Lajme nga vendi
DAP: Qiradhënësit të deklarojnë të ardhurat e realizuara nga dhënia me qira e pronës
Drejtoria për të Ardhura Publike informon personat fizik të cilët japin me qira prona të patundshme (banesa, shtëpi uikendi, apartamente ose dhoma) për qëndrim të shkurtër (jo më gjatë se 31 dhjetori), veçanërisht gjatë qëndrimit për festa, se kanë obligim përmes sistemit “e-Shërbime Tatimore”, t’i paraqesin të ardhurat e realizuara nga dhënia me qira e pronës. Kjo vlen edhe për dhënien me qira përmes platformavre si AirBnb, Booking.com, Facebook etj
Bazë për llogaritjen e tatimit paraqesin të ardhurat bruto që realizohen të reduktuara për vlerën e shpenzimeve të normalizuara të mëposhtme: 10 për qind e vlerës së të ardhurave (për hapësirë të pamobiluar) dhe 15% nga vlera e të ardhurave (për hapësirë të mobiluar).
Raportimi i të ardhurave nga dhënia me qira e pasurive të paluajtshme është i detyrueshëm deri në datën 10 të muajit pasardhës pas muajit të dhënies me qira. Kërkesa së bashku me provat përkatëse dorëzohet në mënyrë elektronike (e-PPD) përmes sistemit “E-Shërbime Tatimore”.
Për më shumë informata qytetarët mund të drejtohen në Qendrën për kontakt të DAP-it në e-postën Info@ujp.gov.mk, në numrat e telefonit 0800 33 000 dhe 02 3253 200, si dhe në Drejtoritë rajonale/Departamentet tatimore të Drejtorisë për të Ardhura Publike.
Në dispozicion është edhe një broshurë për tatimin e të ardhurave nga qiraja dhe nënqiraja, dhe të gjithë të interesuarit mund të regjistrohen edhe në sistemin “E-Shërbime Tatimore”.
“Bëhuni tatimpagues përgjegjës, raportoni me kohë dhe saktësi dhe përmbushni detyrimet tuaja tatimore. Mos harroni se raportimi i të ardhurave është një detyrim ligjor dhe do t’ju ndihmojë të shmangni stresin dhe sanksionet”, apelojnë nga DAP.
Lajme nga vendi
“Vërshimet”, Tetova, Gostivari e Zhelina formojnë komisione për vlerësimin e dëmeve
Dhjetëra shtëpi të vërshuara, oborre të kthyera në liqene, por edhe rrugë të bllokuara dhe rrëshqitje dheu në disa vende. Ky është bilanci nga reshjet e dendura të shiut dhe dalja e lumenjve nga shtrati në rajonin e Pollogut. Komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Zhelinës kanë filluar me formimin e komisioneve për vlerësim dhe evidentim të dëmeve, e në disa pika, edhe dislokim të banorëve nga objektet e banimit, si pasojë e rrezikut nga përmbytjet.
“Aktualisht po realizohen analiza të detajuara të rrezikshmërisë me qëllim që banorët e zonave ku siguria është cenuar, të zhvendosen në hapësira më të sigurta, dhe paralelisht po bëhet edhe evidentimi i objekteve të rrezikuara për të vërtetuar edhe statusin e tyre juridik. Sa i përket infrastrukturës rrugore, në rrugën e Banjës janë evidentuar rrëshqitje të mëdha të dheut dhe ekipet e komunës kanë ndërhyrë menjëherë për pastrim dhe normalizim të qarkullimit. Ndërhyrje janë realizuar edhe në Gjermë ku situata është më kritike”, tha Besarta Ramdani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.
“Zonat më të prekura në Komunën e Gostivarit kanë qenë, fshati Forinë, fshati Llakavicë, fshati Turçan i Vogël dhe disa lagje të qytetit, por ne si komunë, kemi bashkëpunuar me banorët dhe nga gjitha të dhënat që përmendëm më kritike ka qenë Forina. Për vlerësimin e dëmit, tani do formojmë një komision dhe do dalim në terren për të vlerësuar dëmet në fshatin Forinë dhe banorëve që janë prekur nga vërshimet”, u shpreh Safet Asani, komisioni për mbrojtje dhe shpëtim Komuna e Gostivarit.
Zona e fundit ku pati përmbytje një ditë më parë ishte fshati Strimnicë.
“Në këtë lagje afërsisht 12 shtëpi kanë dëme materiale që iu ka hy uji nëpër bodrume. Ne si ekipe e komunës ishim afër qytetarëve dhe u ndihmuam sa mundëm, andaj shpresoj që Ministria e Ekologjisë dhe institucionet më lartë të marrin masa që ky problem të përfundoj”, deklaroi Suad Alili, Ndërmarrja Publike Komuna e Zhelinës.
Sipas udhëheqësve të komunave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim përmbytjet janë si pasojë e mos pastrimit në kohë të shtretërve të lumenjve, dhe hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave nëpër lumenj. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Kosova, 18 vjet shtet i pavarur, krerë shtetesh urojnë Kosovën
Lajme nga vendi
Badinteri në Kushtetuese, Kostadinovski: S’jemi organ politik

