Connect with us

Lajme nga vendi

Vrasja në Debresh të Gostivarit, Prokuroria nis procedurën hetimore ndaj tre vëllezërve të përfshirë në rast

Published

on

Nga Prokuroria Themelore Publike njoftojnë se kanë dhënë urdhër për zbatimin e procedurës hetimore ndaj tre vëllezërve të cilët dyshohen për vrasjen e 35-vjeçarit me iniciale R.K. në Debresh.

Nga Prokuroria thonë se vëllezërit dyshohet se me paramendim kanë privuar nga jeta bashkëfshatarin e tyre, ndërkaq motivi dyshohet të ketë qenë hakmarrja.

“Në ditën kritike fillimisht ka ndodhur një përleshje fizike mes njërit prej vëllezërve dhe viktimës. Pas përleshjes, i dyshuari ka thirrur vëllezërit e tij, të cilët të revoltuar kanë marrë armë zjarri nga shtëpitë e tyre – një kallashnikov dhe një pistoletë. Të tre kanë shkuar në shtëpinë e viktimës me një veturë të tipit “Volvo” me targa të Zvicrës. Kur e kanë gjetur, kanë qëlluar drejt tij me pistoletë dhe me automatik, duke i shkaktuar plagë të shumta me armë zjarri nga të cilat viktima ka ndërruar jetë menjëherë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë.

Advertisement

Lajme nga vendi

Kasami e mori mandatin e dytë e ‘Të Parit të Tetovës’

Published

on

Bilall Kasami sot edhe zyrtarisht mori mandatin e dytë si kryetar i Komunës së Tetovës, pas fitores në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 2 nëntor.

Në fjalën e tij, Kasami u zotua se do të vazhdojë realizimin e projekteve të nisura, ndërsa theksoi se ky mandat do të ketë një qasje të re dhe të qartë në punë.

“E mira e këtij mandati është se askush nuk do të mund të më akuzojë që po realizoj projekte të lëna në gjysmë nga ish-kryetari,” deklaroi Kasami.

Ai ritheksoi përkushtimin për zhvillimin e Tetovës, duke vënë në fokus vazhdimin e projekteve dhe realizimin e premtimeve të dhëna para qytetarëve.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Doganiarët konfiskojnë ari, cigare, para dhe pajisje Apple

Published

on

Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se doganierët dhe ekipet mobile të doganës mes tjerash kanë konfiskuar në disa raste të ndryshme 92 gramë pllaka dhe monedha ari, pajisje “Apple”, 37.500 euro, cigare, parfume dhe rroba fëmijësh me marka të mbrojtura tregtare, përcjell TV21.

“Pllaka ari me peshë 53 gramë dhe 11 monedha ari me peshë 39 gramë u gjetën gjatë kontrollit të bagazhit të një shtetasi turk, në dalje nga shteti, në pikën kufitare të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit. Vlera e vlerësuar e arit arrin 538 mijë denarë. Në një rast tjetër, doganierët nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit gjatë kontrollit të bagazhit të një udhëtari, shtetas të Maqedonisë, që kishte ardhur me fluturim nga Londra, gjetën dy laptopë dhe një telefon mobil të markës “Apple”. Gjithsej 37.500 euro u konfiskuan nga ekipet mobile të doganës në dy raste të ndara gjatë hyrjes në shtet në pikën kufitare “Tabanoc”. 96 kuti cigare pa pulla akcize dhe 34 rripa për sigurimin e ngarkesave në automjete transportuese u zbuluan në dy raste të ndara në pikën kufitare Novo Sellë”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Shqiponja që dikur qëndronte krenare në Tiranë, sot ka gjetur shtëpinë e saj të re në Kukës

Published

on

Shqiponja që dikur qëndronte krenare në Tiranë, sot ka gjetur shtëpinë e saj të re në Kukës.
Qyteti i Kukësit do të jetë tashmë shtëpia e re e monumentit të njohur “Shqiponja”, që dikur përshëndeste udhëtarët në hyrje të Tiranës.

Vendi i ri i monumentit nuk është zgjedhur rastësisht. Rrethrrotullimi i Gostilit është pika që lidh Rrugën e Kombit me aeroportin ndërkombëtar të Kukësit.

Kjo vepër e bukur është dhuratë nga biznesmeni dhe filantropi Lazim Destani , bir i diasporës që me gjestet e tij e dëshmon se rrënjët nuk harrohen kurrë. Vepra, e cila është derdhur në çelik të rëndë, ka një lartësi prej 10 metrash, dhe përfaqëson një ndër simbolet më të njohura të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

“Shqiponja” u vendos fillimisht në vitin 2012 tek rrethrrotullimi i Doganës në Tiranë, ku për gjashtë vite ishte një pikë referimi për kryeqytetin. Në vitin 2018 u hoq për shkak të punimeve të projektit të Unazës së Madhe.

Tani, monumenti simbolik i bashkimit dhe krenarisë kombëtare gjen shtëpinë e vet të re në Kukës, një qytet që vetë ka qenë simbol i qëndresës dhe mikpritjes shqiptare gjate luftës në Kosovë.

Continue Reading

Më të lexuarat