Connect with us

Lajme nga vendi

VMRO: BDI kërkon të destabilizojë vendin që të mos mbajnë përgjegjësi për krimin që kanë bërë

Published

on

BDI nuk mund të pajtohet me faktin se nuk janë më në pushtet dhe se të afërmit e tyre nuk mund të drejtojnë më biznese miliona dollarëshe në kurrizin e shtetit, akuzojnë sot nga VMRO-DPMNE.

Teksa, theksojnë nga atje, populli po ia dilte mbanë, djali i Musa Xhaferit tregtonte rrymën dhe MEPSO i shlyente atij dhe disa kompanive të tjera një borxh prej 14 milionë eurosh.

Nga atje shtojnë se derisa njerëzit po shpërnguleshin, nipërit e Ali Ahmetit morën Soravinë, hynë në biznesin e rrymës dhe minierave.

“Ndërsa njerëzit pyesnin si të mbijetonin nga i pari tek i pari, Artan Grubi rregulloi nënkontraktorët në rrugë. BDI nuk ka punuar për shqiptarët, as për maqedonasit, BDI ka punuar për një klikë të ngushtë që me sa duket ka rrëmbyer partinë e tyre. BDI-të tani e dinë se duhet të përgjigjen për gjithçka që kanë bërë, prandaj edhe frika është e madhe. Përpjekjet për destabilizimin janë thirrjet e fundit për shpëtimin e një bande kriminale dhe mbrojtjen e milionave të fituara kriminalisht.

VMRO-DPMNE nuk do të lejojë që shteti dhe populli të vuajnë. Përgjegjësi do të ketë”, thonë nga atje.

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

A po zbutet Maksi, pas reagimeve të VLEN vendos flamurin shqiptar në komunë ?!

Published

on

Pas reagimeve të shumta të VLEN-it ndaj qëndrimeve të tij kundër mbajtjes së provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, kryetari i Komunës së Kumanovës dhe lideri i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, sot ka vendosur flamurin shqiptar në objektin e komunës.

Dimitrievski ditëve të fundit shkaktoi reagime të ashpra në opinion, pasi paralajmëroi se ZNAM-i do të largohet nga Qeveria nëse lejohet që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në një gjuhë tjetër përveç maqedonishtes.

Qëndrimet e tij u kundërshtuan nga përfaqësuesit e VLEN-it. Bashkëkryetari Izet Mexhiti, në një reagim publik, i kujtoi Dimitrievskit se edhe vetë Komuna e Kumanovës funksionon në dy gjuhë, duke i bërë thirrje që, nëse e pengon përdorimi i shqipes, të lirojë postin e kryetarit të komunës.

Vendosja e flamurit shqiptar në Komunën e Kumanovës vjen në kohën e debatit të ashpër politik për të drejtat gjuhësore dhe pas reagimeve të VLEN-it ndaj deklaratave të liderit të ZNAM-it.

Continue Reading

Lajme nga vendi

“QYTET I SIGURT”: 29% MË PAK VIKTIMA NË AKSIDENTE TRAFIKU!

Published

on

Numri i personave që kanë humbur jetën në aksidente trafiku është ulur për rreth 29 për qind, krahasuar me dy vitet paraprake, njoftoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Një numër i madh funksionarësh, ministrash, drejtorësh dhe personash nga institucionet fetare kanë qenë në listën e të ndëshkuarve për kundërvajtje në trafik, pasi janë regjistruar nga sistemi “Qytet i Sigurt”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, tha se kishte pasur ndërhyrje për anulimin e gjobave, por ato kanë pushuar pas reagimit të tij të ashpër.

Kundërvajtjet në trafik, sipas tij, janë bërë si me automjete zyrtare, ashtu edhe me ato private, por të gjitha gjobat janë paguar.

Sipas tij, “Safe City” ka ulur ndjeshëm aksidentet me epilog fatal në trafik.

Advertisement

PANÇE TOSHKOVSKI – Ministër i Brendshëm

“Në 15 vitet e fundit në rrugët e Maqedonisë kanë humbur jetën 2.131 persona mesatarisht 142 persona në vit. Gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti, në aksidente trafiku kanë humbur jetën 85 persona, kundrejt 117 viktimave në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe 119 në vitin 2024.Bëhet fjalë për një ulje prej rreth 29 për qind”

Ministria e Punëve të Brendshme, me projektin “Qytet i Sigurt”, ka fituar vendin e parë në kategorinë “Përsosmëri në Sigurinë e Trafikut” në Samitin Botëror të Policisë, të mbajtur në Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe, tha Ministri Toshkovski.

Projekti i Maqedonisë së Veriut u përzgjodh si më i miri në konkurrencë me Policinë e Singaporit, Policinë e Abu Dhabit, Drejtorinë e Rrugëve dhe Transportit të Dubait dhe shërbimin policor të shtetit indian Maharashtra.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Skandal në një shkollë të rrethinës së Tetovës: 51-vjeçari futet në klasat e shkollës dhe rreh dy nxënës të mitur!

Published

on

.Dje në ora 18:10, punonjësit e policisë nga Stacioni Policor Grupçin kanë privuar nga liria një 51-vjeçar nga f. Trebosh. Sipas denoncimit, rreth orës 09:00, gjatë pushimit të madh, ai ka hyrë në ambientet e shkollës fillore në fshatin Trebosh, ka sulmuar fizikisht dy nxënës të mitur dhe u ka drejtuar kërcënime verbale. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të pasojë kallëzimi përkatës.

Continue Reading

Më të lexuarat