Lajme nga vendi
VMRO-Popullore: Nuk pranojmë anulimin e plotë të projektit të Korridorit 8!
Partia VMRO- Popullore ka reaguar në lidhje me deklaratat e fundit të autoriteteve ekzekutive në lidhje me projektin e Korridorit 8. Nga VMRO-Partia Popullore thonë se janë të gatshëm të pranojnë ndryshime në projekt, por assesi nuk pranojnë anulimin e plotë të projektit në fjalë.
“Korridori 8, pra lidhja hekurudhore e Maqedonisë së Veriut dhe infrastruktura e plotë në rrugën Shqipëri-Bullgari, ka qenë një përcaktim strategjik i Maqedonisë së pavarur që në fillimet e demokratizimit dhe krijimit të saj. Bartësi kryesor politik i këtij korridori ishte pikërisht partia VMRO-DPMNE me nënshkrimin e saj në vitin 2002. Përfundimi i Korridorit 8 do të thotë plotësimi i peshës reale të rëndësisë gjeostrategjike të vendit tonë. Në të njëjtën kohë, është një mundësi e paparë për zhvillimin ekonomik të vendit, sepse përfaqëson jo vetëm një lidhje ekonomike me Bullgarinë, por edhe një lidhje me Turqinë si dhe gjithë Lindjen e Mesme, një lidhje me Rumaninë, Ukrainën si zonën post-sovjetike. Nga lindja nuk paraqet vetëm lidhje me Shqipërinë, por është rruga më e shkurtër për në të gjithë Evropën Jugore dhe Afrikën Veriore. VMRO-Partia Popullore shpreh keqardhjen që “udhëheqësit” e sotëm të Maqedonisë, për shkak të rinisë së tyre, nuk e kujtojnë se Maqedonia në fillim të viteve të 90-ta ishte viktimë e embargos që përjetuam në korridorin “Veri-Jug” dhe që në atë moment ne u shpëtuan si vend falë korridorit “Lindje-Perëndim”. Prandaj VMRO-Partia Popullore konsideron se anulimi politik i këtij projekti është i barabartë me diversionin e pavarësisë së shtetit maqedonas. Sa i përket pjesës tekniko-financiare të vërejtjeve të qeverisë aktuale, besojmë se sigurisht që ka vend për të përmirësuar trasenë, që në fakt është ndryshuar disa herë, si dhe për të reduktuar financat që do të shpenzohen për përfundimin e hekurudhës. Të gjitha ndryshimet pozitive në aspekt tekniko-financiar nga VMRO-Partia Popullore do të jenë të mirëpritura, por në asnjë rast nuk mund të pranohet mohimi i plotë i Korridorit 8”, thuhet në deklaratën e partisë.
Lajme nga vendi
A po zbutet Maksi, pas reagimeve të VLEN vendos flamurin shqiptar në komunë ?!
Pas reagimeve të shumta të VLEN-it ndaj qëndrimeve të tij kundër mbajtjes së provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, kryetari i Komunës së Kumanovës dhe lideri i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, sot ka vendosur flamurin shqiptar në objektin e komunës.
Dimitrievski ditëve të fundit shkaktoi reagime të ashpra në opinion, pasi paralajmëroi se ZNAM-i do të largohet nga Qeveria nëse lejohet që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në një gjuhë tjetër përveç maqedonishtes.
Qëndrimet e tij u kundërshtuan nga përfaqësuesit e VLEN-it. Bashkëkryetari Izet Mexhiti, në një reagim publik, i kujtoi Dimitrievskit se edhe vetë Komuna e Kumanovës funksionon në dy gjuhë, duke i bërë thirrje që, nëse e pengon përdorimi i shqipes, të lirojë postin e kryetarit të komunës.
Vendosja e flamurit shqiptar në Komunën e Kumanovës vjen në kohën e debatit të ashpër politik për të drejtat gjuhësore dhe pas reagimeve të VLEN-it ndaj deklaratave të liderit të ZNAM-it.
Lajme nga vendi
“QYTET I SIGURT”: 29% MË PAK VIKTIMA NË AKSIDENTE TRAFIKU!
Numri i personave që kanë humbur jetën në aksidente trafiku është ulur për rreth 29 për qind, krahasuar me dy vitet paraprake, njoftoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
Një numër i madh funksionarësh, ministrash, drejtorësh dhe personash nga institucionet fetare kanë qenë në listën e të ndëshkuarve për kundërvajtje në trafik, pasi janë regjistruar nga sistemi “Qytet i Sigurt”.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, tha se kishte pasur ndërhyrje për anulimin e gjobave, por ato kanë pushuar pas reagimit të tij të ashpër.
Kundërvajtjet në trafik, sipas tij, janë bërë si me automjete zyrtare, ashtu edhe me ato private, por të gjitha gjobat janë paguar.
Sipas tij, “Safe City” ka ulur ndjeshëm aksidentet me epilog fatal në trafik.
PANÇE TOSHKOVSKI – Ministër i Brendshëm
“Në 15 vitet e fundit në rrugët e Maqedonisë kanë humbur jetën 2.131 persona mesatarisht 142 persona në vit. Gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti, në aksidente trafiku kanë humbur jetën 85 persona, kundrejt 117 viktimave në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe 119 në vitin 2024.Bëhet fjalë për një ulje prej rreth 29 për qind”
Ministria e Punëve të Brendshme, me projektin “Qytet i Sigurt”, ka fituar vendin e parë në kategorinë “Përsosmëri në Sigurinë e Trafikut” në Samitin Botëror të Policisë, të mbajtur në Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe, tha Ministri Toshkovski.
Projekti i Maqedonisë së Veriut u përzgjodh si më i miri në konkurrencë me Policinë e Singaporit, Policinë e Abu Dhabit, Drejtorinë e Rrugëve dhe Transportit të Dubait dhe shërbimin policor të shtetit indian Maharashtra.
Lajme nga vendi
Skandal në një shkollë të rrethinës së Tetovës: 51-vjeçari futet në klasat e shkollës dhe rreh dy nxënës të mitur!
.Dje në ora 18:10, punonjësit e policisë nga Stacioni Policor Grupçin kanë privuar nga liria një 51-vjeçar nga f. Trebosh. Sipas denoncimit, rreth orës 09:00, gjatë pushimit të madh, ai ka hyrë në ambientet e shkollës fillore në fshatin Trebosh, ka sulmuar fizikisht dy nxënës të mitur dhe u ka drejtuar kërcënime verbale. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të pasojë kallëzimi përkatës.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

