Lajme nga vendi
Mexhiti shkruan për vizitën e Kurtit
Zv.kryeministri Izet Mexhiti ka shkruar duke i uruar mirëseardhje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku ka thënë se diskutuan çështje të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
“Me kënaqësi të veçantë mirëpritëm Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, në një vizitë pune, të frytshme, konstruktive, por edhe vëllazërore. Diskutuam çështje të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona, me fokus të veçantë tek lidhjet tona të forta, të cilat synojmë t’i forcojmë edhe më tej. Ky takim shënon edhe një hap të rëndësishëm për të ardhmen e përbashkët të regjionit, duke demonstruar bashkëpunimin e ngushtë dhe të suksesshëm mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës. Përmes këtij bashkëpunimi, synojmë të përmirësojmë pozitën e tonë në nivel rajonal dhe ndërkombëtar. Mirë se erdhe, kryeministër!” shkruan Mexhiti.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira.
Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verior.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri 7, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 12 deri 20 gradë Celsius.
Në ditët në vijim moti do të jetë me vranësira dhe periudha diellore.
Lajme nga vendi
Sidoqoftë, u thashë se provimi i jurisprudencës do të jetë në gjuhën shqipe!
Lajme nga vendi
Dogana e Maqedonisë sekuestron ar në vlerë të 9,460 €
Në pikën kufitare “Bogorodicë”, zyrtarët doganorë kanë parandaluar një tentativë për kontrabandim të bizhuterive prej ari me vlerë prej 581.900 denarë (rreth 9.460 euro), përcjell TV21. Sipas Drejtorisë së Doganave, personi që tentoi kontrabandimin kishte për qëllim të shmangë pagesën e taksave në shumën prej 207.738 denarë. Bizhuteritë e arit u sekuestruan.
“Në Bogorodicë, zyrtarët doganorë parandaluan një tentativë për kontrabandim të bizhuterive prej ari me vlerë prej 581.900 denarë, për të cilat kryerësi kishte tentuar të shmangë pagesën e taksave në shumën prej 207.738 denarë. Bizhuteritë e arit u sekuestruan, ndërsa ndaj kryerësit nga Drejtoria për Hetime është ngritur padi penale për kryerjen e veprës penale “kontrabandim”, e dënueshme sipas Kodit Penal”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

-
Lajme nga bota2 weeks ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga rajoni2 weeks agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga vendi2 months ago20-vjecari nga fshati Novo Sellë е Tetovës drejtonte mjetin pa leje i sekuestohet përkohësisht “BMV”

