Lajme nga vendi
Fetai në OnTime: Qeveria do të definojë hapat e radhës drejtë BE-së

Zëvendëskryeministri Arben Fetai, në një intervistë për TV Koha, ka folur rreth ndryshimeve kushtetuese dhe anëtarësimit të vendit në BE. Fetai tha se ne duam që ndryshimet kushtetuese të ndodhin gjatë kësaj periudhe dhe e kemi pasur synim që negociatat të fillojnë gjatë kësaj periudhe.
“Por që fatkeqësisht ne e dimë edhe realitetin e numrave. E vërteta është se partitë tjera janë për ndryshimet kushtetuese, por që pa VMRO-DPMNE, nuk bëhen këto ndryshime kushtetuese. Duhet të ulen kryetarët e koalicionit VLEN dhe të definojnë hapat e mëtutjeshme të VLEN-it. Ne kemi besuar se do të kemi një zgjidhje më të shpejt të ngërçit politik në Bullgari”, tha Fetai.
Pra, siç tha Fetai, çështja bilaterale duhet të zgjidhet bashkë me partnerët tanë në BE, ShBA dhe me Bullgarinë.
“Të dakordohemi dhe të gjejmë një zgjidhje inovative për futjen e bullgarëve në kushtetutë por të marrim edhe një garanci që pas këtij kushtëzimi më nuk do të kemi kushtëzime të reja bileterale me Bullgarinë dhe mund të ecim këtë procese me BE-në ”, nënvizoi Fetai.
Lajme nga vendi
68 persona dyshohen për tragjedinë në Koçan, po merren në pyetje dëshmitarët

Prokurori Publik i Shtetit nuk sheh pengesa që hetimi për zjarrin në Koçan, i cili mori jetën e 62 personave, të përfundojë deri më 17 qershor, siç parasheh afati ligjor prej tre muajsh. Pa zbuluar detaje, prokurori tha se hetimi është në një fazë shumë të rëndësishme dhe dëshmitarët aktualisht po merren në pyetje si në Koçan ashtu edhe në Shkup. Sipas Kocevskit, nuk ka selektivizëm në hetim. Ai përsëriti sot, siç deklaroi edhe më parë Alsat, se hetimi mund të zgjerohet për të përfshirë të dyshuar të ri.
“Dëshmitarët po merren aktualisht në pyetje, si edhe të dëmtuarit dhe persona të tjerë që dinë diçka rreth ngjarjes. Ndërkohë, ata po koordinohen edhe me ekspertët në lidhje me atë që duhet të kryhet ekspertizë. Pra, nuk ka selektivizëm deri më tani, nuk do të ketë as në të ardhmen. Unë tashmë thashë për një media, kështu që derisa të përfundojë hetimi, zgjerim i mundshëm është i mundur, megjithatë, kjo varet nga provat dhe ajo që do të sigurojnë prokurorët publikë”, tha Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Përpara tragjedisë në Koçan, qeveria filloi procedurë për shkarkimin e Kocevskit, e cila tani është e pezulluar. Nëse kjo procedurë do të vazhdojë apo jo, për Kocevskin, është vendim politik.
“E kam thënë disa herë këtë, kështu që është vendim politik. Për momentin, që nga fillimi i procedurës, nuk kam pasur asnjë presion apo kërcënim në këtë drejtim”, theksoi Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Hetimi në Koçan filloi menjëherë pas tragjedisë, më 17 mars, dhe prokuroria ka tre muaj kohë për të përgatitur aktakuzë. 13 prokurorë po punojnë në hetimin, i cili është zgjeruar disa herë deri më tani, dhe i cili deri më tani ka përfshirë 68 persona fizikë dhe tre juridikë. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Gjykata e Apelit ua rriti dënimet disa prej të akuzuarëve në rastin “Llaskarca”

Lajme nga vendi
Sot u mbajt prezantimi i drejtimeve dhe profileve që ofrojnë shkollat e mesme të Tetovës në “Ditën e Hapur”

-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve