Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimorë.
Temperatura minimale do të jetë në interval nga 8 deri në 16, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 19 deri në 27 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe vranësira mesatare. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi veriperëndimorë. Temperatura minimale do të ulët në 8 ndërsa ajo maksimale do të arrij në 25 gradë Celsiusë.
Lajme nga vendi
SHKËNDIJA SYNON TA VAZHDOJË HISTORINË NË CHAMPIONS

Kampioni i Maqedonisë, klubi i futbollit Shkëndija e Tetovës, sonte në arenën ‘’Todor Proeski’’ pret kampionët e Azerbajxhanit, ekipin Karabah në kuadër të ndeshjes së parë të raundit të tretë kualifikues për Ligën e Kampionëve.
Shkëndija e Tetovës sonte me fillim në orën 20:00 do të luaj ndeshjen e parë ndaj Karabahut të Azerbajxhanit në kuadër të xhiros së tretë eliminatore në Ligën e Kampionëve. Ekipi që drejtohet nga trajneri Jeton Beqiri pritet të vazhdon rrugëtimin europian në UEFA Ligën e kampionëve,ku sonte do në këtë një detyrë e vështirë përballë një ekipi që luan në vazhdimësi në Kupat Evropiane. Nga tabori kuqezi, shihet një atmosferë pozitive para kësaj sfide do të thonim historike andaj shpresojnë edhe në përkrahjen dinjitoze dhe numër sa më të madh të tifozerisë kuqezi pasi suksesi eventual që të gjithë e presim do të hapë një faqe të re në historinë këtij klubi që me të drejt konsiderohet simboli i futbollit shqiptarë në Maqedoni dhe jo vetëm.
Sa i përket formacionit që sonte do të zbres në fushën e gjelbër trajneri Beqiri do të vendos para fillimit të ndeshjes, por më e rëndësishmja është se të gjithë ekipi është në dispozicion të trajnerit dhe të gatshëm për të dhënë më të mirën nga vetja e tyre.
Informatat nga terreni thonë se për të ndjekur ndeshjen e sotme interesimi i futboll dashësve është i jashtë zakonshëm sidomos në rajonin e Pollogut
Ndeshja Shkëndija – Karabah, luhet sonte në arenën ‘’Todor Proeski’’ me fillim në ora 20:00, ndërsa drejtësi do të ndaj arbitri nga Sllovakia, Ivan Kruzhilak.
Shaban Sinani – TV Koha
Lajme nga vendi
Nota mesatare 3.69 nga matura shtetërore në afatin e provimeve në qershor

Nota mesatare e suksesit nga testimi në dy provimet eksterne të maturës shtetërore është 3.69.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska dhe drejtoresha e Qendrës Shtetërore të Provimeve, Daniella Jovçevska – Mihajllovska në konferencë për media i publikuan rezultatet e afatit të provimeve të qershorit në të cilin ishin paraqitur 15 004 maturantë nga të gjitha llojet e arsimit (gjimnaz, profesional, artistik) dhe në të gjitha gjuhët e mësimit. Rreth 3 për qind nuk kishin ardhur në provime.
Janevska shprehu kënaqësi që suksesi është më i madh nga viti i kaluar kur nota mesatare ishte 3.26 dhe se nuk ka pasur shumë kopjime. Siç tha, 172 kanë bërë përpjekje të kopjojnë dhe ta “tejkalojnë” sistemin.
Ishin parashtruar 507 ankesa për të gjitha lëndët.
Provimi në gjuhën amtare dhe letërsi (maqedonase, shqipe, turke dhe serbe), e cila është obligative për të gjithë maturantët, ishte më 31 maj, ndërsa provimi i dytë, i cili është zgjedhor për nxënësit, ishte më 11 qershor.
Maturantët të cilët në qershor nuk e dhanë provimin shtetëror ose jo në tërësi, do të mund të japin provim në sesionin e gushtit – më 12 gusht është provimi në gjuhën amtare (maqedonase, shqipe, turke, serbe) dhe letërsi, ndërsa më 14 gusht është provimi ekstern zgjedhor (matematikë, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, rusisht, italisht, filozofi, estetikë).
Matura shtetërore në sistemin tonë arsimor zhvillohet që nga viti 2007, në sesionet e provimeve të qershorit dhe gushtit. E vetmja herë që nuk u organizua ishte në fund të vitit shkollor 2019/2020 për shkak të pandemisë Kovid.
Lajme nga vendi
Ramadani: Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut u duhet një platformë kombëtare

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët (ASH), njëkohësisht kandidat për kryetar komune në Saraj nga radhët e AKI-së, Blerant Ramadani, në debatin televiziv “Rubikon” në Klan Kosova ka deklaruar se arsyeja kryesore pse ASH u largua nga qeveria ishte pamundësia për të vepruar në mënyrë të dinjitetshme dhe efektive brenda saj.
“Ne braktisëm qeverinë sepse ishte e pamundur të vepronim atje. Sot jemi në një proces të bashkimit për të ndërtuar një platformë kombëtare shqiptare. Vetëm një faktor i fuqishëm politik shqiptar mund të jetë garantues i rrugës euroatlantike të Maqedonisë së Veriut”, theksoi Ramadani.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve