Lajme nga vendi
Moti në ditët në vijim do të jetë me diell dhe vranësira lokale në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira lokale.
Në vendet malore të pjesës perëndimore do të ketë kushte për reshje të shiut.
Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga pjesa veriore.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 12 deri 22, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 30- 38 gradë celsius.
Në ditët në vijim moti do të jetë me diell dhe vranësira lokale.
Lajme nga vendi
KV SHKËNDIJA VIJON PËRGATITJET INTENSIVE PËR SEZONIN E RI

Klubi i volejbollit Shkëndija ka filluar përgatitjet intensive për kampionatin e ri në Ligë parë të volejbollit për meshkuj që fillon më 25 tetor. Ditëve në vijim priten edhe prurje të reja.
Në pritje të kampionatit të ri 2025/2026 në Ligën e parë të volejbollit në kategorinë e meshkujve, klubi i volejbollit Shkëndija nga fillimi i shtatorit ka filluar përgatitjet për sezonin e ri që do të fillon më 25 tetor. Shkëndija fazën e parë e ka zhvilluar në terren të hapur ndërsa nga 15 shtatori është duke punuar edhe në sallë. Këtë për televizionin koha e deklaroi trajneri Durim Luma
‘’Gjithsesi se prej 1 shator 2025 filluam me përgatitje . Në dy javët e para përgatitje fizike, ndërsa prej dje startuam edhe me stërvitjet në sall me ushtrime tekniko taktike. Stërvitjet kanë rrjedhur mirë. Besoj se lojtarët e kanë përballuar me lehtësi dhe vazhdojmë të përgatitemi për kampionatin e ardhshëm i cili sipas të gjitha gjasave do të startoj me 25 tetor, ndërsa ne do të mundohemi të jemi sa më të përgatitur për këtë kampionat’’ deklaroi trajneri Durim Luma
Ekipi i Shkëndijës gjatë fazave përgatitore padyshim se do të sjell edhe përforcime, ndërsa formën e lojtarëve do ta ndjek përmes ndeshjeve kontrolluese me ekipe në afërsi të Tetovës dhe nga Kosova
‘’Po pas largimit të Habil Ajetit , kapitenit tonë i cili i dha fund karrierës së tij aktive dhe ne sigurisht se jemi pak sa më të dobësuar këtë vit. Jemi në biseda me disa lojtarë, po besoj se gjatë javës së ardhshme do ti konkretizojmë të gjitha bisedat dhe besoj se do arrijmë edhe marrëveshje për përforcim të ekipit” deklaroi trajneri Luma
Skuadra kuqezi krahas garave në kampionatin vendor merr pjesë edhe në garat që zhvillohen me kategoritë e veteranëve
‘’Sa i përket ekipit të veteranëve ne kemi startuar me përgatitjet për turnirin e ardhshëm që do të mbahet më 21 shtator këtu në Tetovë. Organizator është ekipi i veteranëve të Tetovës. Ndeshjet do të zhvillohen në sallën e shkollës ‘’Goce Dellçev’’. Në përball këtë javë në këtë turne do ta kemi ekipin e Skopje Veterani. Besoj se po që se arrijmë të fitojmë edhe këtë ndeshje unë jam optimist se këtë punë do ta arrijmë dhe të përfundojmë në finalen e play off-it. Besoj se këtë rezultat neve mund të arrijmë’’ tha trajneri Luma
Lajme nga vendi
Qarkullimi në industri shënon rritje, gjatë korrikut

Qarkullimit në industri në muajit korrik të këtij viti është rritur për 13,8 për qind në krahasim me periudhën e njejtë të vitit paraprak, në krahasim me muajin qershor të vitit 2025 është vërejtur rënie prej 0,7 për qind, ndërsa në periudhën janar – korrik 2025 në krahasim me periudhën janar – korrik 2024 është rritur për 8,1 për qind, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës.
Qarkullimi i përgjithshëm në korrit të vitit 2025 në krahasim me muajin korrik të vitit 2024 shënon rritje te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 2,6 për qind, Prodhimet kapitale për 36,4 për qind, Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjërë për 7,2 për qind dhe Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 2,6 për qind.
Qarkullimi në industri në tregun vendor në korrik të vitit 2025, në krahasim me muajin korrik të vitit 2024, vërehet rritje nga 3,4 për qind, derisa në periudhën janar- korrik 2025, krahasuar me periudhën janar- korrik 2024 vërehet rënie nga 1,3 për qind.
Qarkullimi në industri në tregun e huaj në korrik të vitit 2025, në krahasim me muajin korrik vitit 2024, vërehet rritje nga 17,4 për qind, derisa në periudhën janar- korrik 2025, krahasuar me periudhën janar- korrik 2024 vërehet rritje nga 10,3 për qind.
Lajme nga vendi
Kos: BE-ja është e shqetësuar për sundimin e ligjit në Maqedoni

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim për sundimin e ligjit në Maqedoninë e Veriut dhe në vendet e Ballkanit Perëndimor, pavarësisht përparimit që është vërejtur – njoftoi dje komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos.
Ajo theksoi se vazhdon praktika e ndërhyrjes në proceset gjyqësore, presioni ndaj zyrtarëve që hetojnë korrupsionin dhe politizimi i trupave rregullatorë të mediave, gjë që – siç tha ajo – është e papranueshme.
Komisionerja evropiane theksoi se BE-ja është e themeluar mbi sundimin e ligjit, që nënkupton gjyqësor të pavarur, zgjedhje të ndershme dhe media të lira. Vendet kandidate që nuk mund të sigurojnë këtë nivel të sundimit të ligjit, nuk do të mund të bëhen anëtare të Bashkimit.
Ajo shtoi se vendet e Ballkanit Perëndimor janë në fokusin e procesit të zgjerimit dhe se sundimi i ligjit është një parakusht kyç për integrimin e tyre.(INA)
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve