Lajme nga vendi
Hasani: Përkundër dëshirave që të ketë eksplodim të madh në Frontin Europian, ai është stabil
Deputeti i BDI-së, Ilir Hasani tha se Fronti Europian është stabil dhe nuk ka shenja destabilizimi, që siç tha, pavarësisht se disa të tjerë duan që të ketë eksplodim të madh. Hasani tha se të tjerët nuk duhet gëzuar se dikush del nga Fronti ndërkohë që shtoi se, shkatërrimi i FE nuk është në favor të shqiptarëve.
“Unë mendoj dhe jam i sigurt se Fronti Europian është stabil për momentin dhe nuk shoh asnjë shenjë të destabilizimit dhe përkundër dëshirave të dikujt dikujt që të ndodhë një eksplodim i madh në FE, unë mendoj se kjo punë nuk na shkon në favor të shqiptarëve që të shkatërrohet Fronti Europian dhe tjerët mos të gëzohen pse Menduh Thaçi ka ka dalë nga Fronti ose del një ose dy veta. Misioni është kombëtar nuk është individual”, tha Ilir Hasani në Daily Click.
Lajme nga vendi
Shqiptari Rexhep Rexhepi krijon orën më të mirë në botë fiton çmimin më të rëndësishëm të Grand Prix d’Horlogerie de Genève (GPHG), i njohur si “Oscari i Botës së Orëve”.
Orëndreqësi shqiptar Rexhep Rexhepi ka fituar çmimin më të rëndësishëm të Grand Prix d’Horlogerie de Genève (GPHG), i njohur ndryshe si “Oscari i Botës së Orëve”.
Ai u vlerësua për modelin e tij Chronograph Flyback, duke u shpallur ora më e mirë e vitit.
Ora është kronografi i parë i krijuar nga marka me emrin e Rexhepit dhe përmban 320 komponentë, mekanizëm të punuar tërësisht në shtëpi dhe një rezervë energjie prej 72 orësh.
Modeli i paraqitur në konkurs është realizuar në platin, me një fushë blu prej smalti dhe detaje prej safiri.
Rexhepi, i cili ka ndërtuar karrierën në Gjenevë, konsiderohet një prej emrave më premtues të në këtë industri.
Flyback vlerësohet për mjeshtërinë artizanale, përpunimin e detajeve dhe kompleksitetin mekanik.
Çmimi i modelit arrin në 150 mijë franga zvicerane.
Me këtë vlerësim, Rexhep Rexhepi konfirmon pozicionin e tij në industrinë ndërkombëtare të orëndreqjes luksoze.
Lajme nga vendi
ULEN ÇMIMET– BENZINA LIROHET PËR 7, DIZELI PËR 5.5 DENARË!
Pas shtrenjtimit të javës së kaluar, shoferët në Maqedoni do të paguajnë më pak për karburant. Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur uljen e çmimeve të derivateve të naftës. Nga mesnata, benzina do të lirohet për 7 denarë për litër, ndërsa dizeli për 5.5 denarë.
Lajme të mira për qytetarët dhe kompanitë në vend. Pas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, nga 10 nëntori në fuqi hyjnë çmimet e reja të derivateve të naftës, me ulje të konsiderueshme për të gjitha produktet e përfshira.
Sipas vendimit të miratuar më 9 nëntor, EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 do të kushtojnë nga 86, përkatësisht 88 denarë për litër, që paraqet ulje prej 7 denarësh.
Ndërkaq, dizeli EURODIZEL do të kushtojë 94.5 denarë për litër, ose 5.5 denarë më pak se deri më tani.
Ulje ka edhe te vaji ekstra i lehtë për amvisëri, i cili do të shitet me çmim prej 103.5 denarësh për litër, 6.5 denarë më lirë.
Ndërsa mazuti M-1 NS do të kushtojë 49.312 denarë për kilogram, me ulje prej 6.261 denarësh.
Me këtë vendim, benzina BS-95 nga 93 denarë zbret në 86 denarë për litër, ndërsa dizeli, i cili në periudhën paraprake kishte arritur në 100 denarë, nga nesër do të kushtojë maksimalisht 94.5 denarë.
Nga Komisioni Rregullator bëjnë të ditur se ulja mesatare e çmimeve me pakicë është 7.51 për qind. Vendimi hyn në fuqi më 10 nëntor, në orën 00:01, ndërsa si arsye për uljen përmenden çmimet më të ulëta referente në tregjet botërore, kursi i këmbimit dhe masat tatimore të aplikuara.
Lajme nga vendi
1.700 KANDIDATË NË GARË PËR 300 VENDE NË ARMATË!
Mbi 1.700 kandidatë kanë shprehur interes për t’u bërë pjesë e Armatës së Maqedonisë së Veriut, por vetëm 300 prej tyre do të fitojnë statusin e ushtarit profesionist. Procesi i përzgjedhjes është në fazën përfundimtare dhe do të bazohet në rezultatet e testimeve fizike, kontrolleve shëndetësore dhe intervistave. Ndërkohë, një konkurs i ri për pranimin e ushtarëve profesionistë paralajmërohet edhe për vitin 2027.
Mbi 1.700 aplikantë të interesuar për t’u punësuar në Armatë si ushtarë profesionistë do të konkurrojnë mes tyre për një nga 300 vendet e punës që pritet të plotësohen në bazë të konkursit të hapur nga Ministria e Mbrojtjes për vitin 2026.
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Admir Shabani, në një prononcim për TV Koha, tha se përzgjedhja do të bëhet në bazë të rezultateve të kandidatëve që do t’i përfundojnë me sukses të gjitha fazat e nevojshme, përfshirë testimet fizike dhe ato shëndetësore.
Ai bëri të ditur se procedura është në fazën finale dhe se përzgjedhja pritet të bëhet së shpejti.
Të gjithë kandidatët të cilët në ditën e përfundimit të konkursit nuk i kanë mbushur 25 vjet, kanë pasur të drejtë të kalojnë në selektimin administrativ dhe të vazhdojnë më tej edhe me fazat e tjera. Faza e dytë është faza e kontrollit të përgatitjes fizike të kandidatëve. Vijon faza e tretë, kontrollet mjekësore, pastaj intervista dhe në fund do të krijohet ranglista e personave që i kanë kaluar të gjitha fazat. Ata do të përzgjidhen në bazë të sistemit të meritokracisë dhe rezultateve të arritura. Do të selektohen 300 anëtarë të rinj të Armatës, në fakt, 300 ushtarë profesionistë.
Shabani foli edhe për një konkurs tjetër, i cili pritet të hapet gjatë vitit 2027, duke theksuar se numri i ushtarëve që do të pranohen do të përcaktohet në bazë të analizave dhe nevojave të Armatës.
Në bazë të të gjitha parashikimeve tona, duke pasur parasysh edhe pensionimin e anëtarëve të Armatës, pensionimin e ushtarëve profesionistë, këto numra do të duhet të zëvendësohen me numra të rinj dhe, kuptohet, që do të kemi edhe konkurs të ri për pranimin e ushtarëve profesionistë. Cili do të jetë numri, do të shohim në momentin e shpalljes së konkursit, duke i pasur parasysh të gjitha analizat dhe të gjithë numrat të cilët na çojnë te numri final i shpalljes së konkursit.
Ndërkohë, ditë më parë u bë e ditur se të gjithë të punësuarit në Armatë dhe në Ministrinë e Mbrojtjes do të përfitojnë rritje të pagave prej 10 për qind, duke filluar nga janari i vitit 2027.
/Tv Koha – Shkup/
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

