Lajme nga vendi
Spasovski: Pres që BDI të bëhet pjesë e qeverisë
“Koalicioni ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së është i bazuar në marrëdhënie shumë të mira. Nuk do të më befasojë dhe pres që në periudhën e ardhshme BDI-ja sigurisht që do të jetë pjesë e Qeverisë”, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Oliver Spasovski, koordinator i Grupit Parlamentar të LSDM-së.
– BDI-ja e ndihmon shpesh VMRO-DPMNE-në, jo se LSDM-ja shpesh del me pikëpamje. Lëvizjet në Kuvend i shohim vetëm gjatë kësaj periudhe. Dhe në bazë të asaj që po bëhet, dalim me pikëpamjet. Ju kujtohet se kryeministri Mickoski dhe VMRO-DPMNE, pas zgjedhjeve dhe formimit të qeverisë thanë se BDI është e kaluar në politikën maqedonase dhe se nuk pyeten për asgjë dhe nuk vendosin. Nëse dëshironi, një pjesë e qytetarëve të Maqedonisë e mbështetën VMRO-DPMNE-në pikërisht për këtë qasje ndaj BDI-së. Se është një parti që është defaktoruar tërësisht. Dhe ne në thelb kemi formimin e qeverisë, edhe para se të formohej, menjëherë kemi pasur takimin e parë të suksesshëm dhe bashkëpunimin apo negociatat mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së që kanë ndodhur në legjislativ, e që kanë të bëjnë me mbështetjen e Ligjit për Organizimi i Organeve të administratës shtetërore. Hera e dytë është votimi i Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, i cili duhet të miratohet me shumicë prej dy të tretash, i cili rrënon plotësisht rendin kushtetues në vend. Si parti, LSDM është gjithmonë e hapur për bashkëpunim në çështjet me interes të shtetit. Për shumë çështje do të gjejmë një gjuhë të përbashkët, për shumë mund të mos pajtohemi sepse ka arsye, qoftë ideologjike, ekonomike, politike, por duhet të ketë debat dhe të diskutohet, thotë Spasovski.
Lajme nga vendi
Filantropi tetovar Lazim Destani dhuron shqiponjën për Kukësin (VIDEO)
Lajme nga vendi
Raundi i dytë zgjedhor, KSHZ-ja hedh poshtë të gjitha ankesat
Qeveria do të emërojë të besuarit e saj në komunat ku nuk u zgjodhën kryetarë komunash në zgjedhjet lokale. Kjo do të bëhet menjëherë pasi KSHZ zyrtarisht t’i mbyllë zgjedhjet dhe do të informojë Qeverinë. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se ende nuk kanë mbajtur asnjë bisedim me partnerët e koalicionit për atë se kush do të përzgjidhet si ushtrues detyre.
“Fillimisht duhet zyrtarisht KSHZ ti përfundojë zgjedhjet dhe ta informojë qeverinë. Kjo pres të ndodhë javën e ardhshme. Më pas Qeveria ka afat prej 15 ditëve të veprojë dhe ta informoj KSHZ-në dhe Kuvendin që Kuvendi në afat prej 60 ditëve të mbajë zgjedhje të reja në ato komuna ku ishin të pa suksesshme… Kështu që unë pres gjatë javës së ardhshme kur ti marrim të ulemi me partnerët e koalicionit dhe ti propozojmë emrat se cilët do të jenë të besueshmit e qeverisë në ato komuna ku zgjedhjet ishin të pa suksesshme”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.
Të pa suksesshme zgjedhjet lokale ishin në Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë e Rostushë. Në zgjedhjet që do të përsëriten në këto komuna, nuk do të vlejë censusi dhe nuk do të kenë mundësi që përsëri të dështojnë. Ndërkohë nga KSHZ refuzuan të gjitha 16 ankesat për procesin e votimit të rrethit të dytë dhe presin nëse dorëzuesit e ankesave do të ankohen edhe në Gjykatën Administrative. Ankesa pati për komunat Karposh, Shuto Orizare dhe Bërvenicë. Në Shuto Orizare u dorëzuan 13 ankesa prej të cilave dhjetë nga koalicioni “Maqedonia jote” e VMRO-DPMNE-së dhe tre nga “Lidhja e Romëve”. Dy ankesa pati nga koalicioni “Përvoja për sukses” në Karposh dhe një ankesë pati kandidati i VLEN në Bërvenicë, Haqim Ramadani. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Mela merrë pozitën e “krye-timonierit” të Dibrës
Pas ceremonisë së pranim-dorëzimit të mandatit nga ish-kryetari Hekuran Duka, Fisnik Mela mori sot zyrtarisht detyrën e Kryetarit të Komunës së Dibrës.
Në fjalën e tij, Mela e cilësoi këtë moment si një përgjegjësi të madhe dhe një emocion të veçantë, duke theksuar se mandati që i është dhënë nga qytetarët përfaqëson më shumë se një detyrë politike – një angazhim moral për të shërbyer me ndershmëri, transparencë dhe përkushtim.
“Dibra meriton institucione që dëgjojnë, që veprojnë dhe që sjellin zhvillim të vërtetë. Bashkë do ta ndërtojmë një komunë të mundësive, të bashkëpunimit dhe të mirëqenies për të gjithë”, deklaroi Mela.
Në fund, kryetari i ri i Dibrës uroi: “Zoti e bekoftë Dibrën dhe qytetarët e saj.”
-
Lajme nga rajoni1 month agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga vendi2 weeks agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga rajoni2 months agoNë Nju York emërtohet rruga “Isa Boletini” në muajin e Pavarësisë

