Lajme nga vendi
Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton Lidhja Auto-moto e Maqedonisë.
Intensiteti i trafikut në rrugët rrugore jashtë zonave urbane është rritur. Intensitet më i madh i komunikacionit vërehet në vendkalimet kufitare “Bogorodicë” dhe “Tabanovcë”. Në pikat e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.
Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Lajme nga vendi
Maqedoni Takim për sëmundjet e rralla të EJL-së në Ohër

Takimi jubilar i dhjetë për sëmundjet e rralla të Evropës Juglindore fillon sot në Ohër dhe do të zgjasë deri më 4 tetor.
Në takim do të marrin pjesë ekspertë, mjekë, shkencëtarë, organizata pacientësh dhe përfaqësues nga institucionet e kujdesit shëndetësor nga Evropa Juglindore dhe më gjerë. Do të diskutohen arritjet më të fundit në diagnostikë dhe terapi, do të shkëmbehen përvoja dhe do të përcaktohen strategji për përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientëve me sëmundje të rralla, informon këshilli organizativ.
Këtë vit, potencojnë, shënojmë një jubilej të rëndësishëm – dhjetë vite përkushtim, bashkëpunim dhe progres në adresimin e sfidave të sëmundjeve të rralla në rajon.
Lajme nga vendi
Bastisje në Shkup, u gjet sasi e madhe e substanca narkotike

Pas bastisjeve gjatë ditës së djeshme në Gjorçe Petrov të SHkupit, policia ka arrestuar 24-vjeçarin me iniciale D.B. Sipas Policisë, tek i njëjti janë gjetur sasi të mëdha të kokainës dhe marihuanës.
“Njësia për tregti të paligjshme pranë SPB Shkup, me urdhër paraprak gjyqësor, kanë kryer bastisje në tre lokacione në rajonin e Gjorçe Petrovit. Gjatë aksionit është arrestuar D.B. (24) nga Shkupi, pasi në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar kokainë, marihuanë dhe para. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij është ngritur kallëzim penal me procedurë të përshpejtuar në Prokurorinë Themelore Publike Shkup, për vepër penale sipas nenit 215 të Kodit Penal të RMV-së”, thonë nga MPB.
Lajme nga vendi
Byzylykun e parë elektronik do ta përdorë një 79-vjeçar nga Velesi, i dënuar me 3 muaj burg

Një 79-vjeçar nga Velesi është personi i parë në vend që është dënuar me burg shtëpiak dhe së shpejti do të jetë i pari që do ta vuajë dënimin tre-mujor në shtëpi duke përdorur një alka elektronike në këmbë.
Kështu kanë njoftuar nga Administrata për Ekzekutimin e Sanksioneve, pas pyetjes nëse ka filluar përdorimi i alkave elektronike.
“Vendimi i parë për burg shtëpiak është nxjerrë nga gjykata e Velesit. Ai i përket një personi 79-vjeçar, i cili është dënuar me 3 muaj burg shtëpiak. Personi kërkoi nga gjykata shtyrje të ekzekutimit, por kjo u refuzua, që do të thotë se vendimi do të fillojë së shpejti të ekzekutohet. Pas përgatitjes së një programi individual nga një punonjës i probacionit, do të vendoset pajisja për mbikëqyrje elektronike tek i dënuari”, u shprehën nga Administrata për Ekzekutimin e Sanksioneve.
Personi nga Velesi është dënuar për shkelje të nenit 190-a, paragrafi 2 nga Kodi Penal, për ngacmim seksual.
Në maj të këtij viti, drejtori i Administratës për Ekzekutimin e Sanksioneve, Aleksandar Pandov, njoftoi se do të vihet në funksion përdorimi i alkave elektronike, duke mundësuar që të dënuarit në Maqedoni të kryejnë burg shtëpiak nën mbikëqyrje elektronike.
Pandov theksoi se alkat elektronike janë një instrument i rëndësishëm duke pasur parasysh se në burgjet e vendit ka 2,300 të burgosur dhe 400 të paraburgosur. Në disa burgje, kapaciteti është mbi 100%, prandaj qëllimi kryesor i alkave është të reduktojë popullsinë e burgjeve.
Gjithashtu, u raportua se 60 të dënuar tashmë kanë aplikuar për të marrë alkë, shkruan Fokus.
“Ligji i mirë lejon që tri kategori të të burgosurve të përdorin alkë – persona të moshuar ose të dobësuar, gra shtatzëna ose nënat me fëmijë të vegjël, si dhe persona me sëmundje të rënda ose me aftësi të kufizuara. Vetë burgjet mund të kërkojnë për një kategori të caktuar të të dënuarve”, tha Pandov.
Administrata për Sanksione ka formuar një departament për mbikëqyrje elektronike. Nëse i dënuari largohet nga perimetri i lejuar ose përpiqet të largojë ruterin, alka ndriçon me të kuqe dhe dërgon sinjal. Pas kësaj, Administrata kontakton të dënuarin, sepse çdo ruter ka një kartë SIM.
“Nëse ai nuk përgjigjet, një person i afërt mund të përgjigjet. Nëse as ai nuk përgjigjet, kontaktojmë policinë. Besoj se një person që merr alkë nuk do ta keqpërdorë atë”, sqaroi Pandov, duke shtuar se një i burgosur me alkë kushton shtetin mbi 2,000 denarë në ditë.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve