Lajme nga vendi
Gostivar, ulet çmimi për parkim nga 40 denarë në 25 denarë
Këshilli i Komunës së Gostivarit në seancën e sotme me shumicë votash uli çmimin e parkingut në Gostivar nga 40 denarë në 25 denarë.
Me këtë vendim është kthyer çmimi i vjetër i parkingut në Gostivar, me çka sado pak do t’ua lehtësojë qytetarëve barrën e financiare.
Po ashtu me Rregulloren e re të ndërmarrjes publike për “Parkingje publike dhe gjelbërim”, parasheh edhe ulje të çmimit për bllokim të automjeteve të keqparkuara, nga 1200 denarë çmimi ulet në 600 denarë, si dhe zvogëlim të orarit për parkim me pagesë.
Lajme nga vendi
Arkin Jahiji mori zyrtarisht detyrën e kryetarit të komunës së Bërvenicës
Arkin Jahiji mori zyrtarisht detyrën e kryetarit të komunës së Bërvenicës: Risi, zyra për mërgimtarë dhe zyra për ndihmë juridike falas!
Do të jem kryetar i komunës i cili do të respektojë çdo banor të komunës së Bërvenicës, çdo qytetar, pa dallim etnie, partie apo çfarëdo dallimi tjetër, tha Arkin Jahiji në fjalimin e tij, pasi zyrtarisht mori detyrën e kryetarit të komunës së Bërvenicës.
Jahiji tha se zyra për mërgimtarë dhe zyra për ndihmë juridike falas, do të jenë risitë në mandatin e tij në krye të komunës.
“Vizioni im gjithnjë ka qenë për një komunë më të zhvilluar, funksionale, e cila do të krijojë vende të reja të punës. Një komunë për fëmijët, familjet, një komunë për fshatra me perspektivë dhe një komunë që do të ketë qeverisje të përgjegjshme. Komunë që do të ketë risi zyrën për mërgimtarë dhe zyrën për ndihmë juridike falas”, u shpreh Jahiji.
Lajme nga vendi
QEVERIA PARALAJMËRON PRIVILEGJE TË REJA PËR STUDENTËT!
Vakti i subvencionuar studentor mund të shndërrohet edhe në mundësi për zbritje shtesë në markete. Qeveria po shqyrton një model që studentëve t’ua mundësojë shfrytëzimin e mjeteve mujore edhe për blerje në rrjetet tregtare. Por, paralelisht me këtë paralajmërim, vazhdojnë kritikat për mosrritjen e shumës së subvencionit në përputhje me inflacionin.
Më shumë përfitime nga i njëjti subvencion! Ky është synimi i Qeverisë, e cila po punon për një mundësi të re që studentët, përveç vaktit të subvencionuar, të përfitojnë edhe zbritje në markete.
Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se po shqyrtohet mundësia që shuma mujore e miratuar për studentët të shfrytëzohet edhe në rrjetet tregtare, përmes privilegjeve dhe zbritjeve shtesë.
Megjithatë, për momentin nuk janë bërë të ditura marketet ku do të vlejë kjo masë, përqindja e zbritjeve dhe koha kur pritet të fillojë zbatimi.
HRISTIJAN MICKOSKI – “Ne tashmë jemi duke punuar në Qeveri për këtë çështje, në kuadër të asaj që përmenda, që studentët t’i shfrytëzojnë këto privilegje jo vetëm për vaktin studentor, por edhe shumën, përkatësisht vlerën që do t’u miratohet në nivel mujor, ta përdorin edhe në rrjetet tregtare për zbritje dhe privilegje shtesë. Qëllimi është që studentët të përfitojnë më shumë nga mbështetja financiare ekzistuese”
Paralajmërimi vjen në kohën kur subvencionimi i vaktit studentor është bërë objekt përplasjesh mes organizatave studentore dhe Ministrisë së Arsimit.
Përfaqësuesi i Forumit për Ndryshime në Arsim, Blendi Hodai, javën e kaluar njoftoi se organizata ka ngritur padi kundër Ministrisë, me pohimin se gjatë tre viteve të fundit shuma e subvencionit nuk është harmonizuar me inflacionin vjetor, siç parashihet me ligj.
Mickoski porositi se do të vazhdojë t’i mbështesë studentët dhe se pas përfundimit të karrierës politike planifikon të rikthehet në universitet.
Lajme nga vendi
ALTA BANKA: NGA E HËNA HAPEN SPORTELET NË TETOVË!
Klientët e “Alta Bankës” që nuk kanë kartela pagesore, nga e hëna, 9 nëntor 2026, do të mund të tërheqin para nga llogaritë e tyre edhe në ekspoziturat në Tetovë dhe Strumicë.
Nga java e ardhshme, limiti javor për tërheqjen e parave të gatshme dhe pagesat në pikat e shitjes me kartelat pagesore të “Alta Bankës” SHA Manastir do të rritet nga 10.000 në 15.000 denarë për një javë, njoftoi guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski.
Ndër lehtësimet e paralajmëruara është edhe mundësia që klientët të tërheqin në tërësi mjetet e reja të deponuara nga pagat, pensionet dhe transferet sociale, nëse pagesat vijnë nga institucione ose kompani që kanë llogari në banka të tjera.
Kjo masë ka të bëjë vetëm me të hyrat e reja dhe jo me të gjitha mjetet që klientët tashmë i kanë në llogaritë e tyre.
Banka Popullore më 1 nëntor vendosi administrim të përkohshëm në “Alta Bankën” në vend, me kohëzgjatje prej tre muajsh, pas falimentimit të bankës amë në Beograd.
Me këtë masë u kufizua disponimi i mjeteve të klientëve, duke u përcaktuar shuma maksimale prej 20.000 denarësh për tërheqje.
Problemet nisën në Serbi, pas zgjedhjeve, kur më 30 tetor Banka Popullore e Serbisë ia hoqi licencën e punës “Alta Bankës” në Beograd, për shkak të përkeqësimit të gjendjes financiare.
Pasojat u reflektuan edhe në funksionimin e “Alta Bankës” në vendin tonë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

