Connect with us

Sport

FFK ka proceduar në CAS ankesën ndaj vendimit për ndeshjen Rumani – Kosovë

Published

on

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se tashmë i është drejtuar Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) lidhur me vendimin e UEFA-s për ndeshjen Rumani – Kosovë, të zhvilluar më 15 nëntor në Bukuresht.

Ndeshja ishte ndërprerë në minutat shtesë kur rezultati ishte 0:0. Pas një acarimi në fushë të lojtarëve, kishte thirrje “Serbia, Serbia” nga tifozë rumunë. Lojtarët e Kosovës lëshuan fushën, ndërsa disa prej tyre bënë veprime josportive ndaj tifozëve rumunë derisa po largoheshin. Ndonëse arbitri kërkoi që lojtarët të kthehen në fushë, te Kosova e refuzuan këtë. Arbitri dhe lojtarët e Rumanisë u kthyen në fushë rreth një orë më pas dhe arbitri dha shenjë për fundin e ndeshjes.

Apeli i UEFA-s e ka regjistruar ndeshjen e ndërprerë me rezultat 3:0 në të mirë të Rumanisë. E ka gjobitur Rumaninë me 128 mijë euro për shkelje të ndryshme, por ka vlerësuar se Kosova e braktisi ndeshjen. FFK-ja u gjobit me 6000 euro për faktin se pesë lojtarë të Kosovës morën kartonë të verdhë.

Federata rumune dy ditë më parë njoftoi se i i është drejtuar CAS-it për gjobën prej 128 mijë eurove dhe dënimin për zhvillimin e ndeshjes së ardhshme të Rumanisë pa shikues.

Dhe tani FFK-ja ka njoftuar se i drejtohet CAS-it. Ndonëse FFK-ja nuk ka njoftuar se çka do të kërkojë, pritet që të atakojë vendimin e UEFA-s për ta regjistruar ndeshjen me rezultat zyrtar në të mirë të Rumanisë.

Advertisement

“FFK-ja përveç angazhimit të ekipit të vet ligjor, është në konsultim edhe me disa studio ligjore me përvojë të madhe me lëndët në CAS, kryesisht nga Zvicra dhe Gjermania, për t’ u përfaqësuar në mënyrën e vet më të mirë në këtë betejë ligjore në kërkim të së drejtës për Federatën dhe ekipin tonë Kombëtar. Federata e Futbollit e Kosovës shpreh besimin e saj të plotë që CAS do të marrë vendim të drejtë e meritor”, shkruan në njoftimin e FFK-së.

Në të vërtetë gjasat që në CAS të rrëzohet vendimi i UEFA-s për regjistrim të ndeshjes me rezultat zyrtar, nuk vlerësohen shumë të mëdha. Ka shumë rrethana që shkojnë në disfavor të Kosovës, sidomos kërkesa e arbitrit që lojtarët të kthehen në fushë  duke konsideruar që ka kushte për lojë.

Sport

SHKËNDIJA BËN NJË HAP PRAPA NË “BETEJËN” PËR TITULLIN KAMPION!

Published

on

Në ndeshjen e xhiros së 25-të në Ligën e Parë të futbollit, në Tetovë, Shkëndija zhgënjeu tifozët duke pësuar humbje nga Pelisteri me rezultatin 2 me 1.

Shkëndija bëri një hap prapa në betejën për titullin kampion. Në Tetovë, Pelisteri, mbase shfrytëzoi ditën e keqe të tetovarëve dhe kthehet me tri pikë në Manastir.

Padyshim se suksesit të Pelisterit më së shumti I gëzohen tifozët e Vardarit duke marrë parasysh rivalitetin mes dy skuadrave për titullin kampion.

Ndryshe, në ndeshjen e sotme në Tetovë, të parët avancuan mysafirët me golin e Spirovskit në minutën e 37-të, kurse barazoi Besart Ibraimi në minutën e 43.

Vlen të përmendet se Ibraimi golin e tij të sotëm ia kushtoi bashkëlojtarit Reshat Ramadani i cili pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut në Irlandë.

Advertisement

Kur pritej që Shkëndija në pjesën e dytë ta tregojë në vepër cilësinë dhe domininimin, krahas shumë rasteve, në minutat shtesë të ndeshjes, Pelisteri, përmes Kerimit shënoi edhe golin e dytë dhe të fitores në Tetovë.

Pavarësisht humbjes do të vazhdojë “beteja” për titullin kampion, pasi edhe rezultati I ndeshjes së sotme në Tetovë, por edhe fitorja e Arsimit ndaj Vardarit dëshmojnë se sa e paparashikueshme është Liga e Parë e futbollit.

Gjithashtu edhe “lufta” për ekzistencë ka për të qenë mjaft dinamike, me cka priten edhe ndeshja interesante dhe vendimtare deri në fund të kampionatit.

Continue Reading

Sport

BASKETBOLL: OLIMPIAKOSI DHE FENERBAHÇE KRYESOJNË EUROLIGËN

Published

on

Në Euroligën e basketbollit në kategorinë e meshkujve janë  zhvilluar ndeshjet e raundit të 35-të të sezonit 2025/2026. Tabelën e kryesojnë Olimpiakosi dhe  Fenerbahçe me  nga 23 fitore e 12 humbje 

 Shtatë  fitore të  skuadrave   vendase  dhe  tre  të atyre mysafire është  epilogu i   ndeshjeve  të  raundit të 35-të në  Euroligën e  basketbollit  në kategorinë e meshkujve .

Baskonia ishte surpriza e madhe e javës së 35-të  pasi   para  tifozëve vendas  mundi  Real Madridin me rezultatin e  ngushtë 98-96 . Për  Baskomian  ishte  kjo  fitorja  e  18  sezonale, ndërsa  për  Realin ishte    disfata e  13  sezonale

Madridin  ishte fitorja e vendit të 18-të kundër vendit të 3-të në renditje, por jo vetëm kaq por i pengoi madrilenët të merrnin kreun pasi kryesuesit Fenerbahçe u mund nga Bajerni të mërkurën. Si rrjedhojë përfiton Olimpiakos, që fitoi ndaj Lionit dhe merr kreun në bashkëshoqërim me Fenerbahçen.  Fitore  surprizë  ka   shënuar edhe  skuadra gjermane  Bajerni ndaj kryesuesit ekipit Fenerbahçe  me rezultat  85-76. Tre skuadrat  që kanë regjistruar fitore në transfertë janë Olympiakosi,  Partizani  dhe Valencia, ndërsa në të gjitha  duelet tjera  fitues  dolën me meritë skuadrat  vendase.

Pas  kompletimit të raundit të 35-të renditjen e  kryesojnë Olimpiakosi  dhe  Fenerbahçe me  nga  23  fitore e  12  humbje  para  Real Madridit  dhe Valencias  që kanë nga 22 fitore e 13  humbje  ndërsa në pozitën e pestë dhe të  gjashtë  janë Hapoel Tel Aviv dhe Zalgiris Kaunas me nga 21 fitore e 14 disfata

Advertisement

 Rezultatet e Raundit të  35-të

 Baskonia  –  Real Madrid  98 – 96

Virtus Bologna  – Valencia   81 – 94

Lyon Villeurbanne – Olympiakos  74 – 82         

Maccabi Tel Aviv – Anadolu Efes 103 – 89

Advertisement

Paris – Milano 103 – 93

Crvena Zvezda  – Partizan 82 – 89        

Dubai – Monaco   101 – 91                    

Hapoel Tel-Aviv – Panathinaikos  92 – 88

Zalgiris Kaunas – Barcelona  83 – 71

Advertisement
Bayern – Fenerbahce  85 – 76     
 
 

SHABAN SINANI     TV KOHA

Continue Reading

Sport

MAKOLLI: KOSOVËN TA PËRFAQËSOJMË SA MË DENJËSISHT NË ARENËN NDËRKOMBËTARE!

Published

on

Kryetari i Federatës së Kik Boksit të Kosovës, Fatmir Makolli, nderohet me Medaljen Presidenciale të Meritave për kontributin në sport. Gjatë një prononcimi për Tv Koha, Makolli ka folur edhe për sfidat me të cilat përballet sporti i Kikboksit.

 Fatmir Makolli është nderuar me Medaljen Presidenciale të Meritave nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në sportin e Republikës së Kosovës, veçanërisht në kick-box.

 Fatmir Makolli gjatë një prononcimi për Tv Koha tha se ky çmim e motivon edhe më shumë për të vazhduar punën në rritjen e nivelit të Kick-boxit në Kosovë.

‘’Për mua  kjo mirënjohje  ka qenë  një nderë i madh  që më është bë  dhe  punës time dhe  rrugës  time. Rrugëtimin tim që e kam  bë  në sport  kjo në fund u kurorëzua me këtë medalje  dhe besoj  që unë  kam  qenë shumë i nderuam  dhe  jam i priveligjuar që kam arrit  ta kem  këtë medalje  prej  presidentes. Gjithashtu  kisha  falënderua   shumë presidenten për këtë çmim  që ma ka nda  dhe besoj  që kjo tregon që unë 50 vite merrem me sport  dhe ia kam kushtua  sportit . Besoj  që kjo u kurorëza  në  fund  me këtë mirënjohje’ ’ deklaroi Fatmir  Makolli

 Duke marrë parasysh se sportet luftarake paraqesin sinonim të suksesit sportiv, sipas Makollit sfida kryesore mbetet që Kosova sa më denjësisht të prezantohet në arenën ndërkombëtare.

Advertisement

  ’Me të thënë të drejtën, tani ne nuk kemi shumë sfida, se dihet neve na përkrah  gjithmonë ministria e  sportit,  shteti, e kemi përkrahjen dhe besoj se në arenën ndërkombëtare ku e përfaqësojmë vendin  tonë, flamurin tonë dhe shtetin tonë, besoj se ka vend edhe me i pas  kushtet edhe më të mira. Besoj që në të ardhmen do t`i kenë sportistët tonë dhe  do të na përfaqësojnë sa ma denjësisht në arenën ndërkombëtare’’ tha  Fatmir Makolli

 Fatmir Makolli, ndër vite, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në sportin e Republikës së Kosovës, fillimisht si garues, veçanërisht gjatë periudhës së gjeneratës së sakrificës në vitet ’90.

 Pas luftës, ai vazhdoi angazhimin e tij në sport si kryetar i Federatës së Kick-Box-it të Kosovës, detyrë të cilën e ushtron edhe sot.

 Shaban  Sinani – TV KOha
Continue Reading

Më të lexuarat