Connect with us

Sport

FABRICE TAMBA PËRFORCIM I EKIPIT SHKËNDIJA

Published

on

Klubi i futbollit  Shkëndija  në  pritje  të pjesës  pranverore të kampionatit  ku edhe  do të vendoset  për  renditjen e përgjithshme  të ekipeve, nga  dita e sotme  në radhët e veta ka sjell ish futbollistin e Shkupit senegalezin  Fabricie Tamba. Sulmuesi  21  vjeçar   te  skuadra e Shkupit  erdhi në  fillim të kampionatit 2024/2025 dhe  ka  luajtur  si titullar  në 12 ndeshje dhe ka regjistruar 3  gola.  Pas  firmosi  për  ekipin  e Shkëndijës  për  kanalin zyrtar  të klubit  është shprehur  tepër  i kënaqur  që i bashkëngjitet  ekipit tetovar

 ‘’Mirë fillimisht  ishte  befasi . Në fillim unë nuk e dija se do të luaj me  këtë ekip. Kam luajtur  kundër Shkëndijës, mendoj  ishte në fillim të sezonit, ishte ndeshje e vështirë, dolëm me  barazim 1-1. Por  sigurisht unë pashë vërtet cilësi të mirë. Sigurisht se kur kam dëgjuar se ky ekip më dëshiron mua isha  shumë i lumtur sepse unë vërtet  dua të luaj për këtë për këtë skuadër’’

Përforcimi më i ri i Shkëndijës senegalezi Tamba  ka pohuar se  nuk ka njohuri për historikun e Shkëndijës  por  e dinë që është skuadër e madhe.

 “Mirë, vërtet nuk e di storjen e plotë, por sigurisht se do të tentoj të mësoj sa më shumë që do të mundem. E di se është ekip i madh, ambicie të mëdha, edhe presion i madh. Por e di se ekipi dëshiron të jetë kampion, të fitojmë ligën sigurisht. Mendoj tani jemi në krye të renditjes dhe e di se jam këtu për atë. Jam këtu të ndihmoj ekipin sa më shumë që do të jetë e mundur, të ndihmoj ekipin të realizojë ambiciet. Mirë, mendoj se ne do t’ia dalim.”

Futbollisti Fabrice Tamba I  cili nga  sot edhe  zyrtarisht është pjesë e ekipit  tetovar  që  nga  dita e sotme  do të udhëton në Antalia për t’iu bashkangjitur  ekipit   në përgatitje  për  pjesën pranverore të kampionatit 

Advertisement

Shaban Sinani / TV Koha

Sport

ZHVILLOHEN NDESHJET E PARA ÇEREKFINALE NË EUROPA DHE CONFERENCË LIGË

Published

on

Sonte në program janë ndeshjet e para çerkefinale në Europa dhe Konferencë Liga dhe atë tre takime në Europa Liga  pasi mbrëmë  është  zhvilluar përballja mes Bragës dhe Real Betisit e cila ka përfunduar e barazim 1-1, ndërsa në Konferencë Liga ka  katër përballje.

Sfida më tërheqëse është ajo mes Bolognas dhe Aston Villas me skuadrën italiane që do të kërkojë të ruajë nderin e Serie A teksa është e vetmja përfaqësuese e këtij kampionati, ndërkohe që përballë do të ketë Aston Villan skuadrën që renditet në vendin e katërt në Premier League. Ndeshje po kaq interesante është edhe ajo që do të luhet në Portugali mes Portos dhe Nottingham Forest, ndërkohë që ka edhe në duel gjermano-spanjoll, ai mes Freiburg dhe Celta Vigo.

Po kështu këtë të enjte do të luhen edhe sfidat e para çerekfinale të Conference League. gjithçka do të nisë me një sfidë me protagonistë futbollistë shqiptarë, Rayo Vallecano-AEK Athinë. Nga njëra anë është skuadra spanjolle ku aktivizohet Ivan Balliu, në krahun tjetër është ekipi grek me Thomas Strakoshën dhe Stavro Pilon. Fiorentina, e vetmja skuadër italiane në këtë kompeticion do të masë forcat me Crystal Palace, ndërsa dy ndeshjet e tjera të këtij kompeticioni janë Mainz-Strasbourg dhe Shakhtar Dontesk-Alkmaar.

Europa Liga: Sonte  në ora  21:00, takohen

 Bologna  – Aston Villa

Advertisement

Freiburg – Celta Vigo

Porto – Nottingham Forest

Braga – Real Betis  1-1

 Konferencë Liga, takohen:

 Në ora 18:45

Advertisement

Rayo Vallecano – AEK

Në ora  21:00

Crystal Palace – Fiorentina

Mainz – Strasbourg

Shakhtar  – AZ Alkmaar

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

SHKËNDIJA I RIKTHEHET FITORES – PELISTERI “VRASËS” I FAVORITËVE!

Published

on

Shkëndija  shënoi  fitore të  sigurt  në transfertë me  Rabotniçkin në Shkup 0-3, ndërsa Pelisteri dhe Vardari  luajtën me barazim pa gola në Manastir, në kuadër të javës së 26-të  në Ligën e parë të futbollit vendor.

Shkëndija ka marrë fitore bindëse 3:0 në transfertë me Rabotniçkin në  Shkup.

Dy gola të Endrit Krasniqit dhe një të Fabrice Tambës sollën fitoren e 19-të sezonale për ekipin kuqezinj. 

Pas ndeshjes trajneri Jeton Beqiri theksoi se fitorja vjen në një moment të duhur kurse ekipi i tij ka reaguar në mënyrë pozitive pas asaj disfate në Tetovë kundër Pelisterit

  E dominuam takimin nga fillimi deri në fund, përveç një gabimi individual në fillimin e pjesës së dytë ku na shpëtoi portieri. Pjesa tjetër ishte e kontrolluar nga ana jonë dhe ishte një fitore e cila na duhej në këto momente për shkak se, të them të drejtën, edhe ne si staf, edhe futbollistët, edhe opinioni, edhe tifozët, të gjithë e përjetuam shumë rëndë atë humbje me Pelisterin. Ishte një humbje e papritur, por futbolli i ka këto situata dhe ne duhet mbas humbjes të reagojmë dhe të luftojmë çdo ndeshje pastaj për trepikëshin.” ka deklaruar trajneri Jeton Beqiri.

Advertisement

 Pas Shkëndisë në Tetovë, Pelisteri ia “prishi hesapet” edhe një favoriti për titullin kampion. Në Manastir nën dritën e reflektorëe ndeshja kundër Vardarit përfundoi pa gola.

Ky barazim ka një peshë të madhe duke ndezur “betejën” për titullin kampion.

Me këtë pikë Vardari bëri një hap prapa në garën me Shkëndinë, kurse Pelisteri tregoi se është “vrasës” i favoritëve pasi drejtpërdrejtë po ndikon se ku do të përfundojë titulli i Kampionit.

Teksa kanë mbetur edhe shtatë xhiro deri në përfundim të kampionatit diferenca mes Vardarit dhe Shkëndisë tani është 1 pikë.

 SHABAN SINANI – TV KOHA

Advertisement
Continue Reading

Sport

ATLETIKO BËN LIGJIN NË “CAMP NOU”, PSG DOMINOI LIVERPULIN!

Published

on

Atletiko Madridi dhe Paris Sen Zhermen kanë regjistruar fitore kundër Barcelonës dhe Liverpulit në ndeshjet e para të çerekfinales së UEFA Liga e Kampionëve. Ndeshjet  kthyese zhvillohen më 14 dhe 15  prill.

 Një përballje e tensionuar në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve në “Camp Nou” mes Barcelonës dhe Atletiko Madrid përfundoi me fitoren 0-2 të madrilenëve.

 Katalanasit u treguan kërkues, por jo mjaftueshëm konkretë në fazën sulmuese, duke pësuar humbjen e parë pas 10 ndeshjesh në të gjitha kompeticionet.

 Kartoni i kuq i Pau Kubarsit ndryshoi rrjedhën e lojës dhe tashmë blaugranat kanë një detyrë shumë të vështirë javën që vjen në “Metropolitano”.

 Nga tabori i Barcelonës kanë drejtuar akuza ndaj referit Ishtvan Kovaç duke e etiketuar si fajtorin kryesor për disfatën.

Advertisement

 Fitorja e rëndësishme për skuadrën e Simeones, ishte gjithashtu e para në Camp Nou që nga viti 2006, duke i vendosur ata në një pozicion shumë të favorshëm përpara ndeshjes së kthimit.

 Tani, Atletiko ka mundësinë të mbyllë kualifikimin në shtëpi dhe të realizojë një arritje unike: tre fitore ndaj Barcelonës në çerekfinalet e Champions League.

 PSG ka hedhur një hap drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampioneve, duke siguruar një fitore në ndeshjen e parë në shtëpi ndaj Liverpulit me shifrat 2-0.

 Ka qenë një ndeshje e dominuar totalisht nga skuadra e Luis Enrikes e cila gjeti dy herë rrjetën por shpërdoroi edhe shumë mundësi të tjera shënimi para portës.

 Ndeshjet kthyese Atletiko Madrid – Barcelona  dhe Livepuli – PSG  luhen më  14 prill, ndërsa  takimet Bayern Munih – Real Madrid  dhe  Arsenal – Sporting zhvillohen më 15 prill.

Advertisement

 SHABAN SINANI – TV KOHA

Continue Reading

Më të lexuarat