Connect with us

Lajme nga vendi

Brenda muajit automjetet zyrtare do të pajisen me targa speciale

Published

on

Kryeministri Hristijan Mickoski në një konferencë me gazetarë njoftoi se brenda një muaji do të fillojnë të vendosen në automjete targat e reja.

Gjithashtu, do të vendosen linja telefonike ku qytetarët mund të denoncojnë parregullsitë apo keqpërdorimet në lidhje me këto automjete dhe autoritetet kompetente do të veprojnë në përputhje me rrethanat.

Paraprakisht këtë iniciativë e kishte paralajmëruar drejtori i Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkët (SOJR), Ivica Tomovski, i cili theksoi se kjo masë ka për qëllim përmirësimin e transparencës dhe kontrollit mbi përdorimin e automjeteve zyrtare.

“Do të vendosim targa të veçanta dhe regjistri i këtyre automjeteve do të vazhdojë të përditësohet gjatë gjithë vitit. Rregullorja tashmë është miratuar dhe tani presim nënshkrimin nga MPB. Këto targa të reja do të aplikohen për rreth 6.500 automjete në mbarë Maqedoninë”, vuri në dukje në atë kohë Tomovski.

Lajme nga vendi

SHKËNDIJA I RIKTHEHET FITORES – PELISTERI “VRASËS” I FAVORITËVE!

Published

on

Shkëndija  shënoi  fitore të  sigurt  në transfertë me  Rabotniçkin në Shkup 0-3, ndërsa Pelisteri dhe Vardari  luajtën me barazim pa gola në Manastir, në kuadër të javës së 26-të  në Ligën e parë të futbollit vendor.

Shkëndija ka marrë fitore bindëse 3:0 në transfertë me Rabotniçkin në  Shkup.

Dy gola të Endrit Krasniqit dhe një të Fabrice Tambës sollën fitoren e 19-të sezonale për ekipin kuqezinj. 

Pas ndeshjes trajneri Jeton Beqiri theksoi se fitorja vjen në një moment të duhur kurse ekipi i tij ka reaguar në mënyrë pozitive pas asaj disfate në Tetovë kundër Pelisterit

  E dominuam takimin nga fillimi deri në fund, përveç një gabimi individual në fillimin e pjesës së dytë ku na shpëtoi portieri. Pjesa tjetër ishte e kontrolluar nga ana jonë dhe ishte një fitore e cila na duhej në këto momente për shkak se, të them të drejtën, edhe ne si staf, edhe futbollistët, edhe opinioni, edhe tifozët, të gjithë e përjetuam shumë rëndë atë humbje me Pelisterin. Ishte një humbje e papritur, por futbolli i ka këto situata dhe ne duhet mbas humbjes të reagojmë dhe të luftojmë çdo ndeshje pastaj për trepikëshin.” ka deklaruar trajneri Jeton Beqiri.

Advertisement

 Pas Shkëndisë në Tetovë, Pelisteri ia “prishi hesapet” edhe një favoriti për titullin kampion. Në Manastir nën dritën e reflektorëe ndeshja kundër Vardarit përfundoi pa gola.

Ky barazim ka një peshë të madhe duke ndezur “betejën” për titullin kampion.

Me këtë pikë Vardari bëri një hap prapa në garën me Shkëndinë, kurse Pelisteri tregoi se është “vrasës” i favoritëve pasi drejtpërdrejtë po ndikon se ku do të përfundojë titulli i Kampionit.

Teksa kanë mbetur edhe shtatë xhiro deri në përfundim të kampionatit diferenca mes Vardarit dhe Shkëndisë tani është 1 pikë.

 SHABAN SINANI – TV KOHA

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Eurodeputeti bullgar: Sofja veton da ta përdor në çdo ndryshim të konsensusit evropian për Maqedoninë e Veriut

Published

on

“Çdo ndryshim në konsensusin evropian do t’i japë Bullgarisë të drejtën për të vënë veton ndaj anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian”. Këtë e deklaroi eurodeputeti bullgar Ilija Lazarov nga Partia Popullore Evropiane, duke komentuar, siç e quan ai, përpjekjet për të rishikuar kushtet evropiane për Shkupin zyrtar.

Sipas tij, raportuesi në Parlamentin Evropian, Thomas Waitz, vepron në kontakt të ngushtë me qeverinë e RMV-së.

“Thomas Waitz është plotësisht nën tutelën e Mickoskit dhe Mucunskit dhe punon praktikisht nën diktimin e tyre. Ajo që ata duan përfshihet gjithmonë në draft-raportin e tij. Ajo që do të pranohet është një çështje tjetër”, theksoi Lazarov.

Ai kujtoi se vitin e kaluar, eurodeputetët bullgarë arritën të bllokonin propozimet që lidheshin me identitetin dhe gjuhën maqedonase, të cilat, sipas tij, shkaktuan “tallje” në Komitetin e Politikës së Jashtme.

“Të 17 eurodeputetët bullgarë punuan unanimisht në atë kohë, nënshkruan dhe dërguan dy letra te Roberta Metsola, te të gjithë kolegët përgjatë gjithë zinxhirit. Qëndrimi bullgar u pranua dhe u kuptua, amendamentet nuk kaluan”, tha eurodeputeti bullgar.

Advertisement

Sipas Lazarov, tani po bëhet një përpjekje për të hequr protokollin e dytë, i cili është pjesë e të ashtuquajturit “propozim francez”.

“Propozimi francez është pranuar nga 27 shtetet anëtare, është nënshkruar dhe pranuar nga qeveria aktuale e atëhershme e Maqedonisë së Veriut dhe është ratifikuar nga parlamenti i tyre. E gjithë kjo ka kaluar dhe nuk i nënshtrohet komentit – duhet të zbatohet”, shtoi Lazarov.

Continue Reading

Lajme nga vendi

VMRO-DPMNE: LSDM, Zaev dhe Filipçe heshtin për ryshfetin miliona eurosh

Published

on

VMRO-DPMNE ka dalë me një sërë akuzash në adresë të LSDM-së, ish-kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të partisë, Venko Filipçe, duke pretenduar se ata nuk japin përgjigje për një ryshfet të supozuar prej 4 milionë eurosh, lidhur me Planin e Detajuar Urbanistik (PDU) në Tetovë.

Nga partia theksojnë se, sipas regjistrimeve audio të publikuara nga biseda midis personave të emërtuar si Daka dhe Kiçeec, mjetet ishin të lidhura me një projekt për ndërtimin e rreth 2.000 njësive banesore në Tetovë.

„LSDM, Zaevi dhe Filipçe vazhdojnë të mos japin përgjigje për ryshfetin me vlerë 4 milionë euro për PDU-në në Tetovë“, njoftuan nga VMRO-DPMNE.

„Ku përfunduan 4 milionë eurot e Dakës për PDU-në në Tetovë?“, pyesin nga VMRO-DPMNE.

Në kumtesë shtrohen edhe pyetje shtesë për interesa të mundshme financiare lidhur me shitjen e banesave dhe marrëveshje të supozuara.

Advertisement

„A duhej që Zaevi, përveç këtyre 4 milionë eurove, të merrte edhe përqindje nga shitja e banesave, vlera e të cilave në atë kohë do të arrinte rreth 200 milionë euro?“, pyesin nga VMRO-DPMNE.

Partia akuzon gjithashtu për vendosjen e interesave personale mbi interesin publik, si dhe për lidhje të supozuara me biznesmenë të huaj.

„A i kanë vendosur Zaevi dhe Filipçe interesat personale para interesit të qytetarëve me qëllim që të fitojnë në mënyrë enorme?“, pyesin nga VMRO-DPMNE.

„A ishin të gatshëm Zaevi dhe Filipçe që për përfitime personale t’i lejojnë biznesmenit pro-rus dhe personit në ‘listën e zezë’, Daka, të ndërtojë në Tetovë?“, pyesin nga VMRO-DPMNE.

Më tej, VMRO-DPMNE shpreh edhe akuza më të gjera politike lidhur me ndikimet e jashtme.

Advertisement

„Për qëllime personale lukrative, Zaevi dhe Filipçe ishin të gatshëm të përhapnin edhe politikën pro-ruse, siç ishte rasti me Onishchenkon dhe Markovskit“, njoftuan nga VMRO-DPMNE.

„Pse LSDM dhe Filipçe heshtën dhe ishin bashkëpunëtorë në procesin e përhapjes së politikës pro-ruse në Maqedoni?“, pyesin nga VMRO-DPMNE.

Partia vlerëson se bëhet fjalë për një rast serioz i cili, sipas tyre, kërkon reagim institucional.

„Kjo është dëshmi se Zaevin dhe Filipçen, përveç interesave personale, asgjë tjetër nuk i intereson. Zaevi dhe Filipçe janë të gatshëm të shesin interesat kombëtare dhe të përhapin politika shtetrrënuese, duke dëmtuar kështu procesin e integrimeve evropiane vetëm për një qëllim: të pasurohen në mënyrë enorme“, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

Nga atje u bëjnë thirrje institucioneve kompetente të veprojnë për rastin dhe të sigurojnë përgjigje për opinionin.

Advertisement

„LSDM të mos heshtë, Filipçe të mos fshihet dhe të japë përgjigje para publikut. Prokuroria Publike ta hetojë rastin plotësisht dhe të veprojë sipas ligjit. Sundimi i së drejtës dhe shteti ligjor duhet të ekzistojnë“, përfundon njoftimi i VMRO-DPMNE-së.

Continue Reading

Më të lexuarat