Lajme nga vendi
Zendeli: Thaçi do të veprojë si opozitë, do të vazhdojë të konsultohet me Ali Ahmetin

Arta Bilalli Zendeli nga BDI tha se edhe përkundër deklaratave se nuk do të jetë pjesë e Frontit Europian, deputeti Menduh Thaçi do të vazhdojë të veprojë si opozitar dhe do të konsultohet me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.
“Qëndrimet e Menduh Thaçit, ai vet i publikoi dje. Mendoj se ai ishte mjaftueshëm i qartë që të shihet, dhe krijohet përshtypje se ai do të vazhdojë të veprojë si opozitë dhe do të konsultohet, apo do të mbajë konsultime me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti”, tha mes tjerash Bilalli-Zendeli.
Lajme nga vendi
Ka ndërruar jete mësimdhënësi Reshat Latifi, pishtar i arsimit

Ka ndërruar jete mësimdhënësi, profesori i Biologjisë Reshat Latifi. Tanime i ndjeri per dekada me radhe kishte punuar ne procesin edukativo-arsimor, si mësimdhënës Biologjie, ne shkollen fillore “Bajram Shabani” Kumanovë.
Nje periudhe kohore ishte edhe drejtor ne kete shkolle. Poashtu ka qene aktiv edhe ne politike ku eshte shquar per kontribut te theksuar.
Lajme nga vendi
Lajm i mirë veçanërisht për mërgimtarët! Prej sot, vetëm një pikë kontrolli në “Tabanoc”

Në vendkalimin kufitar me Serbinë “Tabanoc” – “Preshevë”, sot do të lëshohet në përdorim Sistemi “One Stop” për kontroll të integruar të përbashkët, në një pikë kufitare.
Vendosja e këtij sistemi, siç deklaroi së fundmi ministri Toshkovski do të mundësojë fluks shumë më të shpejtë të qytetarëve në “Tabanoc”-“Preshevë”, që për momentin është vendkalimi kufitar më i frekuentuar në vend.
Mënyra e re e kontrollit duhet të lehtësojë mbingarkesën në kufij, veçanërisht gjatë periudhës së verës kur qarkullimi është në rritje, për shkak të ardhjes së mërgimtarëve.
Sistemi “One Stop” është vendosur tashmë me Kosovën në vendkalimet kufitare të Bllacës dhe Jazhincës, një rrjedhë janë bisedimet me Shqipërinë për të vendosur dy vendkalime kufitare, ndërsa me Bullgarinë dhe Greqinë si anëtarë të BE-së dhe zonës Shengen, do të ketë vetëm përmirësime organizative.
Lajme nga vendi
Aksident pranë kufirit Serbi–Hungari, humbi jetën shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 05:15 në autostradën afër Horgoshit, pranë kufirit Serbi–Hungari, ku një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur rëndë i lënduar, raportojnë mediat serbe. Sipas informatave të para, aksidenti ka ndodhur kur automjeti “KIA” me targa të Maqedonisë, që po lëvizte në autostradë në drejtim të Horgoshit, ka dalë nga rruga në afërsi të vendbanimit Vishnjevac, mes nyjës rrugore në Zhednik dhe pikës së pagesës në Suboticë, dhe më pas është përmbysur.
“Në aksident ka humbur jetën pasagjeri N. A. (39), ndërsa shoferi A. A. (60) ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në spitalin e Suboticës, ku po i jepet ndihma e nevojshme mjekësore”, raportojnë mediat serbe.
Sipas mediave serbe, nga Drejtoria e Policisë në Suboticë njoftojnë se ndaj shoferit do të ngrihet kallëzim penal për vepër të rëndë kundër sigurisë së trafikut rrugor.
Pasagjeri që ndodhej në veturë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes nga plagët e marra, ndërsa shoferi është transportuar me lëndime të rënda trupore në Spitalin e Përgjithshëm në Suboticë.
Hetimet janë në vazhdim dhe pritet të zbardhin rrethanat e plota që çuan në këtë aksident fatal./tv21.tv
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve