Connect with us

Lajme nga vendi

Mbi 100 infermiereve në nivel shtetëror dje u ka skaduar kontrata e punës, kërkojnë zgjidhje për statusin e tyre

Published

on

Nga dje mbi 100 infermiere, 56 prej të cilave vetëm në Prilep kanë mbetur pa kontrata të punës.

Edhe pse pa kontrata, infermieret vazhdojnë të punojnë. Nga Shoqata “Për ne” apelojnë për zgjidhje sistematike të këtyre punësimeve, shkruan Alsat.

“Në spitalin e Prilepit kemi 56 infermiere që u janë ndërprerë kontratat, kemi në Kavadarë, Manastir. Ndërprerje të 56 kontratave, ku vetëm për 27 pëlqime janë dhënë, dhe kemi infermiere në të gjitha Institucionet shëndetësore ku kemi numra të saktë se sa janë, të cilave nuk i është thënë të mos vijnë në punë dhe të cilët nuk do të kenë marrëveshje financiare për pagesën e janarit”, tha Gordana Beshliovska, kryetare e shoqatës së Infermierëve “Për ne”.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se ata kanë dhënë pëlqimin për vazhdimin e kontratave, ndërsa tani Ministria e Financave në mënyrë të pjesshme u lëshon klinikave pëlqimet për vazhdimin e kontratave.

“Ne si Ministri e Shëndetësisë tani më kemi dhënë pëlqime që të vazhdohen kontratat për të gjitha infermieret. Edhe fondi i ka nënshkruajtur pëlqimet, dhe të gjitha tani janë në ministrinë e Financave, e cila i përpunon dhe pjesë pjesë lëshohen, për këtë nuk janë të lëshuara tek të gjithë”, u shpreh Jovica Andonovski, zv/ministër i shëndetësisë.

Advertisement

Andonovski tha se deri në fund të javës së ardhshme do të shpërndahen të gjitha pëlqimet për kontrata të reja. Ndërkohë nga dikasteri i Shëndetësisë thonë se deri në fund të muajit mars do të jepen edhe vendimet e punës./ Alsat.mk

Lajme nga vendi

Fetai: VLEN do ta mbështesë Mendi Qyrën në Komunën e Strugës

Published

on

Zv.kryeministri Arben Fetai dhe njëri ndër liderët e VLEN-it, ka thënë se do ta mbështesin Mendi Qyran si kandidat për kryetar të Komunës së Strugës.

Para shpalljes së kandidaturës nga Mendi Qyra, Fetai në emisionin “PodGo”, tha se VLEN do ta mbështesë Mendi Qyran, duke e quajtur edhe kandidaturë të qëlluar dhe fituese.

“Jemi në fazën e sondazheve. Është një kandidaturë e pavarur e cila tashmë përkrahet zyrtarisht nga VLEN-i që është Mendi Qyra në Komunën e Strugës. Është kandidatura më e qëlluar e mundshme. Do ta ketë përkrahjen e plotë të koalicionit. Ai ka qenë edhe themelues i subjektit Aleanca për Shqiptarët, e ndjejmë të afërt me dhe besoj është kandidaturë fituese që në fillim”, tha mes tjerash Fetai.

Ndërsa sa i përket komunave tjera, ai tha se ende nuk i kanë konfirmuar kandidatët dhe se për momentin janë duke bërë sondazhe.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Limani: Nuk e përjashtoj mundësinë që të jem kandidat për kryetar të komunës së Kërçovës

Published

on

Ministri për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini nga radhët e VLEN, Fatmir Limani nuk e përjashtoi mundësinë që të jetë kandidat për kryetar të komunës së Kërçovës në zgjedhjet lokale në vjeshtë, përcjell TV21. Limani tha se emri i tij është pjesë e anketave që po zhvillohen.

“Emri im është duke u anketuar, është pjesë përbërëse e anketave nga pala tjetër e opozitës. Nuk e përjashtoj këtë mundësi. Të gjithë e dimë se as Kërçova dhe as një komunë tjetër nuk janë dëshirë e jona personale, por është një realitet i bazuar mbi kërkesën dhe nevojat e qytetarëve. Ashtu siç të vendoset, ashtu edhe do të prononcohemi në fund”, the Limani.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Shkupjani humbi jetën pasi u godit nga një motoçikletë

Published

on

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se një person ka humbur jetë nga aksidenti i mbrëmjes së djeshme në rrugën “Leninova” në Shkup, përcjell TV21. Sipas MPB-së, një motoçikletë ka goditur për vdekje një këmbësor 68 vjeç.

“Më 01.07.2025 rreth orës 19:30 në SPB Shkup është raportuar se në një vendkalim për këmbësorë pranë rrugës “Leninova” në Shkup, një motoçikletë e markës “Kawasaki” me targa të Shkupit ka goditur këmbësorin J.N. (68) nga Shkupi, pas çka motoçiklisti është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga aksidenti, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa bashkudhëtari në motoçikletë, H.I. (26) nga Shkupi, ka pësuar lëndime të lehta, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e klinikave “Nëna Terezë” dhe në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naum i Ohrit”. Si pasojë e lëndimeve të marra, J.N. ka ndërruar jetë në Kompleksin e klinikave “Nëna Terezë”. Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes nga një ekip i SPB Shkup dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga MPB.

Continue Reading

Më të lexuarat