Lajme nga vendi
Arrestohet në Kosovë personi nga Maqedonia për dyshimin se ka falsifikuar monedha 2 euroshe
Autoritetet e Kosovës dhe ato të Maqedonisë së Veriut e kane arrestuar një shtetas maqedonas i cili dyshohet për prodhimin dhe shpërndarjen e parave të falsifikuara me prerje metalike prej 2 Euro.
I dyshuari për këto vepra penale i cili u arrestua sot në Kosovë është: Shkelzim Demiri.
Ndërkohë, autoritetet maqedonase kanë kryer kontrolle në tri lokacione dhe kanë sekuestruar makineri për prodhimin e parave të falsifikuara.
“Gjatë kontrollit u sekuestruan makineri për prodhimin e parave të falsifikuara me prerje metalike 2 (dy) Euro, shabllone parash dhe materiale të tjera për prodhimin e monedhave të falsifikuara, duke përfshirë të gjithë lëndën e parë të prodhimit të tyre”, thuhet në njoftimin e përbashkët të autoriteteve të Kosovës dhe atyre të Maqedonisë së Veriut.
Me aktvendim të prokurorit të rastit nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, shtetasi maqedonas është ndaluar përkohësisht për 48 orë dhe ndaj tij në afat ligjor do të parashtrohet kërkesë në gjykatë për caktimin e masës për sigurimin e prezencës së tij në procedurë./Alsat
Lajme nga vendi
Abuzimet në rrjetet sociale, rreziku më i madh për privatësinë në Maqedoninë e Veriut gjatë 2024
Abuzimet në rrjetet sociale janë shfaqur si kërcënimi kryesor për privatësinë e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2024, thuhet në raportin vjetor të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, përcjell Zhurnal.mk.
Nga gjithsej 249 ankesa të paraqitura, plot 247 kanë të bëjnë me keqpërdorime në hapësirën online, duke dëshmuar se interneti dhe rrjetet sociale janë kthyer në arenën kryesore të shkeljes së të drejtave personale.
Sipas raportit, rastet më të shpeshta përfshijnë profile të rreme dhe të hakuara, publikim të paautorizuar të fotografive dhe videove, si dhe keqpërdorim të të dhënave personale. Këto nuk konsiderohen më vetëm si krim kibernetik abstrakt, por si goditje direkte ndaj jetës së përditshme të qytetarëve, duke shkaktuar dëmtim të reputacionit, vjedhje identiteti dhe ndjenjë pasigurie në hapësirën digjitale.
Veçanërisht shqetësues mbetet fakti se 12 nga rastet e raportuara lidhen me fëmijë. Edhe pse numri mund të duket i vogël, autoritetet paralajmërojnë se çdo rast i tillë mund të ketë pasoja afatgjata për privatësinë dhe sigurinë psikologjike të të miturve.
Raporti ngre gjithashtu shqetësime për kapacitetet institucionale. Gjatë vitit 2024, Agjencia ka realizuar 338 mbikëqyrje me vetëm katër mbikëqyrës, ndërsa numri i përgjithshëm i të punësuarve është 16, çka tregon për një disproporcion të madh mes përmasës së problemit dhe burimeve në dispozicion.
Megjithëse është miratuar një strategji e re për periudhën 2025–2030, ajo për momentin mbetet vetëm një kornizë fillestare. Të dhënat e vitit 2024 dërgojnë një mesazh të qartë: privatësia po rrezikohet më së shumti pikërisht aty ku qytetarët kalojnë më shumë kohë – në rrjetet sociale.
Lajme nga vendi
Sistemi EES | Shqetësime për shoferët e kamionëve dhe autobusëve nga Ballkani Perëndimor
Transportuesit e mallrave dhe të udhëtarëve që nisen drejt shteteve të BE-së nga sot po përballen me procedura të reja të hyrje-daljeve në zonën Shengen. Sistemi evidentimit elektronik në pikat kufitare EES ka nis të funksionojë nga 10 prilli për të gjithë shtetasit e huaj, por nga 6 shtetet e Ballkanit Perëndimorë kanë shprehur shqetësimin se po ju vështirësohet puna me shoferët e kamionëve dhe të autobusëve. Se a do të mund të vozisin shoferët më shumë se 90 ditë brenda 180 ditëve në zonën shengen, nga Shoqata “Makam-trans” thotë se kanë pasur përgjigje pozitive për prolongim të restrikcioneve deri në shtator.
“Që në ditën e parë janë vërejtur komplikime dhe pritje të gjata në vendkalimet kufitare me BE-në. Si në Kroaci ashtu edhe në Hungari ka pasur radhë të gjata të kamionistëve tanë, të cilët për herë të parë nuk do të marrin vula në pasaporta, por do të fotografohen dhe të skanojnë gjurmët e gishtërinjve në sistem”, tha Shoqata e Transportuesve të kamionëve të RMV-së “MAKAM -Trans”.
“Makam-trans” thotë se synimi është të sigurohen kushte gjatë periudhës kalimtare për transport të pandërprerë të mallrave dhe pasagjerëve në BE, pa kufizime apo procedura diskriminuese, në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (2001) dhe marrëveshjet dypalëshe në transportin rrugor.
Pas protestave të bëra 26-29 Janar duke bllokuar pikat transportuese doganore, shoferët e kamionëve dhe autobusëve u njohën si profesion më vete nga autoritet e BE-së. Për këtë kategori profesionistësh EES-ja është prolonguar deri në shtator, thonë nga Ministria e transportit dhe lidhjeve, duke identifikuar shtetet e BE ku më së tepërmi udhëtojnë kamionët dhe autobusët tanë për të marr viza afatgjate pune.
“Me Bullgarinë dhe me Greqinë duhet të kemi marrëveshje të posaçme duke pasur parasysh se këtu ka qarkullim ditor dhe të mos ketë fare nevojë për viza apo kufizime. Pak e tretë po shkon relativisht mirë! Zvicra veç se e ka vënë në zbatim, Kroacia e ka në proces deri në javën e fundit të prillit. Sot e firmosa vendimin që përfaqësuesit tanë të shkojnë në Rumani që edhe atje të zgjidhet problemi. Hungaria premtoi që pasi të mbarojnë zgjedhjet parlamentare, të cilat i kanë tani të dielën, do të punojnë në zgjidhjen e problemit. 21-22 prill delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri shkon në Austri në takim me kancelarin, ku do të jetë një nga çështjet kyçe që do të bisedohet në agjendë”, u shpreh Aleksandar Nikollovski, ministër i Transportit.
Autoritet bëjnë me dije që edhe me Gjermaninë janë në bisedime përmes Odës së investitorëve të huaj, dhe me Britaninë e Madhe kanë nisur bisedime të posaçme duke qenë se ishullorët më nuk janë pjesë e BE-së dhe zonës Shengen dhe kanë rregulla të tjera të vizave të punës për profesionistët e huaj. Disa nga shoferët thonë se për Britaninë e Madhe marrin viza pune të përkohshme, ndërsa për Zvicër që është në Shengen zonë por jo në Bashkimin Evropian marrin viza tjera me leje qëndrim të kufizuar për 80 ditë.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira, në mëngjes në pjesët lindore do të ketë kushte për shi të lehtë lokal.
Do të fryjë erë e dobët deri mesatare kryesisht veriore. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 0 deri në 6, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 17 gradë.
Në Shkup, në mëngjes me kushte për shi të lehtë, e më pas me vranësira të ndryshueshme me periudha më të shkurtra me diell.
Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 5, ndërsa maksimale do të arrijë 16 gradë.
-
Lajme nga bota2 weeks ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga rajoni2 weeks agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga vendi2 months ago20-vjecari nga fshati Novo Sellë е Tetovës drejtonte mjetin pa leje i sekuestohet përkohësisht “BMV”

