Connect with us

Lajme nga vendi

Mësimdhënësit kundër Konceptit për reforma në arsimin e mesëm, Janevska thotë se është vetëm draft

Published

on

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska dje (27 janar) në një deklaratë për media tha se nuk është e vërtetë që lëndët e filozofisë dhe logjikës janë përjashtuar nga koncepti i reformës në arsimin e mesëm, pasi një grup mësuesit e shkollave të mesme në këto lëndë përmes një letre të hapur në mënyrë radikale dhe kategorikisht e refuzuan Konceptin e ofruar, transmeton Portalb.mk.

“Nuk është e vërtetë, nuk përjashtohet as filozofia, as logjika. Por gjithsesi, ky është një draft version i vënë për dëgjim publik. Tani jemi duke mbledhur sugjerime, vërejtje, propozime dhe pas përfundimit të seancës publike do të nxjerrim një përfundim përfundimtar. Para dy ditësh isha në Fakultetin Filozofik, pata një takim me profesorët e Fakultetit Filozofik, biseduam shumë konstruktivisht. Pres edhe mbështetjen e tyre, sepse i kemi dëgjuar dhe do të veprojmë sipas rekomandimeve të përbashkëta, por në radhë të parë për të mirën e studentëve”, tha Janevska.

Në letrën e hapur mësuesit thanë se “ka shumë implikime negative për studentët, mësuesit, procesin arsimor të shkollave të mesme dhe shtetin në tërësi. Ky konceptim, në të cilin hiqen filozofia dhe shkencat social-humaniste, ofron një botëkuptim të kufizuar pa mundësinë e mendimit analitik, sintetik, kritik dhe krijues”.

Ndryshe, Filozofia tani është lëndë obligative për nxënësit e shkollave të mesme në vitin e katërt, ndërsa me konceptimin e propozuar propozohet që të jetë lëndë zgjedhore në vitin e tretë dhe të katërt.

Lëndët Etika dhe Logjika nuk janë të shënuara si lëndë të veçanta në Draft-Koncept dokumentin i cili është i disponueshëm në faqen e internetit të Byrosë së Zhvillimit të Arsimit.

Advertisement

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja e Zhvillimit të Arsimit ftuan të gjithë mësuesit, nxënësit, prindërit, ekspertët dhe të interesuarit me mendime, sugjerime dhe vërejtje që t’i bashkohen diskutimit publik për miratimin e versionit më të mirë të dokumentit. Qëllimi, siç kanë treguar ata, është të sigurohet një sistem arsimor modern, gjithëpërfshirës dhe konkurrues, ndërsa komentet mund të dërgohen në faqen e Byrosë së Arsimit jo më vonë se 31 janar.

Lajme nga vendi

Ulen çmimet e produkteve shkollore – Prindërit kursejnë deri në 2000 denarë

Published

on

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se tregtarët janë duke e respektuar masën e qeverisë për uljen e çmimit të produkteve shkollore, shkruan Alsat.

Ai rikthekson rregullat për tregtarët. Qeveria mëson se me këtë masë, prindërit do të arrijnë të kursejnë nga 700 deri më 2000 denarë gjatë blerjes së produkteve shkollore në prag të fillimit të vitit shkollor.

“Bazë është çmimi nga 1 korriku 2024. Është detyrë e tregtarëve është caktojnë se cila ka qenë çmimi atëherë dhe nga ajo të sigurojnë lirim prej 10-15% dhe të vendosin në hyrjen e dyqanit mbishkrim “Më pak shpenzime, më shumë për ju”. Inspektorati i tregut është në terren dhe shikon nëse respektohet. Tani nuk kemi arsye të besojmë se dikush nuk është duke e respektuar”, tha Mickoski.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Paraqitet e zhdukur 17 vjeçarja nga Kumanova

Published

on

Është paraqitur si e zhdukur, kumanovarja 17 vjеcare,. Paraqitjen e saj ne organet kompetente (Polici) e ka bërë babai i saj
“Sot në Stacionin policor të Kumanovës (SPB), në ora 01:30, personi me incialet S.I. (47) nga Kumanova, ka denoncuar se vajza e tij A.I. (17), është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur”, kanë njoftuar përfaqësuesit e Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë.
Organi përkatës ka bërë të ditur se i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ligjore, për ta zbardhur rastin sa më shpejtë të jetë e mundur.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Vajza 14 vjeçe nga Maqedonia, përdhunohet në Pejë,arrestohet 36 vjecari nga Kosova

Published

on

Prokuroria e Kosovës është duke e hetuar rastin 36 vjeçarit nga Peja, i cili dyshohet për përdhunimin e 14 vjeçares nga Maqedonia e Veriut.

Një burrë nga Peja e Kosovës gjendet në paraburgim, që kur para 3 ditësh u arrestua nga policia e Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se e koshte përdhunuar 14 vjeçaren nga Maqedonia e Veriut.

I dyshuar i moshës 36 vjeçare, është arrestuar gjatë uikendit, pasiqë paraprakisht policia e Kosovës kishte gjetur gjurmë të cilat çonin deri tek i dyshuari, ndërkohë që dëshmia e vajzës ishte kyçe për ta arrestuar personi në fjalë, raportojnë mediat e Prishtinës.
Viktima dhe nëna e sajë, rastin e denoncuan në polici, me ç’rast vajza në detaje e kishte rrëfyer rastin, i cili kishte ndodhur në një shtëpi të braktisur në Pejë të Kosovës.

Sipas dëshmisë, tanimë i arrestuari, vajzën e kishte detyruar me dhunë për marrëdhënie seksuale.
Përfaqësues të prokurorisë nga Peja, bëjnë të ditur se procesi hetues është në rrjedhë e sipër. Nëse i akuzuar dënohet, sipas legjislaturës së Kosovës, të dyshuarit i kanoset burg deri në 10 vite heqje lirie.

Continue Reading

Më të lexuarat