Lajme nga vendi
Një pjesë e terapisë që ka munguar në Klinikën për radioterapi dhe onkologji ka arrit sot, thotë Taravari

Një pjesë e terapisë që ka munguar në Klinikën universitare për radioterapi dhe onkologji (KURO) në Shkup ka arrit sot, informoi ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, duke shtuar se nesër priten edhe disa barna të tjera, ndërsa të hënën edhe tjera. Sipas ministrit, praktikisht i kanë të gjitha barnat e nevojshme.
“Për herë të parë gjatë kohës tonë, nuk ka terapi 10 ditë. Megjithatë, të mos harrojmë, 95 për qind e pacientëve trajtohen dhe kanë terapi, ka pasur mungesë prej pesë për qind. Dhe të mos harrojmë se këtë furnizim që përdorim tani nuk e kemi bërë ne, por është bërë para nesh, por kjo është e parëndësishme për pacientët. Me rëndësi për pacientët është që të kenë terapi. Bëhet fjalë për 20, 30 pacientë, por edhe një pacient të jetë- është shumë. Dhe prandaj bëjmë çdo përpjekje maksimale që nga java e ardhshme të gjithë të trajtohen”, është përgjigjur ai në pyetjen e gazetarëve para fillimit të konsultimit të parë kombëtar për reformën e sektorit spitalor.
Lidhur me informacionet se po konsumohen edhe sasitë e fundit të imunoterapisë në onkologji, ministri shprehu shpresën se nuk do të ketë krizë.
“Shpresoj që ta mbulojmë së shpejti dhe të mos ketë krizë. Pra po, po mundohemi të shuajmë zjarret që janë shkaktuar paraprakisht, kështu që këta tenderë për këtë sasi barnash, nuk dua tani të zbuloj se kush është fajtori, nuk ka rëndësi kjo për pacientët, ata janë duke kërkuar ilaçe dhe trajtim. Mirëpo, me furnizimin e ri me barna shpresoj që nuk do të ndodhë vitin e ardhshëm, në janar apo shkurt të mungojnë barna të caktuara”, është përgjigjur Taravari në pyetjen e gazetarëve.
Lidhur me atë se cilat barnatore është nënshkruar marrëveshje për barna onkologjike, ministri tha se e di për “Alkaloid”-in, “Panovski”-n, plus dy-tre të tjera, gjithsej katër apo pesë kompani.
“Megjithatë, kjo nuk është me rëndësi dhe as relevante, me rëndësi është se është hapur konkurs për të gjithë. Pra, nuk kemi paragjykime ndaj askujt”, ka thënë Taravari në deklaratën për media.
Komision të ekspertëve, siç informoi është formuar edhe për rastin e fëmijës së vdekur nëntë vjeçare nga Sveti Nikolla, edhe për binjakët e vdekur në spitalin e Prilepit. Më shumë informacione ai ka paralajmëruar se do të ketë sapo t’i marrë raportet nga komisionet.
Lajme nga vendi
68 persona dyshohen për tragjedinë në Koçan, po merren në pyetje dëshmitarët

Prokurori Publik i Shtetit nuk sheh pengesa që hetimi për zjarrin në Koçan, i cili mori jetën e 62 personave, të përfundojë deri më 17 qershor, siç parasheh afati ligjor prej tre muajsh. Pa zbuluar detaje, prokurori tha se hetimi është në një fazë shumë të rëndësishme dhe dëshmitarët aktualisht po merren në pyetje si në Koçan ashtu edhe në Shkup. Sipas Kocevskit, nuk ka selektivizëm në hetim. Ai përsëriti sot, siç deklaroi edhe më parë Alsat, se hetimi mund të zgjerohet për të përfshirë të dyshuar të ri.
“Dëshmitarët po merren aktualisht në pyetje, si edhe të dëmtuarit dhe persona të tjerë që dinë diçka rreth ngjarjes. Ndërkohë, ata po koordinohen edhe me ekspertët në lidhje me atë që duhet të kryhet ekspertizë. Pra, nuk ka selektivizëm deri më tani, nuk do të ketë as në të ardhmen. Unë tashmë thashë për një media, kështu që derisa të përfundojë hetimi, zgjerim i mundshëm është i mundur, megjithatë, kjo varet nga provat dhe ajo që do të sigurojnë prokurorët publikë”, tha Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Përpara tragjedisë në Koçan, qeveria filloi procedurë për shkarkimin e Kocevskit, e cila tani është e pezulluar. Nëse kjo procedurë do të vazhdojë apo jo, për Kocevskin, është vendim politik.
“E kam thënë disa herë këtë, kështu që është vendim politik. Për momentin, që nga fillimi i procedurës, nuk kam pasur asnjë presion apo kërcënim në këtë drejtim”, theksoi Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Hetimi në Koçan filloi menjëherë pas tragjedisë, më 17 mars, dhe prokuroria ka tre muaj kohë për të përgatitur aktakuzë. 13 prokurorë po punojnë në hetimin, i cili është zgjeruar disa herë deri më tani, dhe i cili deri më tani ka përfshirë 68 persona fizikë dhe tre juridikë. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Gjykata e Apelit ua rriti dënimet disa prej të akuzuarëve në rastin “Llaskarca”

Lajme nga vendi
Sot u mbajt prezantimi i drejtimeve dhe profileve që ofrojnë shkollat e mesme të Tetovës në “Ditën e Hapur”

-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve