Lajme nga vendi
Problemit me ujin në Pallçisht nuk i shihet fundi

Projekti i uji të pijshëm në fshatin Pallçisht akoma nuk ka përfunduar edhe pse për këtë projekt u zhvilluan disa protesta duke bllokuar rrugën në këtë fshat por edhe protesta para komunës së Bogovinës. Por, ky fshat asesi të furnizohet në mënyrë normale me ujë. Nga bashkësia lokale e këtij fshati, thonë se edhe vetë banorët kanë humbur shpresat pasi që nga muaj korrik deri më tani në këtë vendbanim janë hapur mbi 20 puse për ujë, ndërsa edhe nëse ky rrjet përfundon banorët nuk do të kenë ujë për pije por vetëm ujë teknik. “ Problemi ujit është shumë serioz nga muaj korrik deri më tani janë hap mbi 20 pus në fshatin Pallçisht, fshatarët nga fëmijë deri tek më i madhi kanë humbur çdo shpresë për ujin e pijshëm në fshatin Pallçisht. Me këtë përfundimin e projektit nuk zgjidhet problemi i ujit të pijshëm, por bisedojmë se vetëm e kanë ndërruat trasenë ose linjën në anën tjetër , ne vazhdojmë të kërkojmë kemi qenë edhe në komunë me bashkëfshatarët por ne tash nuk na ka mbetë asnjë tjetër, çdo besim është humbur vetëm të organizohemi mirë edhe nëse nuk realizohet ky projekt si duhet, do organizohemi aq mirë sa të ja japim dënimin e merituar në zgjedhje.” Por kryetari i komunës së Bogovinës Besnik Emshiu thotë se projekti është nga fundi dhe ai ka kërkuar mjete shtesë për vazhdim të projektit edhe nëse këtë nuk e bën qeveria ai ka paraparë mjete me ribalancin e buxhetit. Besnik Emshiu – kryetar i komunës Bogovinës Fshati Pallçisht me ujë furnizohet nga një lum, ndërsa banorët për momentin nuk kanë as ujë teknik. Për ujë të pijshëm banorët furnizohen nga çezmat publike në qytetin e Tetovës por edhe fshatrat përreth. TV KOHA
Lajme nga vendi
Javën a ardhshme do të kryhet dezinsektim në qytetin e Tetovës

Komuna e Tetovës njofton se do të kryhet dezinsektim në territorin e qytetit të Tetovës.
ju njoftojmë se më 13.06.2025, Komuna e Tetovës në bashkëpunim me SH.T.P.SH “PRONTTO”, do të realizoj dezinsektimi nga toka në territorin e qytetit të Tetovës, për zhdukjen e mushkonjave dhe dëmtuesve të tjerë.
Lajme nga vendi
Miratohet aktakuza për rastin “Onkologjia”

Gjykata Penale ka miratuar aktakuzën për keqpërdorimet në Klinikën e Onkologjisë në Shkup, ku përfshihen ish-drejtorët e klinikës, Nino Vasev dhe Nehat Nuhi. Akuza ka edhe kundër tre onkologëve.
Gjykata Penale informon se ankesa e mbrojtjes është refuzuar kurse aktakuza është miratuar, kështu që kjo çështje do t’i caktohet ndonjë gjykatësit përmes sistemit AKMIS për procedura të mëtejshme dhe do të caktohet datë për seancën e parë kryesore.
Vasev akuzohet për dy vepra penale – shpërdorim të detyrës dhe rrezikim të shëndetit të pacientëve kurse akuzohen gjithashtu dy onkologë që u kanë ofruar terapi pacientëve pa bazë mjekësore.
Sipas aktakuzës së dytë, Vasev dhe Nuhi akuzohen për mashtrim, duke shkaktuar dëm prej 35 milionë euro në buxhetin e shtetit.
Lajme nga vendi
Vëllezërit nga Debreshi dënohen me nga 40 vite burg për vrasjen makabre të Resul Kahremanit

Pas më shumë se 10 muaj hetimesh dhe procesi gjyqësor, Gjykata ka shpallur fajtorë tre vëllezërit nga fshati Debresh i Gostivarit për vrasjen brutale të Resul Kahremanit, 35 vjeç. Ata janë dënuar me nga 40 vite burgim secili, që është dënimi maksimal sipas Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut për këtë vepër penale.
Ngjarja ndodhi më 23 korrik 2024, kur sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndaj viktimës u qëllua me armë zjarri nga një veturë tip “Volvo” me targa të Zvicrës, në pronësi të të dyshuarve. Vrasja u raportua në ora 17:15 në SPB Tetovë.
Sipas Policisë, menjëherë pas ngjarjes u arrestua njëri nga autorët, B.B., dhe nga ai u sekuestrua edhe pushka automatike me të cilën dyshohet se është kryer krimi. Hetimet e mëvonshme vërtetuan përfshirjen edhe të vëllait të tij, J.B., si bashkëkryerës.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve