Connect with us

Lajme nga vendi

E premte, 22 Nëntor, ditë jopune për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Dita e Alfabetit Shqip, e premte, 22 nëntor, do të jetë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e përkatësisë etnike shqiptare në RMV.

“Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë njofton se, në përputhje me Ligjin për Festat e RM (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”nr.21/98 dhe 18/07), 22 nëntor 2024 ( E premte) Dita e Alfabetit Shqip, është ditë jopune për qytetarët që i përkasin komunitetit shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.

Lajme nga vendi

Fetai: 2,500 punësime dhe 800 avancime shqiptare po realizohen për disa muaj, apo më shumë se BDI për një mandat

Published

on

Zv.kryeministri Arben Ferai, në një status në rrjetet sociale ka shkruar se Qeveria po realizon 2,500 punësime dhe 800 avancime shqiptare për disa muaj.

“2,500 punësime dhe 800 avancime shqiptare po realizohen për disa muaj, apo më shumë së BDI për një mandat.

Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat miratohet në Qeveri brenda një jave.

“Komunat shqiptare po vuajnë nga bollëku: s’po u mjafton koha për të hartuar projekte sa fonde po derdhen nga lart.

Investimet po vërshojnë, rrogat e pensionet po rriten, grantet qeveritare po shpërndahen për çdo shtresë të shoqërisë si ansjëherë më parë.

Advertisement

Por dikush e ka lëshuar timonin e Qeverisë dhe po ëndërron ende që Aliu t’i dhuron gjashtë komuna – Likovë, Saraj, Tearcë, Gostivar, Vrapçisht dhe Strugë – që sipas thashethemeve, do të tkurren në dy, me njërën prej tyre që edhe ashtu është e lëshuar me qira. A ka patur ndonjëherë salto mortale më të madhe se kjo?”, ka shkruar Fetai.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Qeveria miratoi Strategjinë e Re për Konfiskimin e Pasurisë së Paligjshme

Published

on

Qeveria në mbledhjen e sotme të Qeverisë e miratoi Strategjinë për Forcimin e Kapaciteteve për Hetimet Financiare dhe Konfiskimin e Pasurisë për periudhën 2025-2028, së bashku me Planin e saj të Veprimit, njoftoi zëvendëskryeministri përgjegjës për Politika të Qeverisjes së Mirë, Arben Fetai.

Ky dokument, siç bën të ditur, e pasqyron angazhimin e palëkundur të Qeverisë për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, duke fuqizuar institucionet përgjegjëse përmes një qasjeje të strukturuar dhe sistematike, që synon rritjen e efikasitetit në konfiskimin e pasurisë së paligjshme.

“Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet prioritet kryesor i Qeverisë. Për këtë arsye, sigurimi i kushteve dhe forcimi i kapaciteteve institucionale për hetime financiare dhe konfiskim të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme është në qendër të përpjekjeve tona. Për këtë arsye, ne po forcojmë mekanizmat e monitorimit dhe mbikëqyrjes, duke themeluar Këshillin Kombëtar për Hetimet Financiare dhe Konfiskimin e Pasurisë, i cili do të sigurojë zbatimin e suksesshëm të objektivave të përcaktuara”, theksoi Fetai.

Njoftoi edhe se kabineti i tij do të luajë një rol qendror në koordinimin dhe mbështetjen e këtyre përpjekjeve, duke garantuar angazhim të vazhdueshëm për realizimin e kësaj strategjie.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Në tremujorin e parë për 4,8 për qind është uliur qarkullimi nga shitja e shërbimeve, rritje ka në sektorin Agjencitë turistike dhe turoperatorët

Published

on

Qarkullimi nga shitja e shërbimeve është ulur për 4.8 për qind në tremujorin e parë të vitit 2025 në karahasim me tremujorin e njejtë të vitit të kaluar, kumtoi Enti shtetëror i statistikave.

Në tremujorin e parë të vitit 2025, në krahasim me tremujorin e njejtë të vitit 2024, rritje më të madhe të qarkullimit në shërbime prej 20.1 për qind ka në sektorin Agjencitë turistike, organizues të udhëtimeve (turoperatorë) dhe shërbime të tjera rezervimi, si dhe veprimtari lidhur me to.

Sipas të dhënave të ESHS-së, në tremujorin e parë të këtij viti në raport me tremujorin e njejtë të vitit të kaluar rritje prej 11.4 për qind në qarkullim të shërbimeve ka në sektorin Veprimtari administrative dhe ndihmëse shërbyesse.

Continue Reading

Më të lexuarat