Connect with us

Lajme nga vendi

Mickoski: Me ribalancimin e Buxhetit janë ndarë mbi 20 milionë euro për pagesën e borxheve të papaguara ndaj bujqve

Published

on

“Me ribalancimin janë ndarë 1 miliardë e 250 milionë denarë për pagesën e borxheve të papaguara ndaj bujqve që nuk i ka paguar Qeveria e kaluar”, ka shkruar kryeministri Hristijan Mickoski në rrjetet sociale.

Për krahasim, shton ai, vitin e kaluar kilogrami i rrushit Smederevka është blerë me çmim prej 15 denarë, që do të thotë se këtë vit kemi një rritje prej 3,3 denarë, gjegjësisht 22%, ndërsa një kilogram rrush Vranec në vitin 2023 është blerë me çmim prej 18 denarë, në vitin 2024 kemi rritje prej 2,8 denarë ose 15,5%.

“I gjithë procesi i blerjes do të monitorohet nga inspektorati i bujqësisë, i cili do të vendosë inspektorë në çdo blerje për të monitoruar procesin”, shton Mickoski.

Advertisement

Lajme nga vendi

Tripunovski: Janë blerë mbi 78 milionë kilogramë rrush vere, çdo kokërr do të mblidhet, fermerët të mos shqetësohen

Published

on

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, sot ishte për vizitë në terren në rajonin e Tikveshit, ku vizitoi disa pika grumbullimi me qëllim ndjekjen e procesit të grumbullimit të rrushit të verës.

“Ju informoj se, sipas të dhënave të ditës së djeshme, deri tani janë blerë diçka mbi 78 milionë kilogramë rrush vere”, theksoi ministri Tripunovski.

Nga sasia e blerë, rreth 35 milionë kilogramë janë rrush i kuq, rreth 40 milionë kilogramë rrush i bardhë, plus sasi shtesë të destinuara për eksport. I gjithë procesi po monitorohet nga Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë.

Ministri shtoi se po ndiqet situata me blerjen e rrushit të verës dhe se këtë vit ka sasi të shtuar, gjë që gëzon pasi Ministria ka bërë përpjekje për të sjellë ujë në çdo vresht.

“Ajo që dua të theksoj është që vreshtarët të mos jenë të shqetësuar. Ditët e fundit po e ndjekim intensivisht blerjen dhe dinamikën. Sasia e cila, sipas disa vreshtarëve gjoja nuk do të blihet nuk është e vërtetë – nga nesër në procesin e blerjes përfshihet edhe një kantinë tjetër vere, “Vardar Winery”, e cila do t’i hapë dyert e saj dhe do ta grumbullojë shtesë atë sasi që do të paraqitet për blerje”, sqaroi ministri Tripunovski.

Advertisement

Ministri theksoi se kantinat e tjera të verës, sipas dinamikës, po vazhdojnë me blerjen e rrushit të verës.

“Çdo kokërr, çdo tufë rrushi do të mblidhet – vreshtarët të mos jenë të shqetësuar. Angazhimi ynë ishte që të ketë sasi më të madhe rrushi vere. Në periudhën e ardhshme do të vazhdojmë të jemi këtu çdo ditë në terren për të eliminuar çdo lloj manipulimi”, përfundoi ministri.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Rregullorja e KSHZ-së për grumbullimin e nënshkrimeve për listat e kandidatëve për zgjedhjet lokale para Gjykatës kushtetuese

Published

on

Në seancën e sotme të Gjykatës kushtetuese do të diskutohet për lëndën, ku është e kontestuar Rregullorja për rregullimin e procedurës për grumbullimin e nënshkrimeve për përkrahje të listave të kandidatëve, të parashtruara nga një grup votuesish dhe mënyra e përcaktimit të noterëve, për zgjedhjet lokale 2025, të miratuar më 17 gusht të këtij viti nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Parashtrues të iniciativës deri te Gjykata kushtetuese janë Shoqata “Kongresi botëror maqedonas” nga Shkupi, të përfaqësuar nga kryetari Todor Petrov dhe Stevçe Stojanov.

Në iniciativën e parashtruar nga Shoqata “Kongresi botëror maqedonas”, parashtruesi njofton se me miratimin e Rregullores së kontestuar është bërë shkelje e Kodit zgjedhor dhe nenit 8 paragrafi 1 alinea 3 dhe 5, nenet 22, 23, 51, 54, 61 dhe 68 paragrafi 1 alinea 2 nga Kushtetuta. Parashtruesi pohon se edhe pse afatet zgjedhore janë në vijim, KSHZ-ja ka vepruar jashtë kompetencave të veta dhe me akt nënligjor ka përcaktuar kushte për realizimin e së drejtës zgjedhore të qytetarëve për të marrë pjesë në kryerjen e funksioneve publike.

Në iniciativën e parashtruar nga Stevçe Stojanov qëndron se me Rregulloren e kontestuar janë shkelur neni 8 paragrafi 1 alinea 3, nenet 51, 61 dhe 68 paragrafi 1 alinea 2 nga Kushtetuta. Sipas asaj që qëndron në iniciativë, në pikën 4 të Rregullores, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka vendosur normë për përkrahje të listës së kandidatëve për anëtarë të këshillit, respektivisht listë të kandidatit për kryetar të komunës, të parashtruar nga “një grup votuesish”, e cila duhet të nënshkruhet nga të paktën dy votues dhe me këtë rregullim, KSHZ-ja ka dalë jashtë kornizave ligjore dhe është vendosur në rol të ligjvënësit.

Rregulloren e propozoi anëtari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, duke iu referuar nenit 63 nga Kodi zgjehdor, i cili, siç tha, nuk është hequr, ndërsa e rregullon procedurën për grumbullimin e nënshkrimeve për propozimin e kandidatëve, edhe pse nenin 62, i cili ka të bëjë me zgjedhjet lokale, Gjykata kushtetuese e hoqi.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

MEMBM: Miratohet Ligji për efikasitet energjetik, fatura më të ulëta, ajër më i pastër dhe standarde evropiane

Published

on

Kuvendi në seancën e fundit ka miratuar Ligjin për efikasitet energjetik, të përgatitur nga Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale (MEMBM). Me këtë vendim, vendi merr një kornizë tjetër të fortë ligjore, në përputhje me standardet evropiane, i cili do të kontribuojë drejtpërdrejt në uljen e faturave për qytetarët, mjedis më të pastër dhe hapjen e vendeve të gjelbra të reja të punës, informuan nga Ministria e Energjetikës.

“Ligji siguron një hap të konsiderueshëm përpara në uljen e konsumit të energjisë, integrimin e burimeve të rinovueshme dhe uljen e emetimeve të gazrave serrë. Me zbatimin e kësaj do të krijohet një sistem i qëndrueshëm, i cili do ta afrojë vendin me objektivat evropiane të klimës dhe konceptin e tranzicionit të gjelbër”, potencojnë nga Ministria e Energjetikës.

Siç theksojnë, risitë kryesore të Ligjit janë: futja e parimit evropian “Efikasiteti i energjetikës në vend të parë”: strategji afatgjatë për rikonstruimin e ndërtesave rezidenciale, publike dhe tregtare në objekte me efikasitet energjetik: kursime të trefishuara në sektorin publik – rindërtim i detyrueshëm i të paktën tre për qind të ndërtesave publike çdo vit; kolektorë të detyrueshëm diellorë gjatë ndërtimit ose rikonstruimit të shkollave, kopshteve dhe institucioneve publike; mbështetje financiare për investime në panele diellore, sisteme gjeotermale dhe teknologji inteligjente; standarde të larta në furnizimin publik, transparencë digjitale dhe profesionalizim të kontrolleve të energjisë; dhe përfshirja e çertifikatave të karakteristikave energjetike në Kadastrin e pasurive të patundshme dhe inkurajimi për bashkëpunim ndërkomunal.

“Me miratimin e këtij ligji krijohet një kuadër ligjor, ekonomik dhe social që ul shpenzimet për qytetarët dhe bizneset, përshpejton integrimin e burimeve të rinovueshme dhe mundëson krijimin e një sistemi të qëndrueshëm energjetik”, potencojnë nga Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale dhe shtojnë se mbeten të përkushtuar për realizimin e plotë të reformave në sektorin e energjetikës dhe për harmonizimin me legjislaturën evropiane.

Continue Reading

Më të lexuarat