Connect with us

Lajme nga vendi

VLEN: Rritëm buxhetin për efikasitet energjetik në konvikte, po përmirësojmë jetën e studentore

Published

on

Qeveria VLEN ka miratuar rritje të buxhetit për efikasitetin energjetik të konvikteve, duke e çuar shumën totale në 40 milion denarë. Kjo rritje e buxhetit është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të jetesës për studentët dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor. Investimi te studentët është investim në ardhmërinë tonë.

Ne besojmë se ofrimi i kushteve më dinjitoze për studentët është një hap i rëndësishëm drejtë një shoqërie të shëndoshë. E investimi në efikasitet energjetik mbi të gjitha është një investim për ndërtimin e një shoqëri të ndërgjegjshme për mbrojtjen e mjedisit dhe rrethit ku jeton.

Angazhimi ynë për studentët është i paçmuar dhe këtë po e dëshmojmë me investimet që po bëjmë për modernizimin dhe përmirësimin e kushteve të konvikteve. Rritja e investimeve për efikasitet energjetik do të sjellë kursime të mëdha në konsumimin e energjisë, do të ulë ndotjen dhe do të krijojë një ambient më të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm për studentët.

VLEN do të vazhdoj të mbështet zhvillimin e arsimit dhe ofrimin e mundësive më të mira për brezat e ardhshëm. Angazhimi ynë është që studentët të kenë mundësi të jetojnë në një mjedis të ngrohtë, të sigurt dhe të qëndrueshëm.

Ne jemi në veprim dhe po punojmë në përmirësimin e kushteve për të gjithë qytetarët tanë.

Advertisement

Lajme nga vendi

Kasami inspekton asfaltimin e rrugës drejt Sellcës: Çdo premtim po e kthejmë në realitet

Published

on

“Po punojmë me përkushtim që çdo projekt të realizohet me cilësi dhe në afat, në shërbim të qytetarëve. Çdo premtim e kthejmë në realitet. Çdo vendbanim është i rëndësishëm për ne”, ka shkruar Kasami në një postim publik.

Asfaltimi i kësaj rruge pritet të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin dhe lidhjen e zonës me Tetovën, duke lehtësuar lëvizjen e banorëve dhe zhvillimin lokal. Komuna e Tetovës ka paralajmëruar vazhdimin e investimeve infrastrukturore edhe në vendbanime të tjera rurale./zyrtare.net/

Continue Reading

Lajme nga vendi

48 orë paraburgim për dy persona nga Maqedonia: Dyshohen për lidhje me 5 tonë marihuanë të sekuestruar në Serbi

Published

on

Me kërkesë të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Penale të Shkupit u ka caktuar masën e paraburgimit afatshkurtër prej 48 orësh dy personave të dyshuar. Pas analizës së provave të grumbulluara, autoritetet kanë ngritur dyshime se këta individë kanë ndërmarrë aktivitete konkrete lidhur me sasinë prej 5 tonë marihuanë që u sekuestrua së fundmi në Republikën e Serbisë.

Masa e paraburgimit është vendosur me qëllim që t’i mundësohet prokurorisë kohë e mjaftueshme për të ndërmarrë veprimet e domosdoshme procesuale dhe për të siguruar praninë e të dyshuarve. Prokuroria sqaron se kjo masë është e justifikuar për shkak të kompleksitetit të rastit dhe karakterit të tij ndërkombëtar, ku afatet kohore për veprim janë shpesh të kufizuara. Institucionet po vijojnë me intensitet punën për zbardhjen e plotë të lëndës dhe kanë paralajmëruar se publiku do të informohet në kohë për rrjedhën e mëtejshme të procedurës.

Continue Reading

Lajme nga vendi

PROTESTA E PESTË NË TETOVË KUNDËR TATIMEVE RETROAKTIVE

Published

on

Protesta e pestë me rradhë. Qytetarët sot protestuan përsëri para Drejtorisë së të Ardhurave Publike në Tetovë për tatimet të cilat u kërkohen të paguhen gjatë kohës që ata kanë punuar jashtë vendit, ata thonë se kjo është e jashtëligjshme. Qytetarët të cilët kanë punuar kryesisht në Irak dhe Afganistan theksojnë se nuk janë kundër tatimeve, por kundërshtojnë ngarkesën e padrejtë dhe retroaktive.

Semi Beqiri – Protestues
Protestuesit kërkojnë që të anulohen të gjitha vendimet e marra me efekt retroaktiv. Besir Abdullahi thotë se protestat janë apolitike dhe kanë për qëllim mbrojtjen e qytetarëve, megjithatë u bën thirrje kryetarëve të partive që t’i mbështesin në këtë mision.

Semi Beqiri – Protestues
Qytetarët paralajmëruan se do të vazhdojnë me protestën derisa të dëgjohet zëri i tyre, ndërsa thonë se protestat do të dislokohen edhe në Shkup nëse nuk gjindet zgjidhje. Ata thonë se tash më janë në kontakt të vazhdueshëm edhe me partitë opozitare dhe se çështja e tyre do të adresohet edhe në parlament së shpejti.
Semi Beqiri – Protestues

Më 13 dhjetor 2025, qytetarët u befasuan nga vendimi i Drejtorisë së të Ardhurave Publike për mbledhjen e taksës mbi të ardhurat e padeklaruara nga jashtë Maqedonisë. Disa prej tyre thanë se nuk janë të informuar mjaftueshëm për detyrimin e deklarimit të rregullt të këtyre të ardhura, ndërsa të tjerë kishin theksuar se njoftimet nga DAP-i u kishin ardhur me vonesë, për të ardhura të realizuara vite më parë.

Continue Reading

Më të lexuarat