovës këtë aktivitet e përshëndeti kryetari i
këshillit të Komunës së Tetovës Naim Ismaili.
Old Timer Fest u mbajt në kuadër të Verës Kulturore Tetovare, ku për
pjesëmarrësit u ndanë mirënjohje nga organizatori i ekspozitës.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Ora letrare “Puhizë në vargje” mbahet në Tetovë

Published

on

U mbajt  “Puhizë në vargje”, një orë letrare në kuadër të Verës Kulturore Tetovare, “Tetova në festë” e organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve “Oeneum” dhe nikoqirët e verës kulturore Komuna e Tetovës Të pranishëm ishin poet nga Tetova, Gostivari dhe Shkupi, miq të Oeneumit, por edhe miq të Tetovës, të cilët lexuan poezitë e tyre autoriale dhe zhvilluan diskutime për sfidat e poezisë në kohët e sotme. Kjo ishte një mundësi që Tetovës sonë t’i dhurojmë më shumë ngjyra arti dhe frymë poetike.  Sadije Aliti kryetare e Shoqatës së Shkrimtarëve Oeneum, theksoi se është viti i nëntë me rradhë që Shoqata e Shkrimtarëve Oeneum është pjesë e manifestimeve kulturore verore, duke faleminderuar të pranishmit, që edhe në ditë të diele, sakrifikojnë kohën e tyre për aktivitete letrare, pasi poezia është një dashuri e një sakrificë.

Fjalë përshëndetëse kishte  edhe Besarta Ramadani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës, e cila përcolli përshëndetjet e Kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, duke theksuar se Komuna e Tetovës çdo herë është në mbështjetje  e përkrahje të veprimtarive letrare e kulturore për të ngritur në një cilësi më të lartë jetën artistike në qytet.

Vargje e tyre peotike i lexuan: Sadije Aliti, Behare Neziri, Ejup Ajdini, Rami Kamberi, Adem Abdullahu, Bajramali Selimi, Muaxher Haruni, Merita Abzazi, Surja Etemi, Sulejman Meazi, Jusufzija Ademi, Mejreme Tushi Kajolli, Leme Ameti, Azra Alija, Merita Emurllai, Emira Ibishi, Bejza Isaki, e të tjerë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Promovohet libri “Rrugëtim në artin e veçantë”

Published

on

Sot, në ambientet e ish Radio Tetovës u promovua libri “Rrugëtim në artin e veçantë” i autorit Zeqir Memeti. Nëpërmjet punës së tij, autori ka sjellë një dimension të veçantë artistik, duke shënuar figura, qytete dhe monumente që mbartin mesazhe të forta kulturore. Edhe ky aktivitet është në kuadër të manifestimeve Vera Kulturore Tetovare. Autori Zeqir Memeti tashmë një kohë të gjatë merret me artin e veçantë duke pikturuar përmes gjilpërave, ndërsa këto punime tashmë janë edhe në librin e tij.

Deklarta Zeqir Memeti

Në ndërkohë, poashtu në hapësirat e ish radio tetovës u mbajt ekspozita “Kinematografi”, që është një ekspozitë faleminderimi për artistët e kinematografisë shqiptare.
“Ekspozita titullohet Kinematografi, është një ekspozitë faleminderimi për artistët e kinematografisë shqiptare dhe ështe gjithashtu edhe një rikujtim për epokën e artë që këta artistë I kanë dhënë shoqërisë tonë. Gjithsej janë 50 piktura të realizuara në stilin Pop Art të cilat janë shpërndarë në ambiente të ndryshme të Radio Tetovës. Në këto piktura janë përfshirë aktorët më në zë të asaj kohe duke përmëndur Robert Ndrenikën, Sandër Prosin, Timo Fllokon, Ndricim Xhepa, Margarita Xhepa, Tinka Kurti dhe një varg akoma më I madh artistësh. Sic e thash janë realizuar në teknikën Pop Art , gjithashtu jam munduar që të ruaj edhe stilin grafik, dhe për të ruajtur identitetin e kinematografisë, imazhet janë realizuar në bardh e zi dhe sfondi ka përbërë një ndërthurje midis modernes dhe të shkuarës ka ngjyra të fuqishme, ngjyra dinamike që bën edhe atë kontrastin e fortë dhe bëhet edhe me tërheqëse për syrin edhe më dinamike si pikturë”. tha Orges Merdani, autor I ekspozitës.
Të dy këta aktivitete janë pjesë e verës kulturore të Tetovës, ndërsa ishin të pranishëm një numër I madh I artdashësve, shkrimtarë dhe mysafirë tjerë. Vera Kulturore në Tetovë, vazhdon edhe me shumë aktivitete tjera kulturore dhe sportive.

Continue Reading

Më të lexuarat