Connect with us

Lajme nga vendi

VLEN: BDI dhe satelitët e saj kanë shkatërruar kulturën shqiptare

Published

on

BDI dhe satelitët e saj vazhdimisht kanë nëpërkëmbur kulturën shqiptare, dhe e fundit nga kjo nëpërkëmbje është edhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe në Maqedoninë e Veriut me drejtorin e këtij institucioni, Shkodran Tolaj, i cili si arritje në karrierë ka vetëm faktin që është këngëtar personal i Ali Ahmetit.
Rrëfimet e punonjësve të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqipe janë skandaloze dhe të tmerrshme. Koalicioni VLEN përshëndet guximin dhe kurajon e këtyre punonjësve që kanë dalë publikisht për të shpalosur “mëkatet” e këngëtarit të Ali Ahmetit, Shkodran Tolaj.
Ky person, në vend që të merret me avancimin e kulturës, është marrë me gjithçka tjetër përveç se me detyrën e tij primare, gjë që është emblematike për partinë që ka qeverisur këtë vend për 22 vite me kuadro joprofesionistë. Në vend se të zgjidhë statusin e punonjësve, ai ka zgjedhur t’i lë pezull dhe t’i degradojë, duke shfaqur arrogancën dhe mungesën e përgjegjësisë.
Koalicioni VLEN, si pjesë e qeverisë, dënon ashpërsisht veprimet e drejtorit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqipe, Shkodran Tolaj. Ai kishte mundësinë të zgjidhë statusin e artistëve, por zgjodhi të ndjekë të njëjtën rrugë të paaftësisë dhe neglizhencës si çdo institucion tjetër që udhëhiqet nga BDI dhe satelitët e saj.
I bëjmë thirrje edhe prokurorisë publike që të hyjë në këtë institucion dhe të sheh nëse ka skelje edhe më të mëdha të punës së tij.
BDI dhe satelitët e saj kanë treguar paaftësinë e tyre për të menaxhuar institucionet publike dhe për t’u shërbyer qytetarëve. Përveç për krim dhe korrupsion, ata nuk kanë treguar aftësi në asnjë fushë tjetër, duke sjellë dëme të mëdha në shoqërinë tonë.
Koalicioni VLEN angazhohet të ndjekë këtë çështje deri në zgjidhjen e plotë të saj dhe të sigurojë që drejtësia të vihet në vend. Ne jemi të përkushtuar të mbrojmë kulturën dhe trashëgiminë tonë shqiptare dhe të sigurojmë që artistët tanë të kenë mbështetjen dhe respektin që meritojnë.
Advertisement

Lajme nga vendi

A po zbutet Maksi, pas reagimeve të VLEN vendos flamurin shqiptar në komunë ?!

Published

on

Pas reagimeve të shumta të VLEN-it ndaj qëndrimeve të tij kundër mbajtjes së provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, kryetari i Komunës së Kumanovës dhe lideri i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, sot ka vendosur flamurin shqiptar në objektin e komunës.

Dimitrievski ditëve të fundit shkaktoi reagime të ashpra në opinion, pasi paralajmëroi se ZNAM-i do të largohet nga Qeveria nëse lejohet që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në një gjuhë tjetër përveç maqedonishtes.

Qëndrimet e tij u kundërshtuan nga përfaqësuesit e VLEN-it. Bashkëkryetari Izet Mexhiti, në një reagim publik, i kujtoi Dimitrievskit se edhe vetë Komuna e Kumanovës funksionon në dy gjuhë, duke i bërë thirrje që, nëse e pengon përdorimi i shqipes, të lirojë postin e kryetarit të komunës.

Vendosja e flamurit shqiptar në Komunën e Kumanovës vjen në kohën e debatit të ashpër politik për të drejtat gjuhësore dhe pas reagimeve të VLEN-it ndaj deklaratave të liderit të ZNAM-it.

Continue Reading

Lajme nga vendi

“QYTET I SIGURT”: 29% MË PAK VIKTIMA NË AKSIDENTE TRAFIKU!

Published

on

Numri i personave që kanë humbur jetën në aksidente trafiku është ulur për rreth 29 për qind, krahasuar me dy vitet paraprake, njoftoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Një numër i madh funksionarësh, ministrash, drejtorësh dhe personash nga institucionet fetare kanë qenë në listën e të ndëshkuarve për kundërvajtje në trafik, pasi janë regjistruar nga sistemi “Qytet i Sigurt”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, tha se kishte pasur ndërhyrje për anulimin e gjobave, por ato kanë pushuar pas reagimit të tij të ashpër.

Kundërvajtjet në trafik, sipas tij, janë bërë si me automjete zyrtare, ashtu edhe me ato private, por të gjitha gjobat janë paguar.

Sipas tij, “Safe City” ka ulur ndjeshëm aksidentet me epilog fatal në trafik.

Advertisement

PANÇE TOSHKOVSKI – Ministër i Brendshëm

“Në 15 vitet e fundit në rrugët e Maqedonisë kanë humbur jetën 2.131 persona mesatarisht 142 persona në vit. Gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti, në aksidente trafiku kanë humbur jetën 85 persona, kundrejt 117 viktimave në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe 119 në vitin 2024.Bëhet fjalë për një ulje prej rreth 29 për qind”

Ministria e Punëve të Brendshme, me projektin “Qytet i Sigurt”, ka fituar vendin e parë në kategorinë “Përsosmëri në Sigurinë e Trafikut” në Samitin Botëror të Policisë, të mbajtur në Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe, tha Ministri Toshkovski.

Projekti i Maqedonisë së Veriut u përzgjodh si më i miri në konkurrencë me Policinë e Singaporit, Policinë e Abu Dhabit, Drejtorinë e Rrugëve dhe Transportit të Dubait dhe shërbimin policor të shtetit indian Maharashtra.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Skandal në një shkollë të rrethinës së Tetovës: 51-vjeçari futet në klasat e shkollës dhe rreh dy nxënës të mitur!

Published

on

.Dje në ora 18:10, punonjësit e policisë nga Stacioni Policor Grupçin kanë privuar nga liria një 51-vjeçar nga f. Trebosh. Sipas denoncimit, rreth orës 09:00, gjatë pushimit të madh, ai ka hyrë në ambientet e shkollës fillore në fshatin Trebosh, ka sulmuar fizikisht dy nxënës të mitur dhe u ka drejtuar kërcënime verbale. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të pasojë kallëzimi përkatës.

Continue Reading

Më të lexuarat