Lajme nga vendi
Ahmeti: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të thirrur njëanshëm debat publik për rinegociimin e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit është absurd
Mbrëmë, në një tubim madhështor në Gostivar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dënoi ashpër vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të thirrur në mënyrë të njëanshme një debat publik për rishikimin e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, duke e quajtur këtë veprim një akt absurd dhe të papranueshëm.
“Marrëveshja Paqësore e Ohrit është një dokument historik, i cili i dha fund një lufte dhe krijoi themelet për një shoqëri të drejtë dhe të barabartë.
Ajo është një marrëveshje paqeje që nuk mund të vihet në pikëpyetje apo të rinegociohet nga askush, e aq më pak nga një organ që nuk ka as kompetencë dhe as legjitimitet për ta bërë këtë.
Ligji për Gjuhët, i cili është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit, garanton të drejtat e barabarta për të gjithë qytetarët dhe përfaqëson një arritje të jashtëzakonshme për bashkëjetesën multietnike në Maqedoninë e Veriut.
Vendimi për të hapur debat mbi të është i barabartë me një përpjekje për të anuluar Marrëveshjen e Paqes dhe për të krijuar paparashikueshmëri për të ardhmen”, tha Ahmeti.
Ahmeti, thuhet në njoftimin e BDI-së, theksoi se Marrëveshja e Ohrit është e paprekshme dhe çdo përpjekje për ta cenuar atë do të hasë në kundërshtimin e fortë të shqiptarëve dhe të BDI-së.
Ai u bëri thirrje të gjitha palëve politike, shoqërisë civile dhe qytetarëve të angazhohen për të mbrojtur këtë arritje historike dhe për të mos lejuar që përfitimet e paqes dhe stabilitetit të vihen në rrezik.
Marrëveshja Paqësore e Ohrit nuk është dhe nuk do të jetë objekt rinegocimi.
Lajme nga vendi
“Vërshimet”, Tetova, Gostivari e Zhelina formojnë komisione për vlerësimin e dëmeve
Dhjetëra shtëpi të vërshuara, oborre të kthyera në liqene, por edhe rrugë të bllokuara dhe rrëshqitje dheu në disa vende. Ky është bilanci nga reshjet e dendura të shiut dhe dalja e lumenjve nga shtrati në rajonin e Pollogut. Komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Zhelinës kanë filluar me formimin e komisioneve për vlerësim dhe evidentim të dëmeve, e në disa pika, edhe dislokim të banorëve nga objektet e banimit, si pasojë e rrezikut nga përmbytjet.
“Aktualisht po realizohen analiza të detajuara të rrezikshmërisë me qëllim që banorët e zonave ku siguria është cenuar, të zhvendosen në hapësira më të sigurta, dhe paralelisht po bëhet edhe evidentimi i objekteve të rrezikuara për të vërtetuar edhe statusin e tyre juridik. Sa i përket infrastrukturës rrugore, në rrugën e Banjës janë evidentuar rrëshqitje të mëdha të dheut dhe ekipet e komunës kanë ndërhyrë menjëherë për pastrim dhe normalizim të qarkullimit. Ndërhyrje janë realizuar edhe në Gjermë ku situata është më kritike”, tha Besarta Ramdani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.
“Zonat më të prekura në Komunën e Gostivarit kanë qenë, fshati Forinë, fshati Llakavicë, fshati Turçan i Vogël dhe disa lagje të qytetit, por ne si komunë, kemi bashkëpunuar me banorët dhe nga gjitha të dhënat që përmendëm më kritike ka qenë Forina. Për vlerësimin e dëmit, tani do formojmë një komision dhe do dalim në terren për të vlerësuar dëmet në fshatin Forinë dhe banorëve që janë prekur nga vërshimet”, u shpreh Safet Asani, komisioni për mbrojtje dhe shpëtim Komuna e Gostivarit.
Zona e fundit ku pati përmbytje një ditë më parë ishte fshati Strimnicë.
“Në këtë lagje afërsisht 12 shtëpi kanë dëme materiale që iu ka hy uji nëpër bodrume. Ne si ekipe e komunës ishim afër qytetarëve dhe u ndihmuam sa mundëm, andaj shpresoj që Ministria e Ekologjisë dhe institucionet më lartë të marrin masa që ky problem të përfundoj”, deklaroi Suad Alili, Ndërmarrja Publike Komuna e Zhelinës.
Sipas udhëheqësve të komunave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim përmbytjet janë si pasojë e mos pastrimit në kohë të shtretërve të lumenjve, dhe hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave nëpër lumenj. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Kosova, 18 vjet shtet i pavarur, krerë shtetesh urojnë Kosovën
Lajme nga vendi
Badinteri në Kushtetuese, Kostadinovski: S’jemi organ politik

