Lajme nga bota
Mendonte se do ta përjashtonin nga testamenti i nënës, burri vr*et 4 familjarët dhe më pas veten
Një tragjedi familjare ka ndodhur në Long Island në Nju Jork, ku një burrë vrau vëllain, dy motrat dhe mbesën e tij përpara se të vriste veten në oborrin e shtëpisë, dy ditë pas varrimit të nënës së tij.
Sipas mediave vendase, 59-vjeçari Joseph DeLucia Jr. kishte frikë se mos përjashtohej nga testamenti i nënës së tij dhe humbte shtëpinë, gjë që e bëri atë të kryente këtë akt të rëndë. DeLucia përdori një armë gjahu për të vrarë vëllain dhe motrat e tij, Joanne Kearns, Frank DeLucia dhe Tina Hammond, si dhe vajzën 30-vjeçare të Hammond, Victoria.
Policia tha se shtëpia ishte vendi i takimit të familjes për të diskutuar shitjen e pronës pas vdekjes së nënës së tyre, Theresa DeLucia, e cila vdiq më 19 gusht në moshën 95-vjeçare.
“Autori ka besuar se do të përjashtohej nga testamenti dhe se do të mbetej i pastrehë. Për shkak të këtij besimi, ai ka shkuar në pjesën e pasme të shtëpisë dhe nga kuzhina ka qëlluar 12 herë, duke i goditur të katërt disa herë”,- sipas një përfaqësuesi të Policisë.
Sipas autoriteteve, ai ka dalë më pas në oborr duke bërtitur për atë që kishte ndodhur dhe ka qëlluar veten. Mësohet se ka qenë një fqinj që e ka dëgjuar dhe më pas ka njoftuar policinë.
Autoritetet theksuan se DeLucia nuk kishte shfaqur sjellje të rrezikshme, megjithëse kishte raportime për probleme të shëndetit mendor. Tragjedia ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa policia vijon hetimet për rrethanat dhe motivet e ngjarjes.
Lajme nga bota
Rekord i rrallë! 56 vite në këtë post, presidenti 92-vjeçar i Kamerunit betohet për mandatin e tetë radhazi
AFRIKA- Presidenti 92-vjeçar i Kamerunit, Paul Biya, është zotuar të rivendosë rendin në vend, i cili është tronditur nga dhuna pas zgjedhjeve, ndërsa u betua për një mandat të tetë radhazi, deri në vitin 2032, kur do të jetë 99 vjeç. Sipas rezultateve përfundimtare, Biya fitoi 54% të votave, krahasuar me 35% për Issa Chiroma Bakari, i cili nga ana e tij akuzoi autoritetet për mashtrim.
Shpallja e rezultateve, siç raportohet nga BBC, çoi në protesta të përgjakshme në të gjithë vendin, me të paktën 14 të vdekur dhe më shumë se 1,200 të arrestuar, sipas Komisionit Kombëtar të të Drejtave të Njeriut. Organe të tjera kanë paraqitur një numër shumë më të lartë të vdekjeve.
Në fjalimin e tij të inaugurimit, presidenti më i vjetër në botë shprehu ngushëllimet e tij për viktimat e protestave dhe fajësoi për trazirat ata që i quajti “politikanë të papërgjegjshëm”. Pas akuzave për mashtrim gjatë zgjedhjeve të tetorit, Biya e përshkroi procesin zgjedhor si të kënaqshëm dhe vlerësoi autoritetin zgjedhor.
Në inaugurimin e tij në parlamentin e vendit në Yaounde, Biya falënderoi forcat e sigurisë për shtypjen e protestave , por nuk iu referua akuzave për forcë të tepruar. Në vend të kësaj, ai u bëri thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me të për të ndërtuar një vend “të bashkuar, të qëndrueshëm dhe të begatë”.
92-vjeçari premtoi të prioritizonte çështjet që prekin gratë dhe të rinjtë dhe u zotua të luftonte korrupsionin dhe problemet e sigurisë. Biya mori pushtetin në nëntor 1982, pas dorëheqjes së Presidentit Ahmadou Ahijo. Kritikët e tij thonë se ai e ka qeverisur vendin me grusht të hekurt që atëherë./noa.al/
Lajme nga bota
Kalifornia propozon ligj të ri që detyron banorët të fikin dritat pas mesnatës!
Një qytet në Kaliforni ka hyrë në qendër të vëmendjes pasi ka propozuar një ligj të ri të ashtuquajtur “dark sky”, i cili do t’i detyrojë banorët të fikin dritat e jashtme pas mesnatës, me qëllim mbrojtjen e faunës së zonës. Këshilli Bashkiak i Palo Alto-s pritet të shqyrtojë më 10 nëntor këtë projektvendim të ri, i cili sipas Palo Alto Online synon të vendosë një orar të rreptë ndriçimi për gjithë qytetin.
Një nga ndryshimet më të rëndësishme në propozim është ulja drastike e normës së “light trespass”, drita që depërton pa dëshirë në pronat fqinje. Kjo normë do të ulet, duke detyruar banorët të përdorin ndriçim më të dobët ose të instalojnë mbrojtëse për llambat.
Sipas autoriteteve, qëllimi kryesor i ligjit është mbrojtja e ekosistemeve të ndjeshme, përfshirë zonat e mbrojtura natyrore. Ndriçimi artificial ndikon rëndë në ciklet natyrore të shumë specieve, orientimin e shpendëve migratorë dhe madje riprodhimin e insekteve si xixëllonjat. Edhe fauna ujore preket, pasi ndriçimi gjatë natës mund të shtypë prodhimin e hormoneve që rregullojnë gjumin dhe proceset biologjike.
Ndikime ka edhe te njerëzit. Studiuesit kanë lidhur ekspozimin e tepërt ndaj dritave gjatë natës me çrregullime gjumi dhe rrezik më të lartë për probleme serioze shëndetësore.
Por propozimi ka hasur rezistencë të fortë nga një pjesë e banorëve, të cilët argumentojnë se kufizimi i ndriçimit i bën lagjet më pak të sigurta. Në zonën e Edgewood Drive, afër San Francisquito Creek, banorët janë ankuar prej muajsh për rritjen e kampeve të të pastrehëve dhe frikën se dritat më të dobëta mund të shtojnë pasigurinë. Për këtë arsye, qyteti e ka përjashtuar këtë zonë nga rregullat e reja.
Megjithatë, zyrtarët pranojnë se zbatimi i ligjit do të jetë sfidues. Ata paralajmërojnë se standardet mund të jenë të vështira për t’u kontrolluar plotësisht, duke krijuar pritshmëri jo realiste për pajtueshmërinë.
Ligje të ngjashme tashmë zbatohen në Portola Valley, Woodside dhe Brisbane, ku ndriçimi i jashtëm duhet të fiket që në orën 22:00.
Sipas propozimit të ri, pajisjet ekzistuese që mund të zbuten duhet të rregullohen brenda dy vitesh, ndërsa ato që nuk mund të rregullohen duhet të zëvendësohen. Familjet do të kenë deri në 10 vjet për të përmbushur kërkesat, ndërsa bizneset vetëm pesë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Lajme nga bota
Kryetari i ri New Yorkut, Mamdani shfaqet duke bërë shqiponjën
Kryetari i ri New Yorkut, Zohran Mamdani është shfaqur duke bërë simbolin e shqiptarëve, shqiponjën.
Foto e realizuar nga një fotograf shqiptar në New York, Erzen Gashi, po bën xhiro në rrjet.
Zohran Mamdani fitoi garën për kryetar bashkie të qytetit të New Yorkut, ndërsa demokratët fitojnë zgjedhjet e para të mëdha të mandatit të dytë të Donald Trump./21Media
-
Lajme nga rajoni1 month agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga vendi2 weeks agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga rajoni2 months agoNë Nju York emërtohet rruga “Isa Boletini” në muajin e Pavarësisë

