Lajme nga vendi
Policia e Maqedonisë ka sekuestruar rreth katër tonë marihuanë
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se janë konfiskuar rreth 4 tonë marihuanë nga një kompani në Josifovo të Vallandovës, përcjell TV21. Nga MPB theksojnë se bëhet fjalë për një kompani që kishte licencë për prodhim të produkteve nga marihuana, për çështje mjekësore, por që pas kontrollit të bërë me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë, janë vërejtur parregullësi, pas çka nga Komisioni përkatës në Ministrinë e Shëndetësisë, është kërkuar që t’i merret licenca kompanisë së njëjtë.
“Pas sigurimit të të gjitha provave materiale DPB Vallandovë deri te PTHP Gjevgjeli ka parashtruar kallëzim penal për vepër penale të kryer nga neni 95 B, 29G të Ligjit për kontrollin e drogave narkotike, ndaj menaxherit të personit juridik U.R.G. (21) nga Bullgaria, ish-menaxheri L.S. (35) nga Novosella, kundër personit juridik si dhe kundër B.I. (49) nga Dojrani i ri, B.I. (25) nga Strumica dhe N.G. (40) nga Strumica. Prokurori publik nga Prokuroria Publike e Gjevgjelisë ka lëshuar urdhër për konfiskimin e rreth 1390 kilogramëve marihuanë të falsifikuar, rreth 1630 kilogramë biomasë me THC dhe rreth 815 kilogramë marihuanë me THC”, thonë nga MPB.
Lajme nga vendi
“Vërshimet”, Tetova, Gostivari e Zhelina formojnë komisione për vlerësimin e dëmeve
Dhjetëra shtëpi të vërshuara, oborre të kthyera në liqene, por edhe rrugë të bllokuara dhe rrëshqitje dheu në disa vende. Ky është bilanci nga reshjet e dendura të shiut dhe dalja e lumenjve nga shtrati në rajonin e Pollogut. Komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Zhelinës kanë filluar me formimin e komisioneve për vlerësim dhe evidentim të dëmeve, e në disa pika, edhe dislokim të banorëve nga objektet e banimit, si pasojë e rrezikut nga përmbytjet.
“Aktualisht po realizohen analiza të detajuara të rrezikshmërisë me qëllim që banorët e zonave ku siguria është cenuar, të zhvendosen në hapësira më të sigurta, dhe paralelisht po bëhet edhe evidentimi i objekteve të rrezikuara për të vërtetuar edhe statusin e tyre juridik. Sa i përket infrastrukturës rrugore, në rrugën e Banjës janë evidentuar rrëshqitje të mëdha të dheut dhe ekipet e komunës kanë ndërhyrë menjëherë për pastrim dhe normalizim të qarkullimit. Ndërhyrje janë realizuar edhe në Gjermë ku situata është më kritike”, tha Besarta Ramdani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.
“Zonat më të prekura në Komunën e Gostivarit kanë qenë, fshati Forinë, fshati Llakavicë, fshati Turçan i Vogël dhe disa lagje të qytetit, por ne si komunë, kemi bashkëpunuar me banorët dhe nga gjitha të dhënat që përmendëm më kritike ka qenë Forina. Për vlerësimin e dëmit, tani do formojmë një komision dhe do dalim në terren për të vlerësuar dëmet në fshatin Forinë dhe banorëve që janë prekur nga vërshimet”, u shpreh Safet Asani, komisioni për mbrojtje dhe shpëtim Komuna e Gostivarit.
Zona e fundit ku pati përmbytje një ditë më parë ishte fshati Strimnicë.
“Në këtë lagje afërsisht 12 shtëpi kanë dëme materiale që iu ka hy uji nëpër bodrume. Ne si ekipe e komunës ishim afër qytetarëve dhe u ndihmuam sa mundëm, andaj shpresoj që Ministria e Ekologjisë dhe institucionet më lartë të marrin masa që ky problem të përfundoj”, deklaroi Suad Alili, Ndërmarrja Publike Komuna e Zhelinës.
Sipas udhëheqësve të komunave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim përmbytjet janë si pasojë e mos pastrimit në kohë të shtretërve të lumenjve, dhe hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave nëpër lumenj. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Kosova, 18 vjet shtet i pavarur, krerë shtetesh urojnë Kosovën
Lajme nga vendi
Badinteri në Kushtetuese, Kostadinovski: S’jemi organ politik

