Connect with us

Lajme nga vendi

Zgjerimi i listës pozitive të barnave është në pritje të zgjedhjes së Bordit të ri Drejtues të Fondit të Shëndetësisë

Published

on

Zgjerimi i listës pozitive të barnave është në pritje të zgjedhjes së Bordit të ri Drejtues të Fondit të Shëndetësisë, thotë ministri i Shëndetësisë Arben Taravari. Sipas tij, nuk ka asnjë problem financiar për zgjerimin e listës dhe as të diskutueshme nëntë barnat e paralajmëruara që do të futen në të .

“Nuk ka problem, ka para, vetëm presim të zgjidhet Bordi i ri Drejtues, i cili ende nuk është kompletuar. Është dërguar nga ne dy javë më parë me pëlqimin e Fondit. Sapo të mbahet seanca e parë e Bordit Drejtues të Fondit, së bashku me drejtorin e Fondit Shëndetësor do të promovojmë listën pozitive. Nuk ka asnjë implikim të madh financiar”, tha Taravari, i cili sot ka vizituar Klinikën e Fëmijëve, ku është promovuar seksioni i ri i ambulancave neurologjike dhe është aktivizuar aparati sonografi, i cili është për ekon e kokës së fëmijëve më të vegjël.

Taravari bëri të ditur se deri në fund të vitit mund të ketë edhe një përpjekje për zgjerimin e listës pozitive të barnave.

Drejtori i FSSh-së Sasho Klekovski dje tha se për dhjetë ditë pret të dihet nëse do të ketë zgjerim të listës pozitive me nëntë barna të reja, sepse për momentin nuk bëhet fjalë nëse ka apo jo para për nëntë barna dhe se ministrja e Financave theksoi se në buxhet ka shumë boshllëqe, të cilat autoritetet duhet t’i zbulojnë, si p.sh. që Fondi kishte fonde për paga për më pak se një vit.

Në lidhje me këtë deklaratë, Taravari tha se ka folur me dy drejtorët e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe se janë në sinkron që kjo listë pozitive të kalohet dhe deri në fund të vitit të shihet nëse mund të zgjerohet me disa barna të tjera.

Advertisement

Klekovski dje tha se për momentin po bëhet vlerësimi i zbrazëtirave në disa fusha në mënyrë që bashkë me ribalancimin me mjetet e reja të vlerësohet se cilat nevoja shëndetësore mund të plotësohen deri në fund të vitit. Për vitin 2025, Klekovski shtoi se është e arsyeshme të mendohet se rishikimi i radhës i listës pozitive nuk duhet të jetë një korrigjim i vogël, por një ndryshim më rrënjësor.

Ndryshe, ministri i Shëndetësisë Arben Taravari do të negociojë me sindikatat për kërkesat e tyre për marrëveshje të reja kolektive në shëndetësi, por ajo që do të dakordohet mund të zbatohet jo në fund të këtij viti, por vitin e ardhshëm. Deri në fund të këtij viti janë planifikuar punësime të reja, por nuk ka hapësirë për rritje pagash. Portalb.mk.

Advertisement

Lajme nga vendi

Raundi i dytë zgjedhor, KSHZ-ja hedh poshtë të gjitha ankesat

Published

on

Qeveria do të emërojë të besuarit e saj në komunat ku nuk u zgjodhën kryetarë komunash në zgjedhjet lokale. Kjo do të bëhet menjëherë pasi KSHZ zyrtarisht t’i mbyllë zgjedhjet dhe do të informojë Qeverinë. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se ende nuk kanë mbajtur asnjë bisedim me partnerët e koalicionit për atë se kush do të përzgjidhet si ushtrues detyre.

“Fillimisht duhet zyrtarisht KSHZ ti përfundojë zgjedhjet dhe ta informojë qeverinë. Kjo pres të ndodhë javën e ardhshme. Më pas Qeveria ka afat prej 15 ditëve të veprojë dhe ta informoj KSHZ-në dhe Kuvendin që Kuvendi në afat prej 60 ditëve të mbajë zgjedhje të reja në ato komuna ku ishin të pa suksesshme… Kështu që unë pres gjatë javës së ardhshme kur ti marrim të ulemi me partnerët e koalicionit dhe ti propozojmë emrat se cilët do të jenë të besueshmit e qeverisë në ato komuna ku zgjedhjet ishin të pa suksesshme”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.

Të pa suksesshme zgjedhjet lokale ishin në Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë e Rostushë. Në zgjedhjet që do të përsëriten në këto komuna, nuk do të vlejë censusi dhe nuk do të kenë mundësi që përsëri të dështojnë. Ndërkohë nga KSHZ refuzuan të gjitha 16 ankesat për procesin e votimit të rrethit të dytë dhe presin nëse dorëzuesit e ankesave do të ankohen edhe në Gjykatën Administrative. Ankesa pati për komunat Karposh, Shuto Orizare dhe Bërvenicë. Në Shuto Orizare u dorëzuan 13 ankesa prej të cilave dhjetë nga koalicioni “Maqedonia jote” e VMRO-DPMNE-së dhe tre nga “Lidhja e Romëve”. Dy ankesa pati nga koalicioni “Përvoja për sukses” në Karposh dhe një ankesë pati kandidati i VLEN në Bërvenicë, Haqim Ramadani. /Alsat.mk

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mela merrë pozitën e “krye-timonierit” të Dibrës

Published

on

Pas ceremonisë së pranim-dorëzimit të mandatit nga ish-kryetari Hekuran Duka, Fisnik Mela mori sot zyrtarisht detyrën e Kryetarit të Komunës së Dibrës.

Në fjalën e tij, Mela e cilësoi këtë moment si një përgjegjësi të madhe dhe një emocion të veçantë, duke theksuar se mandati që i është dhënë nga qytetarët përfaqëson më shumë se një detyrë politike – një angazhim moral për të shërbyer me ndershmëri, transparencë dhe përkushtim.

“Dibra meriton institucione që dëgjojnë, që veprojnë dhe që sjellin zhvillim të vërtetë. Bashkë do ta ndërtojmë një komunë të mundësive, të bashkëpunimit dhe të mirëqenies për të gjithë”, deklaroi Mela.

Në fund, kryetari i ri i Dibrës uroi: “Zoti e bekoftë Dibrën dhe qytetarët e saj.”

Continue Reading

Lajme nga vendi

5 të arrestuar për ryshfet në bujqësi! Prokuroria zbulon skemën me 50,000 € në IPARD

Published

on

Nën drejtimin e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në orët e pasdites së djeshme u zhvillua një aksion ku u arrestuan pesë persona, përcjell TV21. Sipas Prokurorisë, menaxheri i një kompanie private i ka premtuar ryshfet prej 50 mijë eurosh drejtorit të Agjencisë për Mbështetje Bujqësore dhe Zhvillim Rural, në këmbim të nënshkrimit të një marrëveshjeje për fonde nga programi IPARD, ndonëse kompania nuk i plotësonte kushtet.

Në skemë janë përfshirë edhe tre ndërmjetës, mes tyre një punonjës i Administratës Tatimore dhe një zyrtar i Ministrisë së Bujqësisë, të cilët kanë ushtruar ndikim të paligjshëm ndaj drejtorit. Gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan 400 euro si pjesë e ryshfetit të pranuar. Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit për të gjithë të dyshuarit.

Continue Reading

Më të lexuarat