Connect with us

Lajme nga vendi

Banka Botërore: Ndotja e ajrit vret rreth 2.800 qytetarë të Maqedonisë së Veriut çdo vit

Published

on

Ndotja e ajrit vret rreth 2800 qytetarë të vendit në vit, ndërsa banorët e Shkupit dhe Tetovës janë të ekspozuar ndaj niveleve dukshëm më të larta të grimcave toksike PM 2.5, krahasuar me qytetarët në vendet e Evropës Perëndimore. Kështu deklaroi dje drejtori i Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Massimiliano Paolucci, në një konferencë në Shkup për cilësinë e ajrit, transmeton Portalb.mk.

Pavarësisht progresit që nga vitet 1990, ndotja e ajrit në vend është ende e lartë, tha ai, duke theksuar se ajri i shëndetshëm është vendimtar për zhvillimin e qëndrueshëm.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, i cili foli në konferencë, tha se sipas tij, faktori i parë për gjendjen e keqe të ajrit të ambientit është se amvisëritë dhe industria ende përdorin dru të cilësisë së ulët dhe burime të tjera për ngrohje, sidomos në stinën e dimrit.

“Ka edhe transport urban dhe një sërë arsyesh të tjera. Tashmë kemi miratuar dhe jemi duke punuar në një program specifik ku përveç gazifikimit parashikohen edhe sistemet e gazit të kogjenerimit. Për sa i përket gazifikimit, mendoj se është një nga zgjidhjet që do të ridrejtojë qytetarët drejt burimeve më pak të dëmshme apo të padëmshme të ngrohjes gjatë këtij sezoni. E njëjta gjë vlen edhe për transportin urban, pasi filluam me autobusët elektrikë… Po punojmë edhe për nisma dhe projekte të tjera. Pra, ne jemi të përkushtuar që të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë për të arritur ajër më të pastër”, tha Mexhiti.

Ndryshe, më 16 dhjetor, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor prezantoi Programin e ri për Planifikimin e Ajrit të Pastër 2024–2030, qëllimi i të cilit, siç tha në atë kohë, është zgjidhja e problemit të ndotjes së ajrit në Maqedonia e Veriut në planin afatmesëm dhe afatgjatë.

Advertisement

Profesori në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike – Shkup sqaroi se programi është përgatitur në bazë të hulumtimeve afatgjata, duke paralajmëruar kontrolle më të rrepta dhe më të drejta inspektuese për të gjitha objektet industriale.

Deri më tani, siç tha ai, ka ndodhur që ndotësit t’i drejtonin gishtin njëri-tjetrit, domethënë amvisëritë të thoshin se industria ndot, industria të fajësonte transportin dhe transporti të fajësonte dikë tjetër. Programi i ri, thotë ai, mbulon të gjithë ndotësit në zonat urbane në Maqedoni.

“Përveç kësaj, ne po planifikojmë kontroll të rreptë dhe të drejtë inspektues për të gjitha objektet industriale në vend, në mënyrë që emetimet të jenë publike dhe të gjithë të jemi të sigurt që ajo që transmetohet është e sigurt në nivel evropian. Ashtu siç themeluam institucione të fuqishme shkencore në vitin 1963, kur patëm problem me tërmetin, tani duam të mbështesim institucionet shkencore që të angazhohen në hulumtime për pastrimin e ajrit apo parandalimin e ndotjes së ajrit dhe e kemi paraparë një program të tillë”, shtoi Dimitrovski. 

Zëvendëskryeministri Mexhiti, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, tha se inspektorët tashmë janë në terren dhe ka gjoba, por shtoi se duhet të rritet numri i tyre për të mbuluar të gjithë vendin.

Kujtojmë se ambientalistët në Maqedoninë e Veriut kërkojnë ndalimin e importit të automjeteve më të vjetra se 10 vjet dhe nën standardin EURO 5 nga 1 janari i vitit të ardhshëm. 10 shoqata dhe iniciativa qytetare kanë dorëzuar në Qeveri letër, ku kërkohet edhe që importi i automjetet e reja të plotësojë standardin minimal EURO 6.

Advertisement

Sipas raportit të UNICEF-it, në Maqedoninë e Veriut, vdekjet e të porsalindurve nga ndotja e ajrit janë 11,6 përqind ose 1 në 9 vdekje të fëmijëve nën moshën njëvjeçare.

Edhe Instituti i Shëndetit Publik që në fillim të vitit 2024 e publikoi raportin “Ndotja e ajrit në Republikën e Maqedonisë dhe rreziqet ndaj shëndetit”, sipas të cilit pothuajse 18 përqind e mortalitetit të përgjithshëm në Maqedoninë e Veriut mund t’i atribuohet ekspozimit ndaj përqendrimeve aktuale të grimcave PM-2.5.

Advertisement

Lajme nga vendi

Studentët do të protestojnë më 6 prill për provimin e jurispudencës

Published

on

Përmes mesazhit “Gjuha shqipe thërret – zëri yt është fuqia jonë”, studentët shqiptarë paralajmërojnë protessta
për provimin shqip të jurispudencës, duke e konsideruar si të drejtë legjitime dhe kushtetuese.

“Që nga vera 2024 jemi duke pritur epilog në lidhje me kërkesën tonë, përveç zvarritjes së kërkesës sonë nuk pamë gjë tjetër. Gjuha shqipe dhe e drejta jonë nuk mund të mbahen peng nga vullneti dhe interpretimi i ministrave, prandaj ju ftojmë të gjithëve të merrni pjesë në protestën tonë me datë 6 prill (e hënë) në ora 12:30 para Urës së Gurit, aty ku fillon kultura jonë tek Çarshia jonë në Shkup dhe do të marshojmë andej Urës së Gurit drejt Ministrisë së Drejtësisë!”, theksoi njëri ndër nismëtarët e kësaj çështjeje Mevlan Ademi. Ai u bëri thirrje të gjkithë qytetarëve pa dallime politike të rreshtohen me studentët dhe ti përkrahin ato në të drejtën e tyre legjitime dhe kushtetuese që provimin e jurisprudencës ta mbajnë në gjuhën shqipe.

Ndryshe, ditët e fundit studentët shqiptarë në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Gostivar dhe Kërçovë kanë nisur aksion simbolik duke vendosur afishe në vende të ndryshme të qyteteve, përmes të cilave kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe. Në afishet e vendosura, mesazhi është i qartë: “Shqip kemi mësuar – provimin shqip do japim”, duke shprehur pakënaqësinë dhe kërkesën për respektimin e të drejtës për arsimim në gjuhën amtare.

Përmes mesazhit “Gjuha shqipe thërret – zëri yt është fuqia jonë”, ata kërkojnë të drejtën për ta zhvilluar provimin në gjuhën amtare. Kjo nismë vjen si reagim ndaj refuzimit për mbajtjen e provimit në gjuhën shqipe, duke nxitur pakënaqësi dhe mobilizim më të gjerë mes studentëve.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Vazhdon rrëmuja midis opozitës dhe qeverisë për korridorin 8

Published

on

Partitë opozitare shqiptare në Maqedoni të Veriut i vazhduan edhe sot akuzat ndaj qeverisë për korridorin 8, përkatësisht për segmentin Tebenishtë (veri i Liqenit të Ohrit) – Qafë Thanë, për të cilin sipas qeverisë po kërkohen rrugë alternative për të vazhduar përsëri për në kufirin me Shqipërinë.

BDI sot tha se qeveria e Hristijan Mickoskit po e përdorë arsyetimin e rregullave të UNESCO-s për ruajtje ambienti dhe trashëgimi kulturore qëllimisht për të ndryshuar këtë segment të rrugës.
Madje sipas kësaj partie opozitare qeveria po sunon që ta ndërpresë vazhdimin e rrugës së këtij korridori.

“Vendimi i qeverisë për të mos vazhduar projektin e autostradës Strugë–Qafë Thanë, duke u fshehur pas “kërkesave të UNESCO-s”, është një arsyetim i papranueshëm dhe një shmangie e qëllimshme e përgjegjësisë. UNESCO nuk është arsye për ndalim. UNESCO është justifikimi që po përdoret për të maskuar një vendim politik për ndërprerjen e një korridori strategjik. Problemi nuk është teknik. Është politik,” tha sot BDI në një komunikatë për mjete të informit përmes Facebook.

Reagimi i sotëm, por edhe i djeshëm, i BDI-së vjen pas deklaratës së Mickoskit se mund që të ketë ndryshime të këtij segmenti.
BDI ndërkohë e kritikoi VLEN se “nuk ka pasur as qëndrim, as kundërshtim, as reagim,” megjithëse zëvendës-ministrja edhe dje tha se përkundër ndryshimeve eventuale të këtij segmenti korridori 8 do të vazhdoi deri në kufirin me Shqipërinë.

Edhe Ziadin Sela, i cili tash e krijoi partinë e tij të re Lidhja Shqiptare, vazhdoi edhe sot me akuza se qeveria po synon që korridorit 8 t’ia devijojë krejtësisht drejtimin e ta lidhë atë në korridorin 10d, gjë që deri më tash Zëvendësministrja Kaltrina Zekolli Shaqiri e ka hedhur poshtë dhe ka thënë se edhe nëse do të ketë devijim eventual të segmentit, korridori 8 përsëri do të vazhdoi për në kufirin me Shqipërinë.
Akuzat për ndryshim të krejt drejtimit të korridorit 8 i ka mohuar para një jave në një deklaratë për Zhurnal.mk edhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha.

Advertisement

Hoxha tha se rishikimi që po tentohet që t’i bëhet këtij segmenti të Korridorit 8 nga Maqedonia e Veriut deri në kufirin me Shqipërinë, për shkak të ndikimit të mundshëm të tij në mjedis dhe trashëgimisë kulturore që ka të bëjë me rajonin e liqenit të Ohrit nuk do ta pengojë vazhdimin e projektit deri në realizim të plotë ashtu edhe siç është paraparë për në kufirin me Shqipërinë.
“Për këtë arsye, është e domosdoshme të shqyrtohen alternativa dhe masa zbutëse, përfshirë rishikimin e gjurmës apo zgjidhje teknike që minimizojnë ndikimin, në pasurinë ndërkufitare, pa cenuar realizimin e Korridorit VIII,” tha Hoxha për Zhurnal.mk me 23 Mars.

Hoxha tha se ai me homolgou i tij, Timço Muçunski, para pak javësh janë pajtuar që të dy qeveritë “të forcojnë më tej koordinimin, përfshirë në kuadër të UNESCO si të jetë e nevojshme, në mënyrë që të gjejmë zgjidhje dhe çdo zgjidhje të jetë në përputhje me angazhimet e përbashkëta për këtë korridor, detyrimet dhe standardet ndërkombëtare dhe mbi të gjitha, me rëndësinë strategjike që ka ky korridor për vendet tona, rajonin dhe Aleancën Atlantike”.

Continue Reading

Lajme nga vendi

ULET ÇMIMI I BENZINËS – ÇMIMI I DIZLEIT MBETET I NJËJTË!

Published

on

Sonte pas mesnate çmimi i benzinës ulet për 2.5 denarë për një litër EUROSUPER BS-95 dhe për 3 denarë për EUROSUPER BS-98, kurse çmimi I dizleit mbetet i njëjtë – ka njoftuar Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: 84 denarë për një litër EUROSUPER BS-95 dhe 85.50 denarë për një litër EUROSUPER BS-98.

Çmimi me pakicë I vajit eksytra të lehtë për amvisëri rritet për 0.50 denarë për litër, kurse I mazutit ulet për 0.663 denarë për kilogram.

Tregtarët me shumicë dhe tregtarët me pakicë me derivate të naftës dhe karburantë për transport mund t`i formojnë çmimet e disa derivateve të caktuara në nivelin më të ulët nga çmimet më të larta të konstatuara nga autoritetet – thonë nga Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Continue Reading

Më të lexuarat