Connect with us

Sport

LIGA E PARË: SUPERDERBI SHKËNDIJA – STRUGA TL PËRFUNDOI ME BARAZIM

Published

on

Tre fitore të vendasve dhe tre barazime me gjithsejtë 15 gola të shënuar është epilogu ndeshjeve  të xhiros së 11-të dhe të  fundit  të rrethit të parë në elitën e futbollit vendor. Lider në rrethin e parë kampionatit 2024/2025 është ekipi i Rabotniçkit  me 23 pikë

Në stadiumin e qytetit në Tetovë  në praninë e një numri të konsiderueshëm të tifozëve vendas, ndeshja derbi mes Shkëndijës dhe  kampionit në fuqi Struga Trim u mbyll me rezultat të barabartë 1-1. Në pjesën e parë skuadra vendase  ishte  superiore  krijoi raste  por arritën të shënon vetë një nga  penaltia të cilën e realizoi Besart Ibraimi.  Trajnerët e  ekipeve  Jeton Beqiri i Shkëndijës  dhe Qatip Osmani i Struga Trim Lum pas ndeshjes  shprehën keqardhje për rastet e dështuara.

 Mendoj se nuk e menaxhuam lojën si duhet pas rezultatit 1:0, gabuam në shumë situata, duke i dhënë Strugës shumë mundësi kur ne ishim në posedim të topit. Disa goditje standarde të cilat u’a dhuruam vetëm. Ndjej keqardhje për situatën se si nuk e menaxhuam mirë dhe si nuk ishim më syçelë në ato goditje standard. Nuk lejohet në ndeshje si kjo të pranohet gol nga ato situata të cilat ne i kemi analizuar.” deklaroi Jeton Beqiri trajner i KF Shkëndija

Kampioni në  fuqi Struga Trim Lum në këtë pjesë të sezonit vjeshtor  nuk ka  qenë formën e dëshiruar prandaj  trajneri  Qatip Osmani tha se pas disfatës katastrofale kundër Sileksit edhe një pikë e fituar  kundër  Shkëndijës është e madhe. 

‘’Sigurisht se në këto ndeshje është me rëndësi mos  të humbësh. Sa  i p♪•rket lojës mendoj se veçanërisht në pjesën e parë kur  patëm  disa  raste  që nuk i shfrytëzuam  ishte edhe  fati që pak na ktheu shpinën, pjesën e dytë e kërkonim at golin që erdhi në kohë u munduam ta shënojmë edhe golin e dytë por nuk arritëm edhe  sigurisht se   thash ishte me rëndësi mos të humbim’’. deklaroi Qatip Osmani trajner  i KF Struga trim Lum

Fitore në këtë xhiro ka shënuar Shkupi  kundër Tikveshit në Çair  3-1. Autor të golave ishin  Kadriu 2 gola dhe Avornio ndërsa golin e nderit për mysafirët e shënoi Spahiu.  Gostivari në stadiumin “Boris Trajkovski” të Maxharit mundi AP Brera me rezultat të thellë 4-1. Besa e Dobërdollit në Kratovë ka humbur nga Sileksi me rezultat 2:0. Në Ohri, Voska Sport barazoi me Pelisterin 1:1 në Ohër. Derbi i mes  Vardarit  dhe Rabotniçki ka përfunduar me barazim pa  gola 0-0. Pas përfundimit të rrethit të parë të kampionatit kryeson Rabotniçki me  23 pikë e ndjekur nbga Shkëndija, Sileksi dhe Gostivari që kanë nga  20 pikë.

Advertisement

Sport

TENIS: FAVORITËT NË US OPEN KUALIFIKOHEN NË RAUNDIN E DYTË

Published

on

 Në grand slam-in e tenisit ‘’US Open 2025’’ që mbahet në Nju Jork  garuesit favorit  avancojnë  duke  u kualifikuar  në raundin e dytë

 Ka vijuar sot  në Nju Jork Grand Slami i US Open me ndeshjet e radhës së raundit të  parë . Tenisti spanjoll Carlos Alvaraz aktualisht numri 2 në botë, mundi tenistin amerikan Reilly Opelka me rezultatin 3-0 në sete 6-4, 7-5 dhe 6-4 duke vazhduar garat në raundin e dytë  ku do të përballet me tenistin danez Holger Rune.  Në raundin e dytë  janë kualifikuar edhe tenisti norvegjez Caspeer Ruud, rusi  Karen Khachanov, amerikani Francis Tiafoe  dhe  dy  britanikët Jack Draper  dhe Cameron Norrie .

Te  kategoria e  femrave  me  eliminim kanë  surprizuar tenistet  amerikanet Madison Keys  dhe  legjenda  e tenist Venus Wiliams . Gjithashtu  janë  eliminuar   edhe  disa  emra të njohura  si Elina Svitolina e Ukrainës dhe Petra  Kvitova e Çekisë .

Garat  në grand slam-in e tenisit ‘’US OPEN 2025’’ vazhdojnë sipas orarit të projektuar nga  organizatori organizatorit

 SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Sport

KOMPLETOHET JAVA E TRETË E KAMPIONATIT NË LIGËN E PARË

Published

on

Katër fitore të skuadrave vendase dhe dy barazime  me 15  gola  të shënuar është epilogu I gjashtë ndeshjeve  të javës së tretë në elitën e futbollit vendor. Kryesojnë Sileksi dhe Struga Trim Lum me nga  9 pikë

 Me ndeshjet e fundit që u  zhvilluan  dje  pas  dite  u  kompletuar  java e tretë e  kampionatit në Ligën e parë të futbollit vendor , ku  skuadrat vendase shënuan  4 fitore,  ndërsa  dy takime  përfunduan me barazim ku shënuan gjithësejt 15  gola.

 Në stadiumin e Bashkimit në Kumanovë skuadra  vendase   para  afro 4  mijë tifozëve të pranishëm   mundi Tikveshin e Kavadarit  me  rezultatin  3-1. Autor të golave  për ekipin e Bashkimit  ishin Filip Aleksovski 2 dhe  Simonovski  1  go, ndërsa  për Tikveshin shënoi Mishov .  Për ekipin  kumanovar  ishte  kjo fitorja e parë   si anëtare  e elitës së futbollit para  tifozëve  vendas  pas  plot 17  viteve. Bashkimi në tre ndeshjet e pare të sezonit të ri ka 2  fitore dhe një barazim me  7  pikë grumbulluara.

Në ndeshjen tjetër që u zhvillua  dje  ekipi i Pelisterit në Kavadar mundi Shkupin me  rezultatin 2-0 , ndërsa autor të golave  ishin Ristiq  dhe Bulatoviq. Për  Pelisterin  ishte  kjo  fitorja  e  dytë radhazi , ndërsa për Shkupin  disfata e  tretë radhazi,

 Pas kompletimit të xhiros së tretë tabelën e kryesojnë Sileksi dhe  Struga  Trim Lum me  nga  9 pikë maksimale, ndërsa ndiqen nga Shkëndija , Vardari  dhe  Bashkimi me  nga  7 pikë  dhe Pelisteri me 6 pikë

Advertisement

Rezultatet e javës së tretë

 

Shkëndija – Arsimi  0-0

Struga TL – Rabotniçki  2-0

Vardari – AP Brera 2-2

Advertisement

Sileksi – Makedonija GTj.P 3-0

Bashkimi – Tiokveshi  3-1

Pelisteri – Shkupi 2-0

SHABAN SINANI – TV KOHA

Advertisement
Continue Reading

Sport

KFF LUBOTENI NESËR NIS NË FAZËN E DYTË TË CHAMPIONS NË BELGJIKË

Published

on

Klubi i futbollit të femrave Luboteni i Tetovës nesër në Leuven të Belgjikës  zhvillon ndeshjen e parë të fazës së dytë Championsit  kundër suedezeve  të Rosengård të Suedisë

 Skuadra kampione e Maqedonisë së Veriut  klubi I futbollit të femrave Luboteni i Tetovës nga dita  e djeshme  qëndron në Belgjikë, ku të mërkurën me fillim në ora  13:00, në qytetin Leuven do ta zhvillojë ndeshjen e parë të fazës së dytë në Ligën e kampioneve Evropian kund;r ekipit Rosengård të Suedisë. Trrajner i skuadrës Bojan Stamenkoviç para nisjes  për në belgjikë në deklaratë ekskluzive për TV Koha  tha se me kualifikimin në fazën e dytë kanë arritur qëllimin por kjo nuk  do të thotë se në Belgjikë udhëtojnë pa ndonjë qëllim edhe  pse realisht nuk janë në nivelin e  ekipeve  tjera.

Të mërkurën luajmë ndeshjen me ekipin Rosengård të Suedisë që realisht sipas cilësisë nuk jemi në nivelin më të lartë por gjithsesi se do të rezistojmë fuqishëm në këtë ndeshje. Kemi përparuar  shumë në krahasim të fazës paraprake  ku dolëm të parët  në grup dhe  vazhduam garat  në Ligën e kampionëve. Kështu që  disa  ambicie  tonat  reale  të fitojmë një ndeshje  nga  këto dy ndeshje në Belgjikë, ndërsa  gjysmëfinalja e dytë është Sarajeva  dhe  ekipe  belgë. Mendoj  se  ky  është  një qëllim real  që të vazhdojmë garat  në Liga Europa”” deklaroi trajneri Bojan Stamenkoviç.

 Trajneri i kampioneve  tetovare tha se në këtë faze të garave europiane  më  tepër prêt nga futbollistet që kanë përvojën e duhur ne mesin e të cilave është edhe Hava Mustafa e cila në ndeshjet e zhvilluara në Shkup realizoi 5 gola

Realisht  më tepër presim  nga  futbollistet  me përvojë si Hava  Mustafa, Aleksandra  Markovska ,  kemi  pesë futbolliste të huaja  dhe nga  ato presim  të jenë shtylla e ekipit  dhe që  mund  të  vendosin  lojën individualisht , Kemi edhe  shumë futbolliste  të reja  të cilat  kanë përparuar , kemi shumë  lojtare të reprezentacionit A, të  cilat  janë 17 dhe  18 vjeçare. Kështu  që  konkurrenca  është e  forte dhe me kosturit të mire të ekipit ” tha  trajner Stamenkoviç

Advertisement

 Trajniri  Stamenkoviq tha se qëllimi  parësor në fazën e dytë është që të fitojnë njërën nga dy ndeshjet në Berlgjikë për të vazhduar më tej në garat europiane.

 “” Qëllimi është ashtu  siç thash  nga  dy ndeshjet ta  fitojmë njërën , pasi faktikisht  nëse  e  fitojmë njërën ndeshje  ne  vazhdojmë garat në europë. Sinqerisht t”ju them  edhe  nëse  nuk ndodhë kjo  unë jam krenar  me  këtë sukses  dhe me  atë që futbollistet  treguan në fazën e pare. Kështu q% nuk do të jemi I pa kënaqur #ka  edhe të ndodhë”  tha  Stamenkoviç

Në fazën e parë  që u zhvillua  në Shkup. Luboteni  shënoi  dy fitore të thella    kundër ekipit Runavik të Ishujve Faroe me rezultatin 4-1 dhe  Pyunik nga  Armenia  me  rezultat  4—0, Në këto  dy ndeshje shkëlqeu Hava  Mustafa  me  5  gola , një në ndeshjen  e parë shënoi 1, ndërsa në ndeshjen e dytë të gjitha 4  golat  për Lubotenin

 

SHABAN SINANI – TV KOHA

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat