Connect with us

Lajme nga vendi

VOLEJBOLL: SHKËNDIJA FITON DERBIN E QYTETIT ME UT

Published

on

Gjatë fundjavë janë zhvilluar ndeshjet e raundit të  shtatë në Ligën e parë të Volejbollit në kategorinë e meshkujve. Shkëndija doli fituese në derbin  e qytetit kundër Universitetit të Tetovë, ndërsa Liria fiton në Strumicë kundër Makedonija Xhio

Derbi i shumë pritur i dy skuadrave tetovare mes dy ekipeve pretendente për pjesën e epërme të tabelës Shkëndija – Universiteti i Tetovës përfundoi me fitoren e sigurt  të ekipit kuqezi 3-0 në sete 25-19, 25-19 dhe 26-24.   

Trajneri Durim Luma pas përfundimit të kësaj sfide tha se ka besim tek këta  volejbollist që po dëshmojnë se vinë koha e tyre prandaj pret edhe suksese tjera.

Unë jam plotësisht i kënaqur me angazhimin e lojtarëve të mijë. Unë u besoj atyre pa marrë para sysh se ndeshjen e kaluar i humbëm dy sete në Sushevë. Ne jemi ekip më cilësore se Universiteti i Tetovës. Jemi ekip më i ri më agresiv  dhe po që se vazhdojmë me ketë ritëm ne  do të bëjmë edhe  fitore  të tjera të radhës” deklaroi trajneri Durim Luma.

Fitorja  kundër Universitetit të Tetovës në fakt ekipit ia ka siguruar pjesëmarrjen ekipit të Shkëndijë në fazën e plaj off , at çka e preferonin para fillimit të sezonit.

Advertisement

Me këtë fitore unë besoj se ne e siguruam plaj off-in por megjithatë ne duhet ti bëjmë edhe ndeshje  tjera  dhe tjerat ti fitojmë kështu siç luajtëm në këtë ndeshje

Nga ana  tjetër edhe ekipit  i Unioveristetit të Tetovë kishte  momente  të mira  por  megjithate nuk mundi ti bënë ball  lojës së vendasve

“ Meqenëse vet kjo ndeshje mbante  epitetin derbi i qytetit, ndeshja ishte  shumë e mirë ndeshje e shumë pritur për të dyja skuadrat, po ashtu njëherit  edhe për publikun. Ekipi i Shkëndijës tregoi kapacitet të mirë sonte dhe korri fitore. Ne mundeshim të luajmë edhe më mirë por ja që ndonjëherë mungon edhe fati: tha kapiteni Hamza Veseli

Fitore  dhe atë në transfertë ka regjistruar edhe ekipi Liria e Zherovjanit  kundër ekipit Makedonija Xhio në Strumicë 3-1 në sete, ndërsa në ndeshjet tjera  u shënuan këto rezultate: Boreci – Strumica 0-3, Skopje – Janta Volej 3-1, Vesna Probishtip – Vardari 2-3 dhe Susheva – Rabotniçki 1-3. Tabelën e kryeson Strumica  me pikë maksimale.

 Rezultatet e xhiros së 6-të në Ligën e parë të volejbollit

Advertisement

Shkëndija – Universiteti Tetovës     3-0

Makedonia Xhio – Liria                    1-3

Boreci – Strumica                             0-3

Skopje – Janta Volej                        3-1

Vesna Probishtip – Vardari              2-3

Advertisement

Susheva – Rabotniçki                     1-3

 UGD Shtipi ishte  i lirë

Shaban  Sinani / TV Koha

Lajme nga vendi

Motra denoncon vëllain për falsifikim dokumentesh, tentoi të përvetësojë pronën familjare

Published

on

Një 39-vjeçare nga rrethina e Tetovës ka raportuar në polici vëllanë e saj dhe anëtarë të tjerë të familjes. Ajo dyshon se përmes nënshkrimeve të falsifikuara, prona familjare është kaluar në emër të tij. Policia po punon për zbardhjen e rastit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Dy nxënës të Kolegjit “Yahja Kemal” – Tetovë në finalen e Olimpiadës GENIUS në SHBA! video

Published

on

Kolegji “Yahja Kemal” në Tetovë ka ndarë një moment krenarie për këtë institucion arsimor dhe jo vetëm.

Dy nxënësit e këtij kolegji Aulon Bajrami dhe Sabri Kurtishi bashkë me mentorin e tyre Sajid Ullah janë kualifikuar në finale e Olimpiadës GENIUS, në mesin e 3.254 projekteve nga e gjithë bota.

Nxënësit , Sabri Kurtishi dhe Aulon Bajrami, me projektin e tyre “HYDRODUO – Sistemi Inteligjent për Shpërndarjen e Lëngjeve”, janë përzgjedhur ndër projektet ndërkombëtare dhe janë kualifikuar për finalen e Olimpiadës GENIUS në SHBA!

Projekti i tyre në ueb-faqen e finalistëve të GENIUS mban ID-në me numër 8021.

Olimpiada GENIUS është një garë ndërkombëtare për projekte të nxënësve të shkollave të mesme, e fokusuar në çështje mjedisore.

Advertisement

Ajo është themeluar dhe organizuar nga organizata Terra Science and Education dhe mbahet në Rochester Institute of Technology në SHBA.

GENIUS Olympiad përfshin projekte në tetë disiplina të ndryshme, të gjitha me theks të veçantë në mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Përleshje në Burgun e Idrizovës, një i burgosur përfundon në spital

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme, informoi se më datë 01.04.2026, në ora 13:00, në SPB Shkup, nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Idrizovës është denoncuar se rreth orës 12:40, gjatë shëtitjes së rregullt, të dënuarit E.A. (32) dhe SH.I. (35) nga njëra anë, dhe S.M. (26) nga ana tjetër, kanë shkëmbyer goditje me sende të forta.

Më pas, E.A. me një send të mprehtë i ka shkaktuar lëndime S.M.-së, të cilit i është ofruar ndihmë në repartin e ambulancës, e më pas është transportuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Continue Reading

Më të lexuarat