Connect with us

Lajme nga vendi

Shpëtoi nga burgu 22 vjeçarin, gjykatësja largohet nga grupi i punës  

Published

on

Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov e shkarkoi gjykatësen Daniella Aleksovska Stojanovska nga pozita e anëtares së grupit punues për Kodin Penal në kuadër të ministrisë, për shkak të reagimeve në opinion se gjykatësja paraprakisht e ka shpëtuar nga burgu Vasill Jovanovin, i cili është kapur me lëndë narkotike.Jovanov, në vend që të ndodhej në burg, në gjendje të dehur, pa patentë shofer dhe në semafor të kuq, aksidentoi për vdekje 23-vjeçaren Frosina Kullakova. Filkov, kërkoi nga Këshilli Gjyqësor ta rishqyrtojë veprimin e gjykatës. Derisa vazhdon revolta e qytetarëve të cilët kërkojnë llogari, kreu i Këshillit Gjyqësor Aleksandar Kambovski, thekson se do të shqyrtohet rasti dhe nëse ka pasur shkelje do të ketë sanksione.

“Nuk e di konkretisht çështjen, nuk e di cilat kanë qenë provat, si ka qenë ngjarja dhe nuk do të guxoja të komentoj në lidhje me vendimin derisa nuk e shoh lëndën e plotë. Sigurisht, se do të shqyrtohet. Gjithkund ku ka lëshim, do të sanksionohet. Të gjithë angazhohemi për sundimin e ligjit, domethënë nuk njoh dikë që pajtohet që të na ndodhin gjendje të këtilla”, tha Aleksandar Kambovski, kryetar i Këshillit Gjyqësor.

Jovanov, i cili më 29 janar duke vozitur në gjendje të dehur, pa patentë shoferi dhe duke kaluar në semafor të kuq, e goditi për vdekje Frosinën.Pavarësisht se është kapur me marijuanë dhe kokainë, në vend që të përfundojë në burg, gjykata i ka shqiptuar masë për dërgim në shtëpinë edukuese-korrektuese në Tetovë.Megjithatë, Jovanov nuk ka shkuar në shtëpinë korrektuese pasi që lënda është në procedurë ankimuese në Apel. Qytetarët kanë shprehur revoltën ndaj veprimit të gjykatës nëpërmjet protestës.

 

 

Advertisement

 

Lajme nga vendi

Nga nesër hyn në fuqi sistemi i ri EES: Regjistrimi digjital zëvendëson vulat në pasaporta për hyrje në BE

Published

on

​Nga nesër, 10 prill (e premte), hyn në fuqi sistemi i ri evropian për hyrje dhe dalje (EES – Entry/Exit System). Kjo do të thotë se evidenca digjitale do të zëvendësojë vulat e deritanishme në pasaporta për të gjithë shtetasit e vendeve që nuk janë anëtare të BE-së, përfshirë edhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

​Çfarë përfshin sistemi i ri?

​Të dhënat biometrike: Gjatë hyrjes së parë pas vendosjes së sistemit, udhëtarëve do t’u merren shenjat e gishtave dhe do të fotografohen.
​Monitorimi i qëndrimit: Sistemi do të llogarisë automatikisht se sa ditë po qëndroni në BE, duke kontrolluar rreptësisht rregullin “90 ditë në një periudhë prej 180 ditësh”.
​Koha e pritjes: Për shkak të marrjes së të dhënave biometrike, pritet një rritje fillestare e kohës së pritjes në vendkalimet kufitare gjatë hyrjes në zonën Shengen.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Aliu: Ndryshimet në Ligjin për Transplantim tashmë në ENER

Published

on

Në Regjistrin Elektronik Kombëtar të Rregulloreve (ENER), prej sot është i disponueshëm propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrjen dhe transplantimin e pjesëve të trupit të njeriut për qëllime mjekimi, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

“Nga zbatimi i deritanishëm i ligjit ka dalë nevoja për të bërë ndryshime dhe plotësime në drejtim të zgjerimit të rrethit të personave që mund të jenë dhurues të gjallë të organeve, thjeshtësimit dhe ndryshimit të procedurave administrative, si dhe mundësimit që çdo qytetar, përmes një deklarate te mjeku i tij amë, të përcaktohet si donator potencial i organeve pas vdekjes. Ky është edhe një hap drejt rritjes së vetëdijes publike për rëndësinë e dhurimit të organeve, si akti më i lartë i humanizmit përmes të cilit shpëtohen jetë njerëzish. Qëllimi është që vullneti i qytetarit të jetë parësor, sistemi të jetë më transparent dhe më i besueshëm, ndërsa vendimi personal të rikthehet aty ku i takon – te vetë individi”, thekson ministri Aliu.

Parashikohet gjithashtu edhe vendosja e një liste kombëtare që do të udhëhiqet nga Ministria e Shëndetësisë në kuadër të “Sistemit Kombëtar për Evidenca Elektronike në Shëndetësi”, si dhe rregullime të tjera administrativo-teknike të tekstit ligjor, informojnë nga Ministria.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Me “kategorinë B” mund të vozisni motor deri 124 kubikë

Published

on

Ja edhe kushtet tjera të cilat duet t’i plotësoni.
Me këtë ndryshime ligjore, gjithkush që posedon patentë shoferi të kategorisë “B”, do të mundet në mënyrë të ligjshme, të vozisë motorin me 125 kubikë, pa patur nevojë ta ketë kategorinë “A”.
Parlamenti i Maqedonisë së Veriut i miratoi ndryshimet në Ligjin për siguri në komunikacion dhe rrugë, gjë me të cilën në fuqi hyjnë risitë e gjatë pritura për shoferët. Me këtë ndryshm ligjor parashihet, që çdokush që posedon patentë shoferi të kategorisë “B”, në mënyrë të ligjshme të mund të drejtojë motorin me 125 kubikë, pa patur nevojë ta ketë kategorinë “A”.

Megjithatë, që të mund të përdorë këtë të drejtë, duhet t’i plotësojnë këto kritere:
-Të kenë mbushur 23 vjet moshë
-Të posedojnë patentë shoferi të kategorisë “B”, me më së paku 5 vjet
-Të kenë ndjekur 4 orë teorike plotësuese në Auto-shkollë

Kjo masë pritet konsiderueshëm ta zvogëlojë rrëmujën në trafik nëpër qytete dhe t’i nxisë qytetarët që në mënyrë më racionale t’i përdorin mjetet transportuese.

Continue Reading

Më të lexuarat