Lajme nga vendi
Ndeshje e rëndë në rrugën Nish-Beograd, ndërron jetë një grua nga Radiovca e Tetovës

Një grua ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur në autostradën Beograd-Nish, afër qytetit të Mihajllovacit, afër Smederevës, rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm.
Vetura me targa zvicerane, në të cilën ndodhej një familje nga Tetova gjegjësisht nga Radiovca, për shkaqe të panjohura ka dalë nga rruga. Gruaja që ndodhej në sediljen e pasagjerit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Pas aksidentit, është arrestuar burri i saj i cili drejtonte veturën, dhe i është caktuar masa e paraburgimit në Prokurorinë Themelore në Smederevë.
Fatmirësusht fëmija në sediljen e pasme ishte i padëmtuar.
Fëmija është nën kujdestari të përkohshme të Qendrës për punë sociale në Smederevë.
Siç bëhet e ditur, familja është nga fashti Radiovcë – Tetovë dhe jeton në Zvicër, mosha e tyre është rrth 30-tave.
Lajme nga vendi
Aliu: Transformim digjital, aplikacion i ri dhe decentralizim i shërbimeve onkologjike

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, gjatë pjesëmarrjes së tij sot në emisionin “Stadion” në Kanal 77, njoftoi për futjen e një zgjidhjeje të re softuerike që do ta lehtësojë komunikimin dhe lëvizjen e pacientit nëpër sistemin shëndetësor.
“Aplikacioni do t’i mundësojë pacientit që në çdo kohë të fusë tregues shëndetësorë, mbi bazën e të cilëve mjeku amë ose specialisti do të mund të reagojë menjëherë – duke ndryshuar terapinë ose duke dhënë rekomandime për trajtim të mëtejshëm. Nëse sistemi detekton vlera jashtë normales, do të alarmojë automatikisht,” theksoi Aliu.
Shtoi se aplikacioni është pjesë e strategjisë së përgjithshme për digjitalizimin dhe optimizimin e sistemit shëndetësor. Ai gjithashtu u ndal edhe në harmonizimin e 12 ligjeve me qëllim rritjen e transparencës dhe efikasitetit.
Ministri Aliu gjithashtu njoftoi për disperzimin e shërbimeve onkologjike edhe jashtë Shkupit, duke e bërë të mundur trajtimin e pacientëve onkologjikë edhe në spitalet e Shtipit, Tetovës, Bitolës dhe në Spitalin e Përgjithshëm „8 Shtatori“.
“Jemi në fazën përfundimtare të protokolleve. Fillimisht, trajtimi do të bëhet me asistencë përmes telemjekësisë nga Shkupi, por së shpejti presim që në këto qendra të vendosen edhe simulatorë CT, me ç’rast pacientët do të marrin shërbime cilësore më afër shtëpive të tyre,” theksoi ministri.
Lajme nga vendi
Mickoski: Gjashtë përpjekjet falas për in vitro do të jenë një investim në të ardhmen e Maqedonisë

Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, gjatë ngjarjes së sotme me rastin e vënies në përdorim të bulevardit të ri në Gjevgjeli, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske në lidhje me masën për gjashtë përpjekje falas in vitro dhe nëse kjo do të kontribuojë në rritjen e natalitetit në vend, si dhe cilat janë pritshmëritë nga kjo masë, theksoi se pikërisht pasqyra demografike është dhe do të mbetet një nga sfidat kryesore në vitet që vijnë.
“Po, absolutisht po. Mendoj se sfida kryesore për ne si shtet në vitet dhe dekadat që vijnë është demografia dhe gjendja demografike. Unë kam folur shumë herë për këtë dhe do të vazhdoj të flas, do të jem shumë i zëshëm, sepse kot është ky asfalt, këto nënkalime dhe mbikalime, parqet, gjithçka që ndërtojmë, nëse nuk kemi fëmijë që do t’i përdorin. Nëse nuk kemi pasardhës që do t’i gëzojnë të gjitha këto dhe do të shtojnë cilësi në jetën e tyre. Ne mund të rinovojmë pafund çerdhe dhe të ndërtojmë shkolla – brenda mundësive tona, sigurisht – por nëse nuk ka fëmijë që do të jenë aty, atëherë gjithçka është e kotë,” shpjegoi ai.
Kryeministri tha se krijimi i familjes dhe lënia pasardhësve është një akt patriotik.
“Dikush mund të më shpallë konservator, dikush mund të thotë se ndoshta jetoj në të kaluarën. Por unë mendoj se demografia, pasardhësit, fëmijët dhe krijimi i familjes janë një akt patriotik. Dhe sot, kështu mbrohet e ardhmja e Maqedonisë, e popullit maqedonas dhe e qytetarëve maqedonas. Vlerësoj se këto gjashtë procedura in vitro falas – dyfish më shumëse në të kaluarën, kur ishin vetëm tre – janë në atë drejtim, dhe këtu nuk ndalemi, do të vazhdojmë edhe më tej. Prandaj, në vitin që vjen do të kemi, do të thosha, veprime shumë më të fuqishme, të cilat do të nënkuptojnë përmirësimin e pasqyrës demografike të Maqedonisë,” theksoi Mickoski.
Lajme nga vendi
DAP u bën thirrje mbi 3,100 qytetarëve të shlyejnë detyrimet e tyre tatimore për vitin 2024

Sipas të dhënave të DAP, 3,155 tatimpagues nuk e kanë përmbushur detyrimin e tyre deri më 30 qershor 2025. Do të ndërmerren procedura kundër tyre që përfshijnë llogaritjen e interesit prej 0.03 përqind në ditë dhe një tarifë të veçantë administrative.
DAP u kujton qytetarëve se pagesa mund të bëhet vetëm me një urdhër PP53 dhe se numri i folio-s duhet të futet saktë. Gabimet në pagesë mund të çojnë në mosregjistrim të fondeve, kosto shtesë dhe ripagesë.
Tatimpaguesit me një borxh mbi 10,000 denarë dhe vështirësi në likuiditet mund të kërkojnë një pagesë të shtyrë përmes formularit të publikuar në faqen e internetit të DAP. Ekziston gjithashtu mundësia që borxhi të paguhet nga një palë e tretë përmes sistemit elektronik.
Informacion shtesë mbi pagesën ose mospërputhjet e mundshme mund të merren përmes info qendrës së DAP.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve